Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

24 qershor 2020

24 qershor 2020 

Shkup –  Konferencë për shtyp e kryeministrit Oliver Spasovskit  (09:45) e cila do të ndiqet drejtpërdrejt në https://www.youtube.com/watch?v=wvGvJDXOSk8&feature=youtu.be.

Kumanovë – Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të inspektojnë punët ndërtimore për rokonstruktimin e rrugës shtetërire A2 aksi Kumanovë-Stracin. (përballë pikës së karburantit “Viena Petroll”/Deklarata për media në 11:15)

Manastir – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do ta vizitojë Manastirin dhe do të kryejë inspektim në punët ndërtimore të Shtëpisë së Oficerëve. .(Deklarata për mediat në orën 14.00 para Shtëpisë së Oficerëve)

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe koordinim me dikasteret ekonomike, Milla Carovska, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, do të vizitojnë kompania “Kojakoneja” (Coyaconeya), përdoruese e fondeve nga Programi IPARD. (zona industriale “Vizbeg”, në rrugën “1550” nr. 54/10: 00)

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe koordinim ekonomik Milla Carovska dhe zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, së bashku me kryetarin e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev do të realizojnë vizitë pune në kopshtin e fëmijëve “Ylberi” në Bardovcë, klon i JOUDG “Rinia e lumtur”. (Rruga 10, nr. 2A, menjëherë prapa shkollës fillore Avram Pisevski/12:30, pas vizitës pasojnë deklaratat për media)

Sarajevë – Këshilli i bashkëpunimit rajonal (RCC) do të prezantojë Barometrin Ballkanik 2020. (https://www.facebook.com/RegionalCooperationClaimil/, https://www.youtube.com/user/RCCSec, ttps: // www. facebook.com/events/1735976429859682/ / 15:50 – 17:30)

Shkup – Brifing për media e Agjencisë së Filmit. (në oborrin e restorantit “Lira”/11:00)

Shkup – Film me metrazh të shkurtër i shkollës së mesme “E vërteta për Badin”. (online premierë në faqen zyrtare të tifozëve në FB të Center Maltus. https://www.facebook.com/MultusCentar/18:00)

Zgjedhjet parlamentare 2020

Pretor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të nisë fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Prespë me konventë promovuese të kandidatëve për deputetë. (vendpushimi turistik Krani/13:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e shefave të shtabeve zgjedhore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Arben Taravari de Bekim Sali. (shtabi kryesor zgjedhor në Çarshi të Vjetër të Shkupit/14.00)

Tetovë – Hapja e fushatës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). (Shkolla Migjeni/20:30), vizitë te varri i Arbën Xhaferit (10:00), prezantimi i platformës (Sheshi Iliria/11:00)

Strumicë/Vinicë/Shkup – Karvani i Koalicionit “Mundemi” fillon me bartësit në Njësinë Zgjedhore 4, kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi do të japë deklaratë për media (Strumicë, Parku i Qytetit, afër Shtëpisë së Armatës/12.45) dhe do të mbajë fjalim në tribunën qytetare (Strumicë/19.00) dhe Sonja Mirakovska (Vinicë/20.30). Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski do të japë deklaratë për media para muzeut Arkeologjik në rrugën “Bell kamen” në Vinicë (11.00) ku pastaj do të marrë pjesë edhe në tribunën qytetare (Parku i Qytetit /20:30). Kandidatja për deputet, bartëse e Njësisë Zgjedhore 2, Sanja Llukarevska do të japë deklaratë për media (para qendrës tregtare në lagjen Çento, përballë tregut/16:30), ndërsa bartësja e NJZ 3, Jagoda Shahpanska do të japë deklaratë për media  (Qendra Turistke Ponikva, projekt Parajsa/11:30) pas çfarë do të marrë pjesë në tribunën qytetare (Vinicë, Parku i Qytetit/20.30)

Ohër/Shkup/Strumicë/Tetovë – Bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së do të realizojnë takime me qytetarë dhe do të japin deklarata për media:  kryetari i partisë Hristian Mickoski në Ohër (20.00), bartësi i Njësisë Zgjedhore 1, Gordana Siljanovska Davkova në Komunën e Karposhit në Shkup (para pllajës së Teatrit Dramatik / 20:00), bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 2, Vllado Misajllovski në Gjorçe Petrov  (para kishës Shën Pjetri dhe Pavle/12:00), bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 4, Aleksandar Nikollovski në Strumicë (sheshi para përmendores së Goce Dellçevit/12:00), bartësi në Njësinë Zgjedhore 5, Igor Durlovski në fshatin Velgosht (17.00) dhe bartësi në Njësinë Zgjedhore 6, Dafina Stojanovska në Tetovë (para kishës Shën Kirili dhe Metodi/12:00)

Shkup – Platforma politike Koncepti maqedonas e fillon fushatën zgjedhore me një karavan që do të vizitojë qytetarët e disa qyteteve dhe para nisjes do të drejtohet Petar Bogojevski, promovues i Konceptit maqedonas. (para ndërtesës së BE Info qendër, rruga Shën Cirili e Metodi 52-v, M. H. Jasmin/10:30).

Manastir – Konferencë për shtyp e INTEGRA – Partia Konservatore e Maqedonisë
me paralajmërim për fillimin e fushatës dhe prezantimin e Programit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe me rastin e krijimit të organizatës rinore do të drejtohet kryetari i Organizatës rinore të INTEGRA. (h. “Epinal”, salla e kongreseve/11:55), panel diskutimi dhe debat publik interaktiv drejtpërdrejt. (12:20-13:20), shëtitje përgjatë “Shirok Sokak” dhe deklarata për mediat – dr. Lupco Ristovski, kryetar i INTEGRA dhe dr. Nikollçe Talevski, bartës i listës zgjedhore 5 (13:20-14:30), vizitë në varrezat hebraike dhe deklaratë për mediat (14:30), parashikohet edhe një deklaratë për ndotjen në Manastir.

__________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close