0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Mickoski: Ekspertë juridikë ta shkruajnë ligjin për PP-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski sot në konferencë për shtyp kërkoi që një ekip i ekspertëve ta hartojë ligjin për prokurori publike.

Shkup, 4 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski sot në konferencë për shtyp kërkoi që një ekip i ekspertëve ta hartojë ligjin për prokurori publike.

Ai akuzoi se Zoran Zaevi dëshiron pushtet vetëm të mos përballet me drejtësinë dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kjo dhe se ligji për prokurori publike e përdor, thotë, thjesht si justifikim për të mbetur në pushtet. Sipas tij, Ligji për prokurori publike të cilin e propozon Zaevi është i njëanshëm dhe në kundërshtim me mendimet e ekspertëve, Kushtetutën dhe materien penale.

Ai propozoi formimin e një ekipi nga ekspertë të lartë të cilët do të punojnë në hartimin e këtij ligji, me të cilëve do të përfshihen profesorë për të drejtën kushtetuese dhe penale, ndërsa këto janë: profesorët Vllado Kambovski, Gordana Siljanovsska, Nikolla  Tupaneçevski, Gordan Kallajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Lazhetiq.

Sipas Mickoskit, shtyrja e zgjedhjeve nuk do ta shpëtojë nga përgjegjësia Zaevin, por vetëm do ta thellojë krizën në të cilën ndodhemi. Bëri thirrje edhe të ndalohet me presionin mbi përfaqësuesit e shtëpisë ligjdhënëse, pa dallim se cilës parti i takojnë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojë propozim për shpërndarjen e Kuvendit më 12 shkurt dhe nëse do të lënë edhe disa ditë që të miratohet ligji për PP, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se është me rëndësi të kemi zgjidhje ligjore e cila do të jetë cilësore, ndërsa a do të arrijnë në afat prej shtatë ditëve apo 17, 70 apo 170 ditë, thotë, është absolutisht irelevante.

Ai përsëriti se ekspertët  janë ata të cilët duhet lihet të propozojnë zgjidhje, e jo partitë.

Sipas tij, nuk ka nevojë nga një takim i ri i liderëve, nëse bisedojmë në tema për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse zgjedhjet janë caktuar për më[ 12 prill, Parlamenti shpërndahet kur është përcaktuar 12 shkurt dhe kjo për ne është një[ temë e përfunduar dhe nuk kanë kurrfarë dileme.

Nëse nga shumica në pushtet e pranojnë kërkesën për ligjin për PP-në, atëherë kjo nuk do të thotë shtyrje e zgjedhjeve, tha Micskoski.

 

 

Back to top button
Close
Close