0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Mickoski: I ngrijmë marrëdhëniet me kabinetin e Pendarovskit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski pas takimit me shefin e shtetit Stevo Pendarovski në vilën Vodno, të cilën e kërkoi pasi presidenti sot ia besoi mandatin për krijimin e Qeverisë Zoran Zaevit, deklaroi se nga sot i ngrin marrëdhëniet me kabinetin e tij.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski pas takimit me shefin e shtetit Stevo Pendarovski në vilën Vodno, të cilën e kërkoi pasi presidenti sot ia besoi mandatin për krijimin e Qeverisë Zoran Zaevit, deklaroi se nga sot i ngrin marrëdhëniet me kabinetin e tij.

“VMRO-DPMNE në koordinimin e sotëm solli konkluzion se nga ky moment i ngrin marrëdhëniet dhe komunikimin me z. Stevo Pendarovski, dhe praktikisht do të rishqyrtojë politikat që do t’i zhvillojë në lidhje me kabinetin e Stevo Pendarovski. Fatkeqësisht, si në të kaluarën, edhe këtë herë, institucionet janë privatizuar, janë marrë peng për interesa personale dhe partiake, në kurriz të interesave të qytetarëve. Sot deputeti Zoran Zaev mori mandatin pasi ia besoi presidentin Stevo Pendarovski se do të punojë për shumicën parlamentare”, tha Mickoski pas takimit, i cili u shoqërua nga deputetja Gordana Siljanovska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ai deklaroi se kjo është bërë me qëllim të blerjes së kohës.

Përsëriti se janë të mundshme zgjedhje të reja parlamentare, por thotë, ende nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për formim të qeverisë.

Kanë vërejtje, tha, pse shpejtohet të ndahet mandati deputetit i cili ka bindur se do të punojë në krijimin e shumicës parlamentare.

Këto ditë, paralajmëroi Mickoski, do të informojnë për të gjitha hapat të cilat do t’i ndërmarrin si koalicion. sn/

Back to top button
Close
Close