0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mickoski nga Shtipi: Jemi të motivuar, na motivon mbështetja e popullit

Jemi të motivuar, na motivon mbështetja e popullit të cilën çdo ditë e marrim dhe vlerësojmë se me sukses do të përballemi me të gjitha sfidat të cilat do të pengohen në rrugën tonë në realizimin e qëllimit tonë përfundimtar, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së nga Shtipi, ku tradicionalisht partia e përfundon fushatën me tubime, ndërsa sot për shkak të pandemisë me takime me qytetarë. Mickoski vuri re se pas takimeve me të rinjtë, punonjësit shëndetësorë, kulturorë dhe sektorin real është i kënaqur nga e gjithë kjo, siç tha, VMRO-DPMNE-ja i ka përfshirë në këto zgjidhje të përmbajtura në 360 faqe të projektit "Ripërtëritja".

Shtip, 12 korrik 2020 (MIA) – Jemi të motivuar, na motivon mbështetja e popullit të cilën çdo ditë e marrim dhe vlerësojmë se me sukses do të përballemi me të gjitha sfidat të cilat do të pengohen në rrugën tonë në realizimin e qëllimit tonë përfundimtar, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së nga Shtipi, ku tradicionalisht partia e përfundon fushatën me tubime, ndërsa sot për shkak të pandemisë me takime me qytetarë. Mickoski vuri re se pas takimeve me të rinjtë, punonjësit shëndetësorë, kulturorë dhe sektorin real është i kënaqur nga e gjithë kjo, siç tha, VMRO-DPMNE-ja i ka përfshirë në këto zgjidhje të përmbajtura në 360 faqe të projektit “Ripërtëritja”.

Tha se sot është dita e fundit e fushatës, ndërsa 19 ditët e kaluara në takime me qytetarët nëpër Maqedoni kanë qenë të shkëlqyera.

“Neve në të vërtetë na motivon të vazhdojmë në këtë betejën tonë dhe vlerësoj se do të arrijmë dhe se do të bëjmë një Maqedoni më ndryshe krahasuar me këtë sot që e kemi – të poshtëruar dhe të përulur. Por, kjo është punë e përfunduar. Për dy ditë prej sot do të fitojë Maqedonia e re dhe qytetarët maqedonas do të mund të gëzohen”, thotë Mickoski. ar/

Back to top button
Close
Close