Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD (PLT)

29 maj 2020

29 maj 2020

Vallandovë – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike dhe koordinimin me Departamentet ekonomike, Milla Carovska, drejtoresha e Përgjithshme e SHA MEPSO, Eva Shukleva dhe kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, do të realizojnë vizitë pune në trafostacionin në Vallandovë, ku në vijim janë aktivitete investuese për modernizimin e të njëjtës. (11:00)

Shkup – “Mirëserdhët në NATO” – aeroplanët ushtarak amerikan përmes një fluturimi mbi Shkup do të përshëndesin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën. (rreth orës 11:20)

Shkup- ITSHKSH organizon debat në kuadër të projektit “Zhvillimi i kulturës mediatike tek publiku” me panelistë nga vendi dhe rajoni. (ITSHKSH/11:00)

Shkup – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu do të mbajë Konferencë për
shtyp. (selia e partisë/12:00)

Resnjë– Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski do të inspektojë punimet e ndërtimit në rindërtimin e sallës sportive “Zoran Stojanovski”. (12:00)

Shkup – Hapja e Departamentit të ri për përkujdesjen e përdoruesve të NP Higjiena Komunale – Shkup, në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, Dushko Veskovski. (në ndërtesën e ndërmarrjes, në rrugën “516” numër 10, prapa ish Panairit të Shkupit /12:00)

Shkup – Ligjeratë e pestë onlajn e Shoqatës së grave dhe rinisë rome “Llulludi” me temën: “Hapat në procesin e përfaqësimit publik”. (në platformën Zoom /18:00)

__________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close