0_Maqedoni.PortalPartitë politike

Mickoski: Kemi disfatë të plotë sistematike në përballjen me krizën

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp vlerësoi se Maqedonia po përballet me krizën më të ashpër shëndetësore dhe ekonomike dhe se pushteti ka debakël të plotë sistematik në përballjen me të.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp vlerësoi se Maqedonia po përballet me krizën më të ashpër shëndetësore dhe ekonomike dhe se pushteti ka debakël të plotë sistematik në përballjen me të.

Mickoski akuzoi edhe se gjatë tre qëndrimeve të kaluara në pushtet LSDM ka kaluar në “probleme, anulime, padrejtësi, pritje e vazhdueshme për më mirë”.

Sipas tij, nuk janë përmbushur edhe pritjet për drejtësi. “Ata kundër të cilëve luftoi sot i ka aleatë. A u përgjigj dikush? Apo do të sillte drejtësi. Shohim dhe dëgjojmë çka ka pasur në prapavijë, biznes, kontrata dhe politika të ndryshme. Maqedonia nuk i harron edhe padrejtësitë me Liqenin e Smillkovës, krimin dhe korrupsionin më të madh në Evropë. Maqedonia nuk e harron “Reket 1”, “Reket 2”, aferat e mëdha, të Qeverisë së Spasovksit dhe Zaevit,  valigjet “Luj Viton”, prokurorinë  dhe gjyqësinë e rrëmbyer. Maqedonia nuk harron atë se tre vite me radhë u bëmë regjim hibrid”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së i kritikoi edhe hapat ekonomikë të pushtetit për shkak të detyrimit tejet të madh. “Çdo familje në dhjetor do të jetë e detyruar për 1.500 euro. Flas edhe për ngjarjet më të reja, për atë se nuk ka asnjë biznesmen i cili do t’i lavdërojë dy pakot e para dhe të tretën e cila është fiktive dhe korruptuese në prag të zgjedhjeve të mundshme”, vlerësoi Mickoski.

Bëri thirrje të vihet moratorium në temat ditore politike dhe të gjithë të fokusohen, e tërë shoqëria dhe e tërë forca avangarde në tejkalimin e krizës aktuale të rëndë.

Vlerësoi edhe se pa vetëdije është lehtësuar gjendja me masat, ndërsa LSDM ka filluar fushatë zgjedhore në terren. ab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close