0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderMIA InvestigonReportazhShoqëri

MIA nga Bolonja: IQOS inovacioni – kombinim i teknologjisë së lartë dhe traditës

Teknologji e lartë e kombinuar me traditën e prodhimtarisë së duhanit. Ky është kombinimi që e ka produkti i ri inovativ i Filip Moris Interneshënëll (FMI) i quajtur IQOS (ajkos). Me investimin prej 6 miliardë dollarëve amerikanë, kjo kompani botërore arriti të ndryshojë botën e “duhanpirësve”.

Bolonjë, 19 shkurt 2020 (MIA) – Teknologji e lartë e kombinuar me traditën e prodhimtarisë së duhanit. Ky është kombinimi që e ka produkti i ri inovativ i Filip Moris Interneshënëll (FMI) i quajtur IQOS (ajkos). Me investimin prej 6 miliardë dollarëve amerikanë, kjo kompani botërore arriti të ndryshojë botën e “duhanpirësve”.

 MIA kishte mundësi të jashtëzakonshme për të vizituar fabrikën e Filip Moris Interneshënëll në Bolonjë, Itali, ku gjiganti i duhanit ka ndërtuar fabrikë të vlefshme thuajse 1 miliardl dollarë amerikanë, të bërë në mënyrë speciale për nevojat e produktit të ri. Fusha në të cilën nuk ka pasur asgjë për katër vite është shndërruar në fabrikë me teknologji të lartë, ku në fakt prodhimtaria e energjisë është prej fotovoltazheve të vendosur në çatinë e objekteve.

E zhvilluar në aspektin teknologjik, me kuadër të ri dhe me prodhimtari tërësisht të mekanizuar, fabrika paraqet një përmbledhje të inovacioneve dhe traditës së prodhimtarisë së duhanit.

Kjo fabrikë është investimi i parë grinfild që prodhon vetëm HEETS për nevojat e tregjeve ku shitet IQOS. Konsumatorët nga SHBA-ja dhe Japonia janë “klientët” kryesorë të fabrikës nga Bolonja.

“Fabrika jonë grinfild është këtu në Krespelano, Bolonjë dhe është qendër udhëheqëse për cilësi të lartë për prototip dhe prodhimtari të madhe, si dhe trajnim të kuadrit tonë për produkte pa tym. Fabrika jonë është pjesë themelore e vizionit të Filip Moris Interneshënëll për botë pa tym. Këtu prodhojmë pjesën më të madhe të duhanit të padjegshëm për IQOS, që është prodhuar nga duhani i vërtetë që e ka kaluar procesin e kontrollit. Këto produkte shiten në mbi 50 tregje nëpër botë dhe më shumë se 10 milionë persona janë transferuar tërësisht për shfrytëzimin e këtyre produkteve. Këtu në Bolonjë prodhojmë HEETS për rreth 30 nga këto tregje, ku janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është njëra prej fabrikave më të mëdha dhe më inovative në Itali dhe është shembull i shkëlqyeshëm për industrinë e a.q. 4.0. Investimi rezultoi me hapjen e 1200 vendeve të reja të punës, mbi ato 400 që punojnë në fabrikën paraprake. Si plotësim, rreth 400 persona punojnë në RM MTV të cilët janë pjesë e menaxhmentit të fabrikës, logjistikës, keteringut dhe kënaqjes së standardeve rigoroze të sigurisë”, deklaroi Oleksij Lomejkom drejtori i prodhimtarisë.

Pse alternativa e re konsiderohet si më e mirë se cigaret? Nga fabrika sqarojnë se kjo ndodhë për shkak të faktit se kontribuon në përmirësimin e shëndetit të njerëzve në secilin aspekt. Edhe për përdoruesi edhe për njerëzit që janë rreth atyre që përdorin IQOS. Hulumtimet tregojnë se IQOS është për rreth 95% alternativë më e mirë sesa cigaret. Jo vetëm që nuk krijohet tym, IQOS e mundëson ritualin, por me këtë rast nuk i thithni materiet e dëmshme. Gjatë ndezjes së parë të cigares, lirohen substanca të dëmshme që lëshohen në organizmin e njeriut gjatë djegies së cigares në temperaturë rreth 800 gradë celsiusë. Për dallim nga ky opsion, si alternativë shumë më e mirë, me IQOS duhani ngrohet maksimalisht deri në 350 gradë celsius duke prodhuar aerosol që i zvogëlon dukshëm përbërësit e dëmshëm. Ndërsa aerosoli nuk lejon që të vihet në pikëpyetje gjendja me ata që nuk pinë duhan në objektin ku përdoret aparati. Veç kësaj është i madh dallimi mes IQOS-it dhe cigares elektronike. Cigarja elektronike përdorë aroma artificiale, derisa IQOS përdorë duhan të vërtetë që ngrohet në temperaturë dukshëm më të ulët me ç’rast eliminohen rreth 95% e substancave të dëmshme të pranishme në tymin e cigareve, shprehen nga fabrika.

Është për t’u habitur se industria e duhanit flet për ndryshimin e shprehive, se para së gjithash shprehen – hiq dorë nga pirja e duhanit, e nëse nuk mund të heqësh dorë kalo në produkte alternative.

Sipas menaxhmentit të fabrikës në Bolonjë rezultatet në tregjet ku IQOS është i kapshëm kanë treguar se njerëzit të cilët kanë filluar të përdorin këtë aparat nuk i janë kthyer pirjes së duhanit, gjegjësisht se kanë mbetur me IQOS-in.

Nga Filip Moris sqarojnë se ky mision dhe vizion nuk është vetëm në letër, por se është i realizueshëm dhe se si liderë në industrinë e duhanit synojnë të tregojnë se gjithçka është e mundshme. Në një botë me ndryshime, ndryshimi është i domosdoshëm, por kjo ndonëse kushton shumë mjete, ndryshimi është i dëshirueshëm dhe i mundshëm.

Përdoruesit e ri të IQOS-it tregojnë vullnet të madh dhe janë të kënaqur nga produkti “i ri”, shprehet ata dhe shtojnë se në esencën e produktit është ajo se është inovativ, ndërsa është vendosur në thonjëza meqë bëhet fjalë për produkt të duhanit. “Dhe këtu qëndron esenca e ndryshimit, tradita mbetet, por inovacioni shpie përpara. Siç duket ky bashkim sjellë rezultat”, shtojnë nga Filip Moris.

Daniella Markoska Aleksovska

Back to top button
Close
Close