Paralajmërime

MIA Paralajmërime MKD

21 shkurt 2020

21 shkurt 2020

Shkup – Takim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me përfaqësues të Parlamentit Evropian. (Kuvendi i RMV-së, salla e Qeverisë/15:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe kryetarit të grupit parlamentar “Rebew Europe”, Dacian Ciolos. (Qendra për media e Qeverisë së RMV-së/12:15)

Shkup – Konferencë për shtyp e Odës ekonomike të Maqedonisë në temë “Potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Italisë”. (Oda ekonomike e Maqedonisë, salla 1, kati i 5-të/11:30)

Krushevë – Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, me rastin e 21 Shkurtit – Ditës ndërkombëtare të gjuhëve amë, organizon ngjarje multietnike “T’i dëgjojmë gjuhët amë!”. (SHM “Naum Naumovski Borçe”/15:00)

Shkup – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amë, Agjencia për zbatimin e gjuhës në RMV organizon Konferencë shkencore ndërkombëtare në temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit për gjuhët në RMV”. (h.”Holide In”/9:00)

Shkup – Shënim i 30 vjetorit të formimit të partisë së parë politike të Maqedonisë – Aksioni maqedonas MAAK dhe 30 vjet nga sistemi shumëpartiak në Republikën e Maqedonisë. (Qendra për kulturë (kinemaja e vjetër) në komunën e Gjorçe Petrovit/19:00)

Shkup – Konferencë shtypi e Agim Nuhiut nga BDI. (selia e BDI-së në Çair/11:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e partive politike: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në të cilën zyrtarisht do ta nënshkruajnë marrëveshjen ndërpartiake për koalicion të përbashkët për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilën fjalim do të kenë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. (h.”Holidej In”/14.00)

Shkup – Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (KEMM) organizon seancë publike të Komisionit për ankesa. (hotel “Drini”/12:00)

Shkup – Performancë e shfaqjes operistike “Makbethi”. (Opera dhe baleti kombëtar)

______________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close