Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

3 prill 2020

3 prill 2020

Kumanovë – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmila Shekerinska do ta vizitojë Komandën për operacione në kazermën “Boro Menkov” (12:00, deklaratë për mediat), pas së cilës do të niset për në Bellanoc në kufirin verior ku do t’i vizitojë pjesëtarët tonë që janë mbështetje e forcave policore për sigurimin e kufirit.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev do të pranojë donacion nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë dedikuar për mbrojtjen e nëpunësve policorë nga virusi Kovid 19. (aeroporti ndërkombëtar në Shkup, në platformën e pjesës së vjetër të aeroportit/11:30, deklaratë për mediat)

Shkup – Konferencë për media e zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministres teknike Sanela Shkrijel. (Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut/11:00)

Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të realizojë takim pune me përfaqësuesit e industrisë  së miellit dhe bukës në vend lidhur me masat për import dhe eksport të grurit dhe miellit. (deklarata për mediume para Ministrisë së Ekonomisë/11:15)

Shkup – Seanca e 50-të dhe e 6-të e rregullt e Këshillit të Qytetit të Shkupit. (do të mbahen në ambient të hapur, në hapësirën para sallës së Këshillit të Qytetit të Shkupit/10:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Shoqatës së kompanive për organizim, realizim dhe mbështetje të ngjarjeve, TV dhe produksione të filmit lidhur me masat e propozuara ekonomike për përballje me krizën nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. (para shatërvanit në parkun e qytetit/11:00)

_____________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close