Paralajmërime

MIA Paralajmërime MKD (PLT)

8 korrik 2020

8 korrik 2020

Kumanovë – Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendësministrja  e arsimit dhe shkencës, Elizabeta Naumovska dhe kryetari i komunës  së Kumanovës Maksim Dimitrievski do të  mbikqyrin  punët në sallën sportive pranë shkollës së mesme teknike komunale “Nace Bugjoni” – Kumanovë . (10:30/ deklarata 10:40 në lokacionin konkret)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në tryezë të rrumbullakët me temë “Prezantimi i Raportit për të drejta fundamentale 2020. Evaluim i standardeve për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut për të drejtat fundamentale, në prag të hapjes së negociatave aderuese për BE”. (në hapësirën e hapur në Muzeun e arteve bashkëkohore/10:00)

Tetovë – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të mbaj fjalim në ngjarjen e organizuar me rastin e fillimit me punë të kapacitetit prodhues të kompanisë maqedono-holandeze “Glas Fleks” në zonën e lirë industriale në Tetovë. (“Glas Fleks” në TIDZ Tetovë 11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit Shtetëror për parandalim i korrupsionit. (Klubi i deputetëve, rr. “Mitropolit Teodosij Gologanov” nr.54, seanca do të mbahet pa praninë e mediumeve, ndërsa do të mund të ndiqet në linkun: https://us02web.zoom.us/j/88931431461/12:00)

Shkup – Nënshkrim i dokumentit të iniciativës së disa shoqatave të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta i quajtur “Fushatë për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, fëmijët të cilët nuk mësojnë në dashuri pa kusht – Të krijojmë botë pa kufij”. (Përballë Kuvendit të RMV/11:55)

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2020

Shkup – Komisioni shtetëror i zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatojë simulim të procesit të votimit. (në hapësirat e SHMSH “Josip Bros Tito”, rr. “Dimitrie Çupovski” nr.27/14:00)

Tetovë – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi, do ta vizitojnë  zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku do të marrin pjesë në inaugurimin e investimit më të ri. (11:00)

Shkup/ Kërçovë –  Konferencë shtypi e Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa (Shtabi zgjedhor: Tash është koha – Sheshi  “Skenderbeu”/ 12:00) Në sheshin e Kërçovës do të mbajnë tubim qendror  (20:00)

Prilep/Mavrovë Rostushe – Karvani i koalicionit “Mundemi” do ta vizitojë komunën e Prilepit (19:00) dhe komunën Mavrovë Rostushë (20:30)

Dojran/Bogdanci, Vallandovë/Gjevgjeli – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do ta vizitojë komunën e Dojranit (17:00), komunën e Bogdancit (18:00), Vallandovë (19:00) dhe komunën e Gjevgjelisë (20:30).

Shkup – Konferencë shtypi e Jagoda Shahpanska bartëse e listës  së LSDM-së nga NJZ 3. (selia e LSDM-së/10:30)

Shkup – Konferencë shtypi do të mbajë Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së. (Selia e LSDM-së/11:15)

Shkup – Bartësja e  listës së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në NJZ 1, prof. dr. Gordana  Siljanovska Davkova në takim me OSBE-në (përmes platformës Zoom/12:30), tribunë “Të drejta të barabarta dhe mundësi për  gratë në politikë” (parku “Gruaja luftëtare”/14:00)

Shkup – Bartësi i listës së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në NJZ 2, Vllado Misajlovski do të japë deklaratë  në rrugën kryesore  pranë tregut në komunën Shuto Orizare (13:00)

Probishtip/Zlletovë – Bartësi i listës së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në NJZ 3, Igor Janushev do ta vizitojë tregun e qytetit Probishtip, pas vizitës është parashikuar  deklaratë për mediat (10:00), ndërsa do të realizojë edhe takim me pensionistët në shtëpinë e pensionistëve pas së cilës do të vijojë  deklaratë për mediat (14:00), pastaj do të realizojë takim me qytetarët në Zlletovë, dhe pas takimit  do të japë deklaratë (15:00)

Gostivar – Bartësja ei listës së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në NJZ 6, Dafina Stojanoska, në takim te Rekord Gostivar me Furkan Çako dhe Ajdogan Demiri, me ç’rast është parashikuar të japë deklaratë  për mediat  (12:45) dhe prezantim të programit në Parkun e qytetit përballë kafe bar People në Gostivar , deklaratë për mediat (17:45)

Veles – Kryetari i partisë Majtista, Dimitar Alasiev dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 3, Boris Kërmov, do të kenë aktivitete në terren, ndërsa njëherit edhe përmes mediumeve do t’i drejtohen opinionit. (sheshi “Sarmaale”/13:00)

__________________________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close