Paralajmërime

MIA Paralajmërime MKD

30 qershor 2020

30 qershor 2020

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë Milla Carovska, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe përfaqësues të shoqatës “Humaniteti” do të takohen me anëtarët e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve . (Në oborrin e SHF “Kiro Gligorov” lagjja Kapishtec/9:00, deklarata për media para SHF “Kiro Gligorov //9:30)

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë Milla Carovska do të realizojë takim me Drejtorin ekzekutiv dhe anëtarët e Dhomës së zejtarëve. (Objekti i Odës së zejtarëve, Çarshia e Vjetër e Shkupit, rruga “Bitpazarska” nr. 12/10:30, deklarata për media para Odës së zejtarëve/11:00)

Shkup – Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darian Sotirovski, do të zhvillojë takim me drejtuesit e kishave dhe bashkësive fetare të përmendura në Kushtetutën e vendit. (Klubi i deputetëve /11:00, video inserte para fillimit të takimit, pas përfundimit të mbledhjes do të pasojë deklaratë)

Shkup – Me ligjëratë në temën “Tre krizat e neoliberalizmit global – ekonomia, demokracia dhe shëndetësia” e Alfredo Saad Filjo përfundon pjesa e parë e programit të edicionit vjetor jubilar të KRIK festivalit për kritikë të kulturës. (Onlajn në faqen e fejsbukut të KRIK https://www.facebook.com/KRIKfestival/ 20:00)

ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2020

Shkup – Konferencë për shtyp e bartësit të listës së BDI-së në NJZ 1, Izet Mexhiti (Sheshi Skënderbeu/11:00).

Veles – Karvani i Koalicionit “Mundemi” do të mbajë tribunë në Veles (19:00).

Gostivar – Karavan i Koalicionit “Mundemi” në Zhelinë, Çegran dhe Vrapçisht.

Radovish/Strumicë – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do ta vizitojë Komunën e Konçës (17:00), Komunën e Radovishit (18:30), Komunën e Strumicës (20:30).

Shkup – Aktivitete të bartëses së listës së Koalicionit të VMRO-DPMNE në NJZ 1, Gordana Siljanovska Davkova (deklaratë në Rrugën Boemska/13:00 dhe Tribune pas Filarmonisë/20:00).

Shkup – Bartësi i listës së Koalicionit të VMRO-DPMNE në NJZ 2, Vllado Misajllovski do të realizojë takim me qytetarët. (Vollkovë deklaratë për mediat /12:00)

Gostivar – Aktivitete të bartëses së listës së Koalicionit të VMRO-DPMNE-së në NJZ 6, Dafina Stojanoska. (Takime në Kaçamaku dhe deklaratë për media/13:00 dhe takim me qytetarë në Fabrikën e tullave dhe deklaratë për media/18:00)

__________________________________________________________________

**MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Back to top button
Close
Close