Paralajmërime

MIA Paralajmërime MKD

19 shtator 2020

19 shtator 2020

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini do ta vizitojnë Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikim të objektit. (10:00, pas vizitës janë paraparë deklarata për mediumet/10:15)

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Depsotovski do të flasin në konferencën për shtyp të FIZHT-së ku do të prezantohen rezultatet dhe kompanitë të cilat morën mbështetje të Konkursit publik për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për tejkalimin e pasojave nga Kovid-19. (onllajn transmetuar drejtpërdrejtë nga Media qendra e Qeverisë së RMV-së/12:00)

Shkup – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin “Shtatori i artë”, muaj kushtuar rritjes së vetëdijesimit për sëmundjet malinje të fëmijëve. (sheshi “Maqedonia”/11:00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Qytetit të Shkupit ku deklaratë do të japë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. (në rr. ” Nikolla Parapunov” në Karposh, tek udhëkryqi me bul. “Ilinden”/11:00)

Shkup – Tech Samit onllajn i karrierës, ngjarje edukative në organizim të Women in Tech Macedonia. (11:00-15:00)

Shkup – Në suaza të edicionit të 19-të të Festivalit të filmit evropian – Cinedays do të shfaqen filmat “Të mjerët” dhe “Fshikëza” (kinemaja Parku i Qytetit/20:30 dhe 22:30), “Të gjitha ata kuajt e bukur” dhe “Nju-Jorku: Pelegrinazh” (Parku Ibni Pajko/20:00 dhe 22:00), “Sirena në Paris” dhe “Zulu 3.4” (kinemaja Parku i QRK-së/21:00 dhe 23:00), “Edhe një turn”, “Proksima” (kinemaja Vllae/20:00 dhe 22:00)

Shkup – Bendi New Order dhe fotografi Anton Korbejn do ta hapin edicionin e gjashtë të festivalit filmik Shkupi Sinema Siti. (Kinoteka/19:00)

Shkup – Edicioni i 13-të PANFIZ. (para TPM-së, platoja e tarracës veriperëndimore/20:00)

Manastir – Festivali internacional i Kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”. (Enti dhe Muzeu, pacio/18:30)

_______________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Back to top button
Close
Close