Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

16 dhjetor 2019 (MIA) 

16 dhjetor 2019 (MIA) 

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 125-të. (salla “Maqedonia”/12:00)

Shkup – Seancë e Komisionit Ligjvënës-Juridik. (Salla 4/10:30)

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani do të realizojnë takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Është paraparë nënshkrimi edhe i marrëveshjeve mes të dyja qeverive për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc,për bashkëpunim në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz dhe kundër kontrabandimit me emigrantë. (MPB/13:15, nënshkrimi i marrëveshjeve /13:45)

Tetovë – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi do të marrë pjesë në 25-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës. (hapësirat e Universitetit/11:00)

Kumanovë – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e saj të 171-të të rregullt (Shtëpia e zejtarëve)

Kumanovë – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, do të mbikëqyrin punimet në rehabilitimin e rrugës rajonale Kumanovë-Sveti Nikole. (500 metra nga Burgu i Kumanovës/11:30) 

Kumanovë – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do ta vizitojë spitalin e përgjithshëm në Kumanovë (13:00), ndërsa do të takohet edhe me pensionistët nga Kumanova dhe rajoni. (Shoqata e pensionistëve/15:00) 

Kumanovë – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, do ta vizitojë kompaninë për përpunimin e mishit Niksi, si një nga shfrytëzuesit e programit IPARD. (14:15)

Kumanovë – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, do të takohet me përdorues të pensionit social nga Kumanova dhe rajoni. (salla për takime e Këshillit të Komunës së Kumanovës/17:00)

Tetovë – Në Universitetin e Tetovës, do të mbahet  ceremoninë solemne e shpalosjes së Lapidarit “Flakadani i Kujtesës” dhe Shtatores së themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit.( Rektorati i UT-së/13:00)

Shkup – Në vigjilje të Kongresit të katërt zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim  organizon debat publik mbi dy propozim Rezolutat e para programore që do të miratohen në Kongres: “Integrimi konsensual” dhe Vetingu”. (Hotel Park/11.00.

Shkup – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut Sali Murati do të takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. (hapësirat e Gjykatës Kushtetuese, kameramanë dhe fotoreporterë/9:50)

Shkup – Ngjarje publike me rastin e publikimit të raportit të ri për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut me titull #Bashkëpunim në sferën e arsimit,kulturës dhe sektorit joqeveritar pas Marrëveshjes së Prespës. Si të vazhdohet përpara?”. (h.”Holidej In”/10:45)

Shkup – Konferencë për shtyp e Odës Ekonomike të Maqedonisë në temën “Drejtime të ardhshme për zhvillim të agrosektorit”. (salla 1 në katin e 5-të/11:00)

Shkup – Shpallja e fituesve të shpërblimit “Zhan Mone” për vitin 2019. (BE info qendra/19:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close