Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

14 maj 2020

14 maj 2020

Novosellë/Shtip – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikollçe Babovski dhe me kryetarin e Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, do të japin deklarata në lidhje me pajisimin e staneve me pajisje adekuate, në Novosellë të Shtipit. (ekipet e mediave duhet të jenë në rrugën afër Banjës Kezhovica më së voni deri në 10:45, deklarata/11:00)

Shkup – Takim me palët CEFTA në organizim të Administratës doganore në kuadër të kryesimit maqedonas me Nënkomitetin e CEFTA-s për doganë dhe origjinën e mallrave. (Takimi do të mbahet përmes lidhjes video konferencë)

Shkup – Onlajn ngjarja përfundimtare e Programit për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019 “Energji e pastër për ajër të pastër” zbatuar nga Qendra ZG për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillimit rural – CeProSARD. (Platforma digjitale ZOOM/11:00)

Shkup – Reagimi i dr. Skender Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. (përballë pllakës përkujtimore të shtëpisë së Nënës Terezë, në sheshin “Maqedonia”/11:00)

Shkup – Pres i Dejan Sazdov, përfaqësues i Sindikatës së Policisë në Maqedoni. (para Gjykatës së Apelit – Shkup/11:00)

Shkup Women in Tech  Maqedoni dhe Fondacioni Impact – Shkup organizojnë onlajn  konferencë për gratë dhe vajzat në teknologji dhe sipërmarrësi me titull: “Vajzat në teknologji”. (17:00)

________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close