Paralajmërime

MIA paralajmërime MKD (PLT)

24 shkurt 2021

24 shkurt 2021

Shkup – Mbledhje e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet. (Salla “Boris Trajkovski”/12:00)

Shkup – Komisioni kuvendor për shëndetësi do të mbajë mbledhjen e 7-të dhe të 10-të. (Salla 6/12:00/13:30)

Shkup – Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime, Aleksandar Nikollovski do të mbajë takim me Sh.S. Monika Aksinte, ambasadore e Rumanisë. (Salla e Qeverisë/10:30)

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Boris Tunxhev, do të mbajnë konferencë për shtyp ku do ta prezantojnë Gjeo portalin e ri të Infrastrukturës nacionale për të dhëna hapësinore. (https://youtu.be/jDijrduU98g/9:45)

Shkup- Konferencë shtypi e zëdhënësve të qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muhamet Hoxha. https://www.youtube.com/watch?v=FKllFGJZr7k&feature=youtu.be dhe në gjuhën shqipe: https://www.youtube.com/watch?v=UMD72ubjANQ&feature=youtu.be / 11:00)

Kumanovë- Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar Tabanoc do ta presë delegacionin e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë së Republikës së Serbisë, Zllatibor Lonçar i cili do ta dorëzojë dërgesën e dytë prej tetë mijë vaksinave nga kompania “Fajzer”. (Tabanoc, deklarata për media/13:30, arritja e mediave/13:10)

Shkup- Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në konferencën për shtyp do të informojë për shpalljen e rezultateve nga Konkursi vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar për vitin 2021 sipas aktiviteteve dhe sferave. (në gjuhën maqedonase: https://www.youtube.com/watch?v=bhWnhv5KI1s&feature=youtu.be, në shqip: https://www.youtube.com/watch?v=frJi02f7XUg&feature=youtu.be / 12:00)

Shkup– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të mbajë mbledhje publike. 13:00/drejtpërdrejtë në kanalin Jutjub të KSHZ-së: https://youtube.com/channel/UCn5bjQrKxUgN2TCXP7ylEMQ)

Shkup – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ambasadorja zvicerane, Sibil Suter dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov do të mbajnë takim konsultativ me kryesitë e shkollave të mesme të Shkupit dhe me përfaqësues të komunitetit afarist. (Muzeu I arteve bashkëkohore/11:00, deklarata për mediumet para fillimit të takimit)

Shkup – Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik do të mbajë konferencë për shtyp ku do të prezantohet Programi i ri për inovativitet koorporues. (https://us02ëeb.zoom.us/j/89029606446 dhe Fejsbuku i ZZHTI/11:00)

Shkup – Sindikata e Policisë së Maqedonisë do të mbajë konferencë për shtyp me temë “Zbardhja e punës së paligjshme të një institucioni shtetëror dhe kërkimi i përgjegjësisë ndaj të njëjtit”. (Para ndërtesës së Prokurorisë publike/11:30)

Shkup – Sesion i dytë i Grupit të punës 5 (Mjedisi jetësor – Kapitulli 27) nga Konventa nacionale për BE në RMV (KNBE-MK) me temë “Ndotja e ajrit nga aspekti I ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike”. (https://us02web.zoom.us/j/86548806457/10:00)

Shkup – Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim – IHSE do ta promovojë Raportin nga monitorimi i shtatë institucioneve kyçe për të drejtat e konsumatorëve dhe rezultatet e tjera nga projekti “Roja e drejtësisë për konsumatorët”. (h. “Meriot”, deklarata për mediumet/11:00)

Shkup – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe atasheu ushtarak nënkoloneli Erik Gustafson do ta vizitojnë Kopshtin e fëmijëve Fidani, objektin “Lule”. (në afërsi të SHF “Liria”/12:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e kryetarëve të Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. (Kuvendi i RMV-së, pres qendra/13:30)

Shkup – Platforma për barazi gjinore, rrjeti i shoqatave të cilat punojnë në avancimin e barazisë gjinore dhe organizuese të protestave për rastin “Dhoma publike” do të mbajë konferencë për shtyp. (Para Prokurorisë publike, keji Dimitar Vllahov pn/10:00)

Shkup – Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” do të mbajë konferencë për shtyp. (QTQ Plaza/11:30)

Shkup – IP Teatri turk do ta japë premierë shfaqjen “E famshmja Florens” në regji të Dragana Milloshevska-Popova. .(http://www.turktiyatrosu.mk/tr,https://www.facebook.com/uskupturktiyatrosu/19:00)

_________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Back to top button
Close
Close