0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Mickoski bëri thirrje për protestë nga Prokuroria deri tek Gjykata Supreme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë shtypi i thirri nesër në protestë anëtarët e partisë dhe të gjithë qytetarët, e cila do të fillojë në orën 18 para Prokurorisë në skelën e lumit Vardar e deri tek Gjykata Supreme.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë shtypi i thirri nesër në protestë anëtarët e partisë dhe të gjithë qytetarët, e cila do të fillojë në orën 18 para Prokurorisë në skelën e lumit Vardar e deri tek Gjykata Supreme.

Mickoski kërkoi përgjegjësi nga ish-kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas audioincizimit të publikuar dje në të cilin dëgjohet se si Zaevi flet për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Gjykatën Supreme.

Sipas Mickoskit, Zaevi publikisht e ka pranuar autenticitetin e audio incizimit.

“Audioincizimi në esencë dëshmon se Zaev është fajtor për padrejtësinë dhe se këtu kryesore janë tri gjëra që zbulohen. Fillimisht, kemi pranim publik se Zaevi e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i diktuar vendime Gjykatës Supreme. Së dyti, ai publikisht e pranon se janë duke u tërhequr rastet dhe se atë strategji të tijën e di edhe PSP dhe Katica Janeva e cila ka qenë e vetëdijshme për të gjithë këtë dhe së treti, skema se si të bien rastet ka qenë e qartë ose ligj për Prokurorinë ose “tras – tras” vendim të Gjykatës Supreme. Do të thotë përveç kryeministër ka qenë edhe gjykatës edhe prokuror”, tha Mickoski në konferencë shtypi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së akuzoi se Prokuroria shtetërore për të gjithë këtë hesht sikurse edhe të gjithë kompetentët e tjerë. shk/

Back to top button
Close
Close