Paralajmërime

MIA paralajmërime MKD

27 Shkurt 2021

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski do të mbajnë konferencë për shtyp në lidhje me Regjistrimin e ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave 2021. (holli i MPJ-së/10:00, mbërritja e mediave/ 9:40)

Gostivar – Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe do ta vizitojë qendrën modulare KOVID në spitalin e Gostivarit. (10:00, deklarata për mediat pas vizitës)

Shkup – Konferencë për shtyp e Sindikatës së Pavarur të Policisë. (para MPB-së/ 11: 00)

Shkup/Manastir/Strumicë – Me rastin e “Muajit të historisë së afroamerikanëve në SHBA”, Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe Programi i Filmit i Festivalit të Kulturës dhe aksionit feminist “E PARA DHE VAJZË” e Tiiiit! Inck. – Shkup organizojnë projeksion të njëkohshëm të filmit “Bijat e pluhurit” nga Xhuli Dash. (QKR, kinema Frosina / Qendra Kulturore-Manastir, salla e vogël / Muzeu në Strumicë / 19: 00)

Shkup – Ndarja e çmimeve nga Konkursi i tretë vjetor për strip LIFT për vitin 2020 dhe promovimi i librit LIFT # 3. (kafe-libraria “Bukva”, prapa kinemasë Kultura / 13:00)

______________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Back to top button
Close
Close