Partitë politike

Mickoski në takim me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës ruse në Maqedoni, Sergej Bazdnikin.

Shkup, 29 janar 2020 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës ruse në Maqedoni, Sergej Bazdnikin.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike në shtet, përcaktimet strategjike të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se përcaktimi kryesor strategjik i partisë dhe Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE. Ai shtoi se Qeveria e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka plan se si përmes proceseve të përshpejtuara reformuese ta vendosë Maqedoninë në shiritin e shpejtë për anëtarësim në Union dhe ta afrojë shtetin drejt standardeve evropiane. krahas anëtarësimit në BE, një nga prioritetet e Qeverisë së re do to jetë zhvillimi i ekonomisë dhe përmirësimi i klimës ekonomike në shtet.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bashkëbiseduesit janë të mendimit se procesi i drejtë dhe demokratik do të jetë kyç për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close