Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

21 janar 2020

21 janar 2020

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 130-të. (Salla “Maqedonia”/12:00)

Shtip – Qeveria do të mbajë seancën e rregullt të katërt në Shtip. Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat do të kenë edhe një seri aktivitetesh:

-Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski si pjesë e aktiviteteve të tij në vigjilje të seancës qeveritare do të kryejë kontroll në punën e stacionit të filtrimit Zletovicë në lagjen Babi. (12:30, pas kontrollit janë parashikuar deklarata për mediat)

-para mbajtjes së seancës qeveritare, zëvendëskryeministrja dhe ministrja pa dikaster, Radmilla Shekerinska së bashku me gjeneralin britanik të brigadës, Hju Lojd Xhons do ta vizitojnë Kazermën “Jane Sandanski” në të cilën do të realizohet trajnim nën mentorimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. (13:30)

-Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski në shoqërim të zëvendëskryeministres të angazhuar për koordinim me resurset ekonomike, Milla Carovska, zëvendësministres plotësuese për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrujelj dhe drejtoreshës së DAP, Sanja Llukarevska, do ta vizitojë kompaninë e tekstilit “Albatros” në Shtip, ku do të realizojë takim me menaxhmentin dhe të punësuarit në fabrikë. (14:00, pas takimit janë parashikuar deklarata për mediat)

Shkup – Zëvendës-avokatja e popullit, Sonja Trifunovska do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. (Kuvendi, salla e Ohrit/9:30)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve. (Salla 10/12:00)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për çështje ekonomike. (Salla 4/12:00)

Shkup – Komisioni kuvendor juridiko-ligjdhënës do t’i mbajë seancat 222 dhe 215. (Salla “Boris Trajkovski”/12:30)

Shkup – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me ndryshimet e fundit dhe plotësimet e Ligjit për burime minerale. (Ministria e Ekonomisë/salla e konferencave, kati i parë 10:00.

Shkup – Delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane i kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me delegacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kryesuar nga Kryetari, Oliver Derkoski. (KSHZ/10:00, deklarata për mediat/11:00, arritja e ekipeve gazetareske10:45).

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë seancë publike. (KSHZ/11:00)

Shkup – Konferencë njëditore në temë “Statusi dhe pozicioni i pakicave nacionale në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”. (h. “Panorama”, lagjja Vodno/9:30)

Shkup – Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi do të mbajë konferencë për shtyp me temë “Prezantim i Raportit periodik për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit të RMV, për periudhën korrik – dhjetor viti 2019. (h. Porta, salla e konferencave/10:30)

Shkup – Konferencë shtypi e Organizatës joformale “Stop për përmbaruesit”. (Para përmendores së KAÇKM, në parkun Gruaja-luftëtare/11:55)

_____________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close