Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

8 korrik 2020

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në tryezë të rrumbullakët me temë “Prezantimi i Raportit për të drejta fundamentale 2020. Evaluim i standardeve për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut për të drejtat fundamentale, në prag të hapjes së negociatave aderuese për BE”. (në hapësirën e hapur në Muzeun e arteve bashkëkohore/10:00)

Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të mbaj fjalim në ngjarjen e organizuar me rastin e fillimit me punë të kapacitetit prodhues të kompanisë maqedono-holandeze “Glas Fleks” në zonën e lirë industriale në Tetovë. (“Glas Fleks” në TIDZ Tetovë 11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit Shtetëror për parandalim i korrupsionit. (Klubi i deputetëve, rr. “Mitropolit Teodosij Gologanov” nr.54, seanca do të mbahet pa praninë e mediumeve, ndërsa do të mund të ndiqet në linkun: https://us02web.zoom.us/j/88931431461/12:00)

Shkup – Nënshkrim i dokumentit të iniciativës së disa shoqatave të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta i quajtur “Fushatë për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, fëmijët të cilët nuk mësojnë në dashuri pa kusht – Të krijojmë botë pa kufij”. (Përballë Kuvendit të RMV/11:55)

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2020

Tetovë – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati
për Kryeministrin e parë shqiptar, Naser Ziberi, sot do të marrin pjesë në përurimin e fabrikës së
re në zonën ekonomike në Tetovë. (11:00)

Shkup – Komisioni shtetëror i zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatojë simulim të procesit të votimit. (në hapësirat e SHMSH “Josip Bros Tito”, rr. “Dimitrie Çupovski” nr.27/14:00)

Prilep/Mavrovë Rostushe – Karvani i koalicionit “Mundemi” do ta vizitojë komunën e Prilepit (19:00) dhe komunën Mavrovë Rostushë (20:30)

Dojran/Bogdanci, Vallandovë/Gjevgjeli – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do ta vizitojë komunën e Dojranit (17:00), komunën e Bogdancit (18:00), Vallandovë (19:00) dhe komunën e Gjevgjelisë (20:30).

Veles – Kryetari i partisë Majtista, Dimitar Alasiev dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 3, Boris Kërmov, do të kenë aktivitete në terren, ndërsa njëherit edhe përmes mediumeve do t’i drejtohen opinionit. (sheshi “Sarmaale”/13:00)

__________________________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close