0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politike

Mickoski: Komiteti Qendror njëzëri e refuzoi propozimin tim për thirrje të kongresit të jashtëzakonshëm

Komiteti Qendror njëzëri ka refuzuar propozimin tim për të thirrur kongres të jashtëzakonshëm ku nuk do të kandidohem dhe me këtë ma jep legjitimitet të plotë të vazhdoj të udhëheq me VMRO-DPMNE-në. Igor Janushevi është tërhequr nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të partisë, ndërsa Velo Markovski është anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv, deklaroi sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Komiteti Qendror njëzëri ka refuzuar propozimin tim për të thirrur kongres të jashtëzakonshëm ku nuk do të kandidohem dhe me këtë ma jep legjitimitet të plotë të vazhdoj të udhëheq me VMRO-DPMNE-në. Igor Janushevi është tërhequr nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të partisë, ndërsa Velo Markovski është anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv, deklaroi sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ai tha se në seancën e sontme të Komitetit Qendror kanë pasur diskutim të hapur rreth udhëheqjes së tij tre vjeçare me partinë.

“Unë me kërkesë timen paraqita propozim për të thirrur kongres të jashtëzakonshëm ku nuk do të kandidohem. Komiteti Qendror, pasi e kam lëshuar sallën e ka refuzuar njëzëri kërkesën time dhe nuk është pajtuar me këtë propozim. Me këtë më ka dhënë legjitimitet të plotë të vazhdoj të udhëheq me VMRO-DPMNE-në”, tha Mickoski.

Propozova, theksoi ai, përbërje të re të Komitetit Ekzekutiv të cilin e përbëjnë nënkryetarët Aleksandar Nikollovski dhe Vlladimir Misajlovski, ish deputeti Ivan Ivanov, si dhe anëtarët që sipas funksionit janë pjesë e saj – kryetari i Unionit të forcave të të rinjve Sergej Popov dhe koordinatori i grupit parlamentar, Nikola Micevski .

“Anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv janë Gordana Dimitrievska Koçovska e cila ka qenë zëvendësministre teknike në Ministrinë e Financave. Rashela Mizrahi e cila një kohë ka qenë ministre teknike e Punës dhe Politikës Sociale. Stefan Andonovski i cili deri tani ka qenë këshilltar në kabientin tim. Marija Andonovska, doktorante në Fakultetin e Stomatologjisë. Olga Lozanovska, doktor dhe deputete e Parlamentit. Pastaj, Dafina Stojanovska e cila edhe deri tani ka qenë anëtare, Velo Markovski, Trajko Slavevski, Vladimir Gjorcev, Dragan Kovaçki, Koce Trajanovski, Kiril Pecakov dhe Antonio Milloshoski”, tha Mickoski.

Për arsye personale, theksoi ai, është tërhequr sekretari i deritashëm i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev.

“Në periudhën e ardhshme, Komiteti Ekzekutiv do të zgjerohet edhe me anëtarë të rinj, sekretar i ri i përgjithshëm i Unionit të grave dhe kryetar i ri i Unionit të veteranëve. VMRO-DPMNE është shtylla e shtetësisë së Maqedonisë. VMRO-DPMNE ka një qëllim të vetëm, ajo është fitorja kundër mafies, padrejtësive dhe së keqes që quhet pushtet i Zoran Zaevit”, deklaroi Mickoski.

Ai njoftoi se protestat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, që siç tha, “janë e drejtë elementare”.

“Për gjithçka që nuk jemi dakord, ne kemi të drejtën të protestojmë dhe do të vazhdojmë të protestojmë”, tha mes tjerash Mickoski. fab/

Back to top button
Close
Close