Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. (Salla 4/11:30)

6 dhjetor 2019 

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. (Salla 4/11:30)

Shkup – Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë vazhdimin e seancave 17,24 dhe 26. (Salla 10/15:00/15:15/15:30)

Berlin – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në konferencën “Dialogjet ballkanike” me temë “Zgjerimi i BE- premtim i papërmbushur – çfarë tani?”.

Berlin –  Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në konferencën “Dialogjet ballkanike”, organizuar nga ana e Konferencës së sigurisë të Munihut, Instituti EAST WEST dhe Fondi i Beogradit për përsosmëri politike (VFRE).

Shkup – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do t’u ndajë certifikata përfaqësuesve gjinor dhe do të marrë pjesë në promovimin e Udhëzuesit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës. (Ministria e Mbrojtjes/11:00, deklarata për mediat pas ndarjes së certifikatave, arritja e mediave/10:45) 

Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave , Trajan Dimkovski, Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do t’i prezantojë rezultatet nga projekti për bashkëpunim teknik i FAO-s, “Vlerësimi i prodhimeve bujqësore përmes zonimit nacional agro-ekologjik dhe sistemit informativ për menaxhim me resurset tokësore, dhe zhvillimin e skenarëve”. (h “Arka”/9:00, fjalim i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave/9:30)

Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, drejtori i Agjencisë së pagesave Nikollçe Babovski dhe kryetarja e komunës së Mogilës, Jasmina Gulevska do të marrin pjesë në prezantimin e masës 115 “Anëtar aktiv femëror në amvisërinë bujqësore “, nga Programi për zhvillim rural për këtë vit. (Komuna e Mogillës/12:30, deklarata për mediat para ndërtesave të komunës/13:00)

Bon – Forum global për mediat  “Global Media Forum” me temë “Pluralism. Populism. Journalism” në organizim të Dojçe Veles.

Shkup – Ngjarje përfundimtare e Rrjetit dhe projektit “Bashkëpunim i qëndrueshëm rajonal – Procesi i Berlinit edhe mëtutje”, në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis”. (MPJ/10:00)

Shkup – Drejtori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji dr Nino Vasev do të mbajë brifing për media me temë “Puna e Klinikës në vitet e fundit dhe qasja në terapi të re inovative”. (Klinika për radioterapi dhe onkologji, kati i parë/13:00)

Shkup – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do ta mbajë seancën e 45. (ASHMAA/13:00)

Shkup – Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësues nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do të mbajnë konferencë për media. (Parku para Fakultetit të Arkitekturës/11:00)

Shkup – Prezantim dhe shpallja e tre zgjidhjeve më të mëdha studentore për shfrytëzimin e mbeturinave si lëndë sekondare në industri dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor në organizim të Qendrës për ndryshime klimatike. (Fakulteti i Makinerisë, hapësira KZ9/11:00)

Shkup – Debat publik me temë “Amnistia, falja, mes vendimit të drejtë dhe atij politik” në organizim të Qendrës për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional (CRSI). (Komuna e Çairit/14:30)

Shkup – Betim solemn i vullnetarëve e amerikanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (Siti holl/12:00-13:00)

Shkup – Shënimi i 75 vjetorit të themelimit të Bibliotekës nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”.

– Delegacion i qeverisë si dhe përfaqësues të BNU “Shën Klimenti i Ohrit” do të vendosin lule para përmendores së Shën Klminetit të Ohrit në prag të festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit – 8 dhjetorit . (Para Bibliotekës/11:00)

Tetovë – Hapje e ekspozitës “ART FEM”. (Muzeu i Tetovës/12:00)

_____________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close