0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mickoski: Kjo nuk është fushatë e zakonshme, këto janë zgjedhje për atë se çfarë Maqedonie duam të kemi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte nga tubimi përmbyllës i partisë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shtip, shprehu besim në fitore dhe tha se kundërshtari, LSDM-ja do të bjerë nga pushteti, sepse, siç tha, gënjente. Mickoski tha se vota për Igor Janushevin në Njësinë zgjedhore 3 është gjithashtu një votë për Maqedoninë, ndërsa këto zgjedhje janë një udhëkryq ku vendosim për të ardhmen tonë, për Maqedoninë.

Shtip, 12 korrik 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte nga tubimi përmbyllës i partisë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shtip, shprehu besim në fitore dhe tha se kundërshtari, LSDM-ja do të bjerë nga pushteti, sepse, siç tha, gënjente. Mickoski tha se vota për Igor Janushevin në Njësinë zgjedhore 3 është gjithashtu një votë për Maqedoninë, ndërsa këto zgjedhje janë një udhëkryq ku vendosim për të ardhmen tonë, për Maqedoninë.

“Kjo nuk është një fushatë e zakonshme, këto janë zgjedhje për atë se çfarë Maqedonie duam të kemi, nuk kemi atdhe tjetër. Ndërsa ata kanë, ata janë duke e lëvizur kapitalin e tyre, kështu që unë do t’u them atyre që nuk ka kompromise me drejtësinë. Para ligjit do të përgjigjet secili që ka gabuar”, tha Mickoski.

Ai tha se VMRO-DPMNE pas 16 korrikut do të ndërtojë një shtet të fortë në të cilin qeveria do të punojë për popullin, paralajmëroi se do të pasojnë ndryshime që do të sjellin ripërtëritje.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se Zaevi dhe LSDM-ja, mbesin në të kaluarën dhe iu referua asaj që vijon.

Ai u dërgoi një mesazh atyre që janë zhgënjyer nga politikanët se jo të gjithë janë të njëjtë.

“Ne jemi të ndryshëm, ndërsa ky është shansi i fundit për ta shpëtuar Maqedoninë. Le ta ndalojmë humbjen e Maqedonisë, kështu që votoni për Maqedoninë, votoni për numrin 14. Tani është e rëndësishme të dëgjohet zëri juaj. Kjo periudhë e fushatës ishte lufta ime për të gjithë, për Maqedoninë. “Pas 16 korrikut, unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë”, tha Mickoski. vj/ls/fab

Back to top button
Close
Close