
25 shkurt 2021
Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 35-të. (Salla e madhe/11:00)
Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet. (Salla “Boris Trajkovski”/12:00)
Shkup – Komisioni ligjdhënës-juridik do t’i mbajë seancat 42, 40, 31, 45 dhe 47. (Salla 6/14:00/14:10)
Shkup – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të mbajë takim joformal me përfaqësues së mediave, në të cilin do të bisedohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit. (Salla e Komisionit kushtetues/10:00)
Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të mbajë fjalim në “Bursën e pestë turistike vendore” të organizuar nga Asociacioni kombëtar për turizëm hyrës. (hotel “Limak” Shkup (Rr. “Jordan Mijallkov” 31/10:00, deklarata për media/10:45)
Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do ta vizitojë Poliklinikën Bukuresht me rastin e donacionit të Bankës Stopanska për Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. (9:00, deklarata për media pas vizitës)
Kumanovë – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani do të marrë pjesë në takim konsultues me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjeve lokale dhe shkollave të mesme profesionale të Kumanovës. (Ndërtesa e ish organizatave shoqërore-politike, deklarata për media/12:00)
Shkup – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski do të ndajnë vendime për legalizim. (Shtëpia e Kulturës në Komunën e Gjorçe Petrovit, deklarata për media/10:15
Shkup – Konferencë rajonale “Qytetari në vend të parë” në organizim të Institutit për Politikë Evropiane. (https://zoom.us/j/94033027138/10:00)
Shkup- Konferencë për media e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa. (Sheshi Skënderbe – Shkup/12:15)
Shkup – Orkestra e Filarmonisë do ta mbajë koncertin e titulluar “Betoveni:Ridefinimi” ku si solist do të interpretojë violinisti Jonijan Ilijas Kadesha (Shqipëri/Greqi).
Shkup – Shtëpia botuese “SHKUPI” do të mbajë konferencë për shtyp.. (tek Komuna e Çairit/lokalet për shoqata joqeveritare/12:00)
_____________________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*