0_MIA Investigon.PortalKorrespondentë MKDReportazh

MIA për vizitë në burgun e Shtipit

Tela me gjemba, mure të larta, gardianë të cilët prej kullave e ndjekin çdo lëvizje para dyerve të mëdha të hekurta, por edhe drejt arave dhe rrugës që shpie drejt Shtipit dhe Radovishit është pamja e parë që mund të shihet para Burgut-Shtip, institucioni i dyti ndëshkues përmirësues për nga madhësia në vend.

Shtip, 13 janar 2020 (MIA) – Tela me gjemba, mure të larta, gardianë të cilët prej kullave e ndjekin çdo lëvizje para dyerve të mëdha të hekurta, por edhe drejt arave dhe rrugës që shpie drejt Shtipit dhe Radovishit është pamja e parë që mund të shihet para Burgut-Shtip, institucioni i dyti ndëshkues përmirësues për nga madhësia në vend. Për ata që nuk e dinë, kur udhëtohet nga Shtipi drejt Radovishit, nga ana e djathtë në afërsi të fshatit Sofilari të Shtipit gjendet ky institucion, secili që udhëton në këtë rrugë nuk mund e të mos e shohë, meqë është i rrethuar me mure të mëdha dhe të larta, ndërsa në orët e mbrëmjes është i ndriçuar nga të gjitha anët.

Që në derë para se të fillomë procedurën për hyrje, një burrë i moshës mbi 45 vjeçe përshëndetet me një person në uniformë. Disa pjesë të bisedës edhe po nuk deshe do t’i dëgjosh, gjithçka ndodhë në distancë prej vetëm një metro. Ajo që në shikim të parë lë përshtypje është shkëlqimi në sytë e burrit, i cili në duar mbante disa qese me rroba. Lumturia, gëzimi dhe shpresa e pafundme, që i pamë në sytë e tij mund të krahasohet vetëm me lumturinë e sinqertë fëmijërore. Derisa të dytë përshëndeten, për ekipin e MIA-s me një nëpunës tjetër të burgut fillon procedura e hyrjes në Burgun, në një çast të tillë është normale të pyetet dhe të konfirmohet përshtypja e parë se bëhet fjalë për një të dënuar që i braktisë këto mure dhe largohet për në shtëpi. Nëpunësi në mënyrë të sjellshme dhe shkurt na u përgjigj se bëhet fjalë për person, që prej atij çasti është njeri i lirë. Derisa bashkë shkojmë në këmbë drejt ndërtesës administrative nga të dyja anët janë të parkuara automjetet e reja për transportimin e personave të dënuar, për të cilat disa ditë më parë drejtori i Burgut-Shtip, Miki Todorov në rrjetet sociale publikoi se përfundimisht e kanë zgjidhur këtë problem shumëvjeçar. Disa vite me radhë, për shkak të furgonëve të vjetruar ndodhte që të dënuarit të mos mund të transportohen deri te gjykatat, ndaj shpesh ndodhte që gjykatësit t’i prolongojnë seancat gjyqësore.

– Si gazetarë edhe vetë e dini se jo një herë në mediat është publikuar se Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese ka probleme me automjetet për transportimin e personave të dënuar deri te gjykatat, spitalet dhe institucionet tjera. Mirëpo, ky problem është zgjidhur tashmë, së pari na u sigurua një automjet i përdorur nga Ministria e Drejtësisë, tre automjete të përdorura të Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe tani ajo me çka mund të lëvdohemi është se kemi automjet të ri të specializuar, që na është dhënë si donacion dhe tri automjete që duhet të adaptohen për transport, flasim për tri automjete të reja, me çka problemi i transportimit të personave të dënuar është tejkaluar dhe më nuk do të kemi problem të tillë, shprehet Todorovi.

Risitë dhe nëse diçka punohet që të zgjidhen problemet shumëvjeçare në këtë institucion janë shkas, për ta vizituar.

Personat e dënuar të përfshirë në përmirësimin e kushteve në Burgun e Shutkës

Burgu-Shtip i ngjan një lagjeje të vogël frekuentuese, në të cilën dënimin me burg e vuajnë rreth 200 persona, para dy viteve e gjysmë, kur postin e drejtorit e mori Todorovi në këtë institucion kanë qenë të vendosur 340 persona, ndërsa kapaciteti është vetëm për 210. Ligji për amnisti dhe zhvendosje të personave të dënuar në institucionet ndëshkuese përmirësuese ku ka pasur vende të lira e zbrazën edhe repartin gjysmë të hapur dhe atë të mbyllur. Në repartin e mbyllur janë vendosur rreth 70 persona të dënuar. Ata brenda ditës kanë vetëm dy orë, të shëtisin lirisht në rrethin, të shohin diellin ose qiellin e kaltër mbi ta. Të tjerët janë në repartin gjysmë të hapur. Në këtë institucion ndëshkues përmirësues vendosen persona të dënuar të cilëve u është shqiptuar dënimin me burg prej tre vitesh deri në burg të përjetshëm. Në këtë moment nuk kanë banues me dënim të përjetshëm me burg.

Derisa me Todorovin e shikojmë rrethin e Burgut, sipas fasadave të objekteve mund të konstatohet se bëhet fjalë për ndërtime më të reja, që mirëmbahen mirë. Por, si është situata brenda?

Drejtori i Burgut të Shtipit shprehet se pas ndërtimit të rekonstruksionit të madh të hapësirave, qelive, bërruceve dhe nyjave sanitare para më shumë se 10 viteve, prej atëherë e deri para dy viteve nuk ka pasur intervenime më të mëdha në to. Ngadalë së bashku me personat e dënuar i bëjnë rekonstruksionet.

– Në pjesën e rekonstruksioneve mund të them, të lëvdohemi se jo vetëm ne si Burg, por edhe të tjerët shkojmë sipas parimit të shfrytëzimit të fuqisë punëtore nga personat e dënuar, përmes tenderëve të rregullt për furnizimin e materialit ndërtimor, ndërsa me fuqinë punëtore të personave të dënuar, të cilët përfshihen për ndryshimin e kushteve në të cilat ata jetojnë, e ndryshojmë pamjen e burgut. Këtë e dëshmuam me rinovimin e tre krahëve në repartin e burgjeve, tetë hapësirat për birucë, e për të cilat në raportin paraprak ishin vlerësuar, si problemi më i madh në institucionin tonë, morën pamje krejtësisht tjetër. Është rinovuar tërësisht edhe reparti gjysmë i hapur. Janë ndryshuar të gjitha dritat me zhivë me led-poça. Është rinovuar tërësisht reparti i pranimit, në pjesën e dhomës së fjetjes, qëndrimit ditor dhe tualetet, shprehet Todorovi.

Risi edhe sipas asaj që dallon nga burgjet tjera është që burgu i Shtipit është i pari që ka kënd lojërash për fëmijët e personave të dënuar. Ndihmë për realizimin e këtij projekti nga Këshilli i Evropës, ndërsa sipas shembullit të burgut të Shtipit dhe të tjerëve jo vetëm në vend, por edhe në rajon adaptojnë hapësira të këtilla, në të cilat fëmijët e personave të dënuar do të mund të kalojnë kohën derisa janë për vizitë te prindi i tyre.

Ngadalë hyjmë në repartin gjysmë të hapur, rrugës na përshëndesin personat e dënuar dhe të punësuarit në Burg, të cilët kanë aktivitete të punës nëpër objekt. Nëpër shkallëm lëvizim drejt hapësirës në të cilën para më shumë se dy viteve janë vendosur mbi 20 të burgosur, ku nuk ka pasur kushte elementare për qëndrim. Sipas ligjit për amnisti, kjo hapësirë është zbrazur, ndërsa banuesit e saj kanë shkuar. Tani në të gjendet biblioteka. Është hapur vitin e kaluar më 27 shtator në Ditën e punëtorëve penologjik.

Me kërkesë të personave të dënuar, por edhe me ndihmën e tyre, duke shfrytëzuar diturinë dhe fuqinë e tyre punëtore kjo hapësirë është rinovuar tërësisht, me pllaka të reja, riparime dhe ngjyrosje të mureve, ndërsa Agjencia për zbatimin e sanksioneve me 65.000 denarë ka ndihmuar sigurimin e mobilieve dhe rafteve për libra. Personi i dënuar të cilin e hasëm në bibliotekë na sqaroi se për bibliotekën dhe dhënien e librave kujdesen dy vetë, njëri është përgjegjës për titujt maqedonisht, ndërsa tjetri për ato shqip. Mbi tavolinën në bibliotekë qëndrojnë edhe fletë, në të cilat janë shkruar emrat e institucioneve dhe personaliteteve që dhurojnë libra në bibliotekën e burgut. Ka interesim për leximin e librave, shprehet i dënuari. Sipas tij, koha në burg kalon shpejtë me fjalën e shkruar të shkrimtarëve dhe poetëve të famshëm. Duke kaluar nëpër korridoret e ndërtesës, Todorovi na rrëfen se për këtë repart janë furnizuar edhe 30 tavolina individuale me banka dhe 30 komode për televizor.

– Kjo do të thotë se të gjitha hapësirat në repartin gjysmë të hapur do të jenë mobilie e unifikuar. Investimi kushton 300.000 denarë, shprehet Todorovi.

Duke dalë nga reparti gjysmë i hapur Todorovi na e tregon edhe ambulantën, sqaron se si Burg tashmë nuk kanë probleme me kuadrin shëndetësor në ambulancën, ndërsa mjekët, stomatologu dhe infermieret janë nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pagë marrin nga Ministria e tyre dikasteriale.

Në njërin prej mureve në këtë rreth qëndron dhe sënduku në të cilin personat e dënuar mund të shkruajnë ankesa, parashtresa edhe deri te Avokati i popullit.

Bukëpjekës, gjellëbërës, saldator, bravandreqës profesione të ardhshme të personave të dënuar

Të dënuar për vepra më të ndryshme të kryera penale prej vrasjeve deri te vjedhjet e rënda dhe kryelarta. Secili është me historinë e tij jetësore, para se të hyjnë në burgun disa prej tyre kanë pasur jetë normale familjare, kanë pasur poste të larta funksionare, profesorë, bankierë, mjekë, policë, zejtarë, por ka edhe të dënuar, të cilët që në vegjëli i përsërisin veprat penale, ndaj për ta burgjet bëhen shtëpi të përjetshme.

Njëri prej të dënuarve, i cili tashmë disa vite vuan dënimin me burg rrëfen se dita, orët dhe sekondat mes këtyre mureve kalojnë vështirë, nëse nuk ke angazhim ditor. Ata që duan të punojnë kanë mundësi. Prej gjithsej 200 personave të dënuar, një e treta ose më pak se 70 janë të angazhuar me punë në Burgun.

– Personat e dënuar angazhohen në detyra të ndryshme të punës, sipas interesit që e kanë dhe diturisë që e posedojnë. Këtu janë ferma jonë e burgut, ekonomia jonë, kantina, trapezaria, kuzhina, furra, punëtoria, palestra për stërvitje, reparti i gdhendjes dhe pozicione të tjera të punës në të cilat marrin pjesë. Ata që duan të jenë të angazhuar me punë kanë edhe beneficione, mes të cilave do t’i ceki shfrytëzimin e katër të tilla, shtatë orë kohë të lirë, këtu hyn edhe pushimi vjetor, i cili është 20 ditë gjatë vitit. Pra, jo vetëm që punojnë kanë edhe përfitim, shprehet Todorovi.

Që të sigurohemi, në atë që na e flet, na e tregoi edhe kuzhinën e burgut, para derës së cilës përveç që hasëm në persona që punojnë në të, para saj na pritën edhe disa mace dhe qenë, për të cilët, si kanakarë shtëpie kujdesen të dënuarit. Aroma nga kjo paralajmëronte se për drekë do të kenë mish pule me oriz. Dy të dënuar, të cilët atë ditë ishin kuzhinierë na treguan se çfarë gatuhet në furrat e mëdha. Janë krenarë sidomos me kolegët e tyre bukëpjekës, të cilët vetë e gatuajnë dhe pjekin bukën, e që e ka shijen e dallueshme të bukës, të pjekur në furrat e gjyshes. Todorovi shprehet se ai që dëshiron të mësojë një zeje të caktuar ka mundësi nga instruktorët e tyre, ndërsa momentalisht janë në rrjedhë trajnime për kuzhinierë dhe bukëpjekës.

– Nëse flasim për ato trajnime të certifikuara në këtë moment është në rrjedhë trajnimi i 20 personave të dënuar sipas profesionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe UNDP-në, ndërsa të financiar nga Ambasada e Zvicrës. Këta persona të dënuar do të marrin certifikatë për kuzhinier dhe këto janë turni i katër dhe tashmë tetëdhjetë persona kanë përvetësuar certifikata të këtilla sipas profesioneve. Bëhet fjalë për kuzhinierë, gjellëbërës, saldator me argon dhe bravandreqës, shprehet Todorovi.

I pyetur nëse të dënuarit, kur dalin nga Burgu i shfrytëzojnë këto certifikata për punësim dhe për t’iu kthyer jetës normale, Todorovi me përgjigje se për disa prej tyre ka informacione se diturinë dhe certifikatën e përvetësuar e kanë shfrytëzuar për punësim para së gjithash në vendet evropiane.

– Ajo që si thirrje dua t’ua bëj të gjitha institucioneve është që të bëhet bashkëpunim më i madh mes shtëpisë ndëshkuese përmirësuese ose tërë sistemit të burgut me Qendrat për Punë Sociale dhe agjencive për punësim. Pranimi gradual i personave të dënuar është shumë me rëndësi, pas vuajtjes së dënimit me burg. Duhet bërë një ndryshim i caktuar, meqë edhe pas përfundimit të dënimit me burg duhet t’u ofrohet dora personave të dënuar. E dini vetë se Burgu Shtip është për persona të dënuar prej tre viteve e deri në burgim të përjetshëm, ka persona që janë të dënuar me 10, 15 ose 20 vjet, pas çka dalin nga institucioni ynë dhe do të pyetemi, çfarë më tutje edhe ata vetë pyeten çfarë më tutje, tha Todorovi.

Puna e të dënuarve mund të shihet edhe nëpër rrugët e Shtipit, këto kosha betoni për mbeturina, që gjenden nëpër rrugët e qendrës i përpunojnë pikërisht ata, në rrethin e burgut. Nga ky institucion dalin edhe vepra të shkëlqyeshme të gdhendura. Veprat e gdhendura të drugdhendësit Vase tani për tani i dekorojnë dollapët e institucioneve që i ndihmojnë burgut, për shkak të mungesës së mundësisë ligjore nuk mund t’i shesin të njëjtat.

Impiant pastrimi të ujërave të zeza prioritet për Burgun e Shtipit

Burgu i Shtipi vitin e kaluar zgjodhi dy probleme të mëdha në pjesën e infrastrukturës. Drejtori Todorov prezanton se për këtë institucion është zgjidhur problemi me furnizimin me ujë duke blerë dy elektromotorë për bunarët, prej të cilave furnizohen me ujë të pijshëm.

Me investimin në panele fotovoltaike sigurohet edhe ujë i ngrohtë, ndërsa me përdorimin e tyre ulen edhe faturat për energji të shpenzuar elektrike.

Investimin më i madh e pret sivjet, e ky është ndërtimi i Stacionit të pastrimit për ujëra të zeza. Vlerësohet se stacioni do të kushtojë rreth 15 milionë denarë ose 250.000 euro. Shërbimet do t’i shfrytëzojnë muajt para zgjedhjeve parlamentare, për të bërë dokumentacion teknik, pas çka do ta dorëzojnë në Qeveri, e më pas do të fillojnë procedurat e tenderimit.

Viktoria Dimitrova Jovanova

 

Back to top button
Close
Close