Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

7 korrik 2020

7 korrik 2020

Shkup – Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski do të kyrejnë inspektim në punët e kopshtit të fëmijëve “Kalinka” në lagjen Zhelezarë.  (rruga Xhemixhiska pn/11:20)

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të MEPSO-s, Eva Shukleva dhe drejtorin e zyrës së Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, Andi Aranitasi, do të kryejnë vizitë pune në stacionin e transformatorit Shkup 4, ku do të kryejnë inspektim në aktivitetet vijuese nga projekti “Rikonstruim të ST Shkup 4”. (bul “Boris Trajkovski”, lagjja Pintia/10:00, deklaratë për mediumet/11:00)

Kërçovë – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do ta vizitojë kazermën “Çede Filipivski – Dame” në Kërçovë. (13:00, janë paraparë deklarata për media)

Shkup – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës Damjan Mançevski dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski do ta vizitojnë kompaninë DUNA, shfrytëzues të FIZHT, ndërsa në takim do të ketë edhe përfaqësues të kompanisë GRIN IT, të mbështetur në suaza të thirrjes publike Kreaton dedikuar për zgjidhje për përballje më të lehtë me krizën e virusit. (14:30)

Shkup – Seancë e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. (Klubi i deputetëve, rr. “Metropolit Teodosij Gologanov”, nr/54/12.00)

Shkup – Konferencë për shtyp e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë – Megjashi në të cilën do të publikohen rezultatet nga hulumtimi në temë “Dhuna në shkollat dhe marrëdhëniet ndëretnike” zbatuar në nëntë shkolla të mesme nga Shkupi, Velesi, Vinica, Dibra dhe Gostivari në nëntor-dhjetor të vitit 2019. (h. “Porta”/10:30)

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

Shkup – Konferencë për shtyp e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi. (sheshi “Skënderbeu”/11.00)

Gostivar/Dellçevë – Karvani i koalicionit “Mundemi” do ta vizitojë Komunën e Gostivarit (19:00) dhe Komunën e Dellçevës (20:30)

Kumanovë – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi do të japë deklaratë për media.  (para Qendrës Kulturore Rinore – ish kinemaja Kozjak/12:00)

Llozovë/Sveti Nikollë/Veles – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski do ta vizitojë Komunën e Llozovës (17:00), Komunën Sveti Nikollës (18:30)  dhe Komunën e Velesit  (20:30)

Shkup – Konferencë për shtyp e Unionit qytetar demokratik në të cilin do të ketë fjalim bartësi i listës së UQD në NJZ 2, Enser Jusufoski. (në parkun para selisë së UQD, rr. “Skopska” 9a-1/2, deri tek drejtoria e Ohridska bankës/12:00

__________________________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Back to top button
Close
Close