Paralajmërime

MIA paralajmërime MKD (PLT)

21 tetor 2020

21 tetor 2020

Shkup – Mbledhje e Komisionit parlamentar për çështje evropiane. (Salla “Boris Trajkovski”/9:30)

Shkup – Mbledhje e Komisionit ligjdhënës-juridik. (Salla “Boris Trajkovski”/14:00)

Shkup – Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Radmilla Shekerinska, do të flasë gjatë solemnitetit me rastin e promovimit të nëntogerëve dhe betimit të kadetëve nga Akademia ushtarake. (Në akademinë “Gjenerali Mihajllo Apostollski”/10:30, arritja e mediumeve në hyrjen e kazermës “Goce Dellçev”, lagjja Aerodrom/10:10)

Kriva Pallankë – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së për luftë kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikollçe Babovski do të kryejnë ekspertizë në projektet infrastrukturore në Komunën Kriva Pallankë. (Deklaratë për mediumet në rrugën rajonale Kriva Pallankë – Luke/10:30, arritja e mediumeve/10:15)

Shkup – Konferencë për shtyp e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ku krahas ministrit fjalim do të kenë edhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçel Gallouej si dhe shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi. (httb: // us2 zoom.us//86326023400?pwd=REhiSXpBTWtZWVhJMlk2d0EvTmsyZz09, https://youtu.be/RS5nwAYYpik (11:00)

Koçan – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska për vizitë pune në shkollat ​​në Koçani. (deklaratë për media në shkollën e mesme “Lupco Santov”/10:30)

Kumanovë – Konferencë shtypi e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski mbi aktivitetet dhe projektet e implementuara gjatë vitit të kaluar me rastin e mandatit tre vjeçar si kryetar i komunës. (ndërtesa e ish- organizatave- Komitetit shoqëror-politik, salla e madhe/12:00)

Shkup – Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do të mbajë konferencë tematike për shtyp lidhur me Raport të posaçëm për keqpërdorimet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhje të parakohshme për deputetë në Kuvendin e RMV-së-2020. (Para hapësirave të KSHPK-së/11:30)

Shkup – Kryetarja e Transparensi Interneshënëll-Maqedoni, Sllagjana Taseva do ta prezantojë onlajn projektin “Promovimi i vlerave të përbashkëta nëpër Evropë”. (11:00)

Shkup – Konferencë me temë “Si institucionet u përballën me largimin e inteligjencës 2013-2020?”, në organizim të Rrjetit për parandalim të largimit të inteligjencës. (Raguza Ruftop 360/12:00, deklaratë për mediumet/11:45)

Shkup – Asociacioni nacional i zbuluesve të Maqedonisë (NAIM) do të mbajë konferencë për shtyp ku do të prezantohet inovacioni i llojit të ri të maskës mbrojtëse për përdorim të shumëfishtë për mbrojtje kundër Kovid-19. (BE Info Qendra/12:40)

Vallandovë – Konferencë me temë “Vetëdija për Vallandovën time 2020” në organizim të Institutit për arsim evropian, politika socio-kulturore dhe ekonomike EVROPA PËR TY Shkup. (SHMK “Goce Dellçev”, salla e madhe, rr. “Përvomajska”, pn/13:00)

Shkup – Debat me temë “Qasja e lirë drejt informatave të karakterit publik në kohë të Kovid-19” në organizim të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial. (Platforma ZOOM/10:30)

___________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close