0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mickoski: Ai që na respekton neve, do ta respektojë edhe gjuhën tonë maqedonase

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte nga tubimi me qytetarët në lagjen Tuneli në Veles porositi se këto janë zgjedhje në të cilat bëhet përzgjedhje mes padrejtësisë dhe krimit, nga njëra anë dhe drejtësi, ndershmëri, Maqedoni e drejtë dhe krenare, nga ana tjetër.

Veles, 7 korrik 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte nga tubimi me qytetarët në lagjen Tuneli në Veles porositi se këto janë zgjedhje në të cilat bëhet përzgjedhje mes padrejtësisë dhe krimit, nga njëra anë dhe drejtësi, ndershmëri, Maqedoni e drejtë dhe krenare, nga ana tjetër.

“Këto janë zgjedhje kur vendosim për ardhmërinë e familjeve tona, zgjedhje në të cilat duhet ta zbardhim fytyrën e paraardhësve tanë, zgjedhja tani më 15 korrik është mes padrejtësisë, poshtërimit dhe nga ana tjetër drejtësi dhe dinjitet”, ka thënë Mickoski.

Ai theksoi se populli i Maqedonisë “është drejtuar dhe e ka fituar të keqen nga kjo udhëheqësi e LSDM-së”.

“Po vjen koha e politikanëve të cilët së bashku do të vendosin. Matrica e LSDM-së është e para, gënjeshtër parazgjedhore dhe ajo është aq e madhe që mund të shkaktojë dikë të besojë, puna e dytë që e bëjnë është vjedhje dhe korrupsion deh puna e tretë është ta robërojnë gjyqësinë”, ka thënë Mickoski.

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, LSDM-ja ka bërë shitjen e të gjitha fushave në shtet, duke shtuar se “ata në tavolinë e vendosin edhe Maqedoninë”.

Ai nga Velesi u bëri thirrje edhe politikanëve dhe anëtarëve të papërcaktuar të LSDM-së të cilët nuk mbështesin një udhëheqësi të tillë të LSDM-së, të qëndrojnë pas VMRO-DPMNE-së për ta shpëtuar shtetin.

Ai tha se na duhet integrim real në BE, të pastër dhe dinjitoz, ndërsa ajo që është e jona duhet ta respektojnë, sepse ne të huajën nuk e kërkojmë, por për tonën luftojmë ashpër. ad/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close