0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Mickoski: Pas 12 prillit do të ketë përgjegjësi për gjithë këtë që ndodhi

- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite në konferencën për shtyp deklaroi se do t'i ndërmarrin të gjitha hapat juridikë dhe ligjorë të cilat i kanë në dispozicion që ta kontestojnë para institucioneve kompetente miratimin e sotëm të ligjeve në Kuvend. 

Shkup, 16 shkurt 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite në konferencën për shtyp deklaroi se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat juridikë dhe ligjorë të cilat i kanë në dispozicion që ta kontestojnë para institucioneve kompetente miratimin e sotëm të ligjeve në Kuvend.

“Kjo që ndodhi sot është gjithçka, e vetëm drejtësi jo. E gjithë kjo është në kundërshtim me procedurat, e Rregullores së punës së Parlamentit, ka bazë për dyshime për kontradiktat e Kushtetutës. U miratua ligj, i cili nuk është miratuar dhe ligj i cili nuk duhet të hyjë në sistemin juridik të shtetit”, tha Mickoski, duke shtuar se pas 12 prillit do të ketë përgjegjësi për gjithë atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar.

I bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të mos i nënshkruajë ligjet për shkak të parregullsive juridike sepse në të kundërtën, siç tha, do të jetë bashkëpunëtor.

Sipas Mickoskit, sot po përfundon episodi më i turpshëm dhe më kriminal në historinë më të re maqedonase dhe LSDM-ja duhet të shkojë nga pushteti për shkak të premtimeve të papërmbushura, krimit, korrupsionit…

I pyetur se pse nuk ka emëruar propozim të ri për ministër teknik të Punës dhe Politikës Sociale, Mickoski tha se nuk ka për qëllim që të jetë pjesë e lojës së Zaevit dhe Spasovskit dhe se fitorja do të jetë e madhe me ose pa ministër teknik në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. fc/

Прес на Христијан Мицковски

Posted by MИА.mk on Недела, 16 февруари 2020

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close