Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

23 qershor 2021

23 qershor 2021

Antali – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut, Talat Xhaferi, në cilësinë e tij si shef i Delegacionit në PA të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të marrë pjesë në seancën e 8-të Plenare të PBEJL.

Shkup – Seancë e Komisionit Parlamentar Juridik-Ligjor. (salla 6/13: 30)

Shkup – Komandanti i Komandës së Lartë Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Tod Uallters do të bëjë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (mirëseardhja zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës / 8:45, pas së cilës gjenerali do të ketë takime zyrtare me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralin Vasko Gjurçinovski, ekipet e mediave për të arritur në hyrje të MM jo më vonë se 8: 25)

Shkup – Ministri Bekteshi do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit në panel diskutimin “Infrastruktura, Energjia dhe Turizmi: Nxitësit e prosperitetit afatgjatë”. (Hotel Aleksander Pallas ose onlajn në: Skopje Economic Forum / 16: 45)

Shtip – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të drejtohet në forumin e biznesit maqedon-hungarez në një nivel të lartë brenda të cilit do të mbahen takimet B2B. (hoteli “Izgrev” / 13: 00)

Radovish – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e autostradave dhe rrugëve regjionale, Bekim Memedi, do të inspektojnë rehabilitimin e rrugës rajonale Radovish – Pllaçkovicë. (deklarata për media para ndërtesës së komunës së Radovishit / 14: 30)

Shkup – Drejtoria për ZZHIT dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC) do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti. (Klubi i deputetëve / 10: 00)

Shkup – Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit, Dejan Pavleski do të marrë pjesë në një panel diskutimi mbi temën “Perspektivat e IHD-ve në Maqedoninë e Veriut”. (hotel “Aleksander Pallas” / 16: 00)

Shkup – Konferencë e përbashkët për shtyp e kryetarëve të komunave të qytetit të Shkupit dhe komunës së Çairit, Petre Shilegov dhe Visar Ganiu. (në oborrin e shkollës fillore “Liria” / 11: 00)

Shkup – Takimi vjetor i Nismës për rajonet me qymyr në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në Ukrainë. (14:00)

Shkup – Ngjarje publike e titulluar “Vetëbesimi, komunikimi, motivimi” i organizuar nga komuna e Aerodromit dhe Instituti i BE-së Shkup. (në Parkun e Dritës, përballë Shtëpisë Nënë / 18: 00)

Shkup – Panel diskutimi CIVIL “Reformat zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale: arritjet dhe sfidat”. (në hotelin Park Residens, prapa stadiumit të futbollit të Qytetit edhe në të dy faqet në Fejsbuk dhe video kanalin CIVIL / 13: 00)

Shkup – Nisma Rajonale Antikorrupsion (RAI) organizon ngjarje për të kursyer para nga shkatërrimi për shkak të korrupsionit “Thuaj fund!” (deklaratat për mediat do të jenë në sheshin “Maqedonia” / 11: 00)

Shkup – Kompania inovative maqedonase “Arel Neuromarketing” do të mbajë prezantimin e parë publik – Hyrje në parimet e neuromarketing. (hoteli “Hilton”, salla “Diamant” / 13: 00)

Shkup – Premiera e shfaqjes për të rinj “Bodrum”, i destinuar për moshat 14+, teksti i autorit dhe drejtuar nga Dragan Dovlev. (IK Teatri për Fëmijë dhe Rini / 20: 00)

Shkup – Premiera e filmit “Të gjithë kundër të gjithëve” për nder të 30 viteve të pavarësisë së Republikës së Sllovenisë. (në sallën e kinemasë së Kinematekës së Maqedonisë të Veriut / 20: 00)

Shkup – Promovimi i librit “Breshkat që zhurmojnë pranë Temzës” nga Katerina Serafimovska. (në librarinë “Literatura.mk” në rrugën “Maqedonia” / 19: 00)

 

 ____________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close