Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

10 korrik 2020

10 korrik 2020

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski do të vizitojnë kompaninë “Tehno guma”. (bul. “Boris Trajkovski” nr. 139, zona industriale në Kisella Vodë – Pintia/10:00, deklaratë për media/10:30)

Resnjë – Konferencë për shtyp e zëvendëskryeministres dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe e ministrit përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi. (amfiteatri i shkollës së mesme “Car Samoil”, rruga “Koço Racin” nr. 48/11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit shtetëror për  parandalimin e korrupsionit. (Klubi i deputetëve, rr. 54/13:00 Rruga “Metropolit Teodosij Golloganov, ndërsa mund të ndiqet drejtpërdrejt në linkun: https://us02web.zoom.us/j/84541056980)

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

Shkup – Konferencë për shtyp e Shoqatës së Qytetarëve MOST, në të cilën do ta publikojë pamjen dhe orarin e vëzhguesve të saj në ditën e zgjedhjeve, si dhe mënyrën e raportimit në ditën e zgjedhjeve, 15 korrik. (para hapësirave të SHQ MOST, rruga “Londonska” nr.9b/11:00)

Manastir/Shkup – Karvani i koalicionit “Mundemi” do të vizitojë komunën e Manastirit (19:00) dhe komunën e Karposhit (20:30)

Pehçevë/Berovë/Dellçevë – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të vizitojë komunën e Pehçevës (17:00), komunën e Berovës (18:30) dhe komunën e Dellçevës (20:30)

Shkup – Konferencë për shtyp e partisë politike E Majta, në të cilën do të paraqesë arsyet e ngritjes së kallëzimeve penale kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Ivanovski. (para ndërtesës së Prokurorisë Themelore Publike/11:00)

Shtip – Konferencë për shtyp e Unionit Demokratik Qytetar mbi temën e decentralizimit fiskal, deklaratë do të japë kryetari i UDQ dhe bartësi i listës në NJZ 3, Petar Kolev. (Sheshi Liria/11:00)

__________________________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close