0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Mickoski: I fillojmë bisedimet për formimin e një qeverie të re, por jo me çdo kusht

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se në ditët në vijim do të kenë takime me partitë që i fituan vendet e deputetëve për një qeveri të re të mundshme, por theksoi se ai mbetet i qëndrimit se nuk do ta bëjë me çdo kusht, nën kërcënime dhe shantazhe, por bazuar në angazhimet e programeve dhe vizionin për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se në ditët në vijim do të kenë takime me partitë që i fituan vendet e deputetëve për një qeveri të re të mundshme, por theksoi se ai mbetet i qëndrimit se nuk do ta bëjë me çdo kusht, nën kërcënime dhe shantazhe, por bazuar në angazhimet e programeve dhe vizionin për një jetë më të mirë të qytetarëve.

VMRO-DPMNE, tha ai, është një parti që do të përpiqet të sigurojë një shumicë parlamentare prej 61 deputetësh dhe të formojë një qeveri, por jo me çdo kusht.

Për mua, politika është në nivelin e filozofisë, parimeve dhe përcaktimeve programore. Prandaj, të gjithë aktorët politikë që vlerësojnë se programi me të cilin garoi VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje, dhe i cili për pjesën më të madhe do të ishte një program i punës së qeverisë së ardhshme mund ta mbështesin.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, jo vetëm me BESA-n, por me të gjitha partitë politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM,” tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën e sotme për shtyp.

Nëse ne dështojmë, ne mbetemi opozitë, tha Mickoski, duke shtuar se pavarësisht nëse ata janë në pushtet apo opozitë, do të vazhdojnë të luftojnë për atë në të cilën besojnë, dhe se, sipas tij, është krijimi i një shoqërie më të mirë dhe sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët.

Ai thekson se pavarësisht nëse ata vazhdojnë të veprojnë si qeveri apo opozitë, gjëja e parë që ata do ta ngrenë në Kuvend është të paraqesin një ligj për ta ekzaminuar origjinën e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve dhe familjeve të tyre.

Lidhur me njerëzit që, siç tha ai, po i afrohen deputetëve të VMRO DPMNE për të mbështetur një qeveri të re, Mickoski theksoi se ai e di se për kë bëhet fjalë, por nuk ka dashur të zbulojë, në mënyrë, siç tha ai, të mos e prishë procesin e negociatave për një qeveri të re.

Sipas tij, nuk ka asgjë të diskutueshme që dikush t’i afrohet deputetëve nga koalicioni VMRO-DPMNE, por të kërkojë mbështetje bazuar në angazhimet e programit. Është e diskutueshme, tha ai, se ata i afrohen atyre duke ofruar shuma gjashtë dhe shtatë-shifrore, përfitime për ta dhe familjet e tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se Parlamenti nuk është i konstituuar plotësisht, sepse nuk është zgjedhur një kryetar, emri i të cilit, siç tha ai, me siguri do të dihet pas formimit të shumicës së re parlamentare. ls/bsh/

Прес конференција на преетседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицковски

Posted by MИА.mk on Среда, 05 август 2020

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close