MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Vendimi për importin e automjeteve i cili hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti  dhe parashikon tatim të posaçëm për automjetet mbi bazë të komponentës ekologjike tani për tani nuk ndryshohet. Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski thotë se janë të hapur për vërejtje, por se është herët për ndryshim, duhet të priten rezultatet.

15:00/ 22 janar/ 2020

Shkup – Vendimi për importin e automjeteve i cili hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti  dhe parashikon tatim të posaçëm për automjetet mbi bazë të komponentës ekologjike tani për tani nuk ndryshohet. Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski thotë se janë të hapur për vërejtje, por se është herët për ndryshim, duhet të priten rezultatet.

Shkup – Reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta edhe borë paralajmërojnë meteorologët nga e diela në mbrëmje dhe fillimi i javës së ardhshme. Nga DPHM informojnë se prej nesër do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar veriore. Gjatë fundjavës mot me vranësira të ndryshueshme. Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër malet e larta reshje të borës.

Kërçovë – Reparti i Punëve të Brendshme në Kërçovë arrestoi  një adoleshent 17 vjeçar nga fshati Zajaz i Kërçovës. Te ai, nëpunësit policor,  gjatë kontrollit të kryer  në rrugën “11 Tetori”  në Kërçovë,  kanë gjetur dhe marë 14 qese me marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi adekuate”, thotë Stefan Dimoski zëdhënës i SPB-së-Ohër.

Shkup – Mundësitë nëse do të miratohet apo jo ligji për prokurorinë publike varet nga vullneti i vërtetë i VMRO-DPMNE-së, t’i vendosë interesat për eurointegrim para interesave të disa anëtarëve të vet partiak për të cilët po zhvillohen procedura tani nga prokuroria e rregullt, ndërkaq që ishin nisur nga Prokuroria Speciale Publike. Këtë e deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para promovimit të nismës “Gjyqësi e hapur” e cila është pjesë e programit “Përmirësim i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut” sot në Shkup.

Shkup – Vendimet e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi janë anuluar sepse janë të kundërligjshme, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski. Vendimet e Mizrahit, siç vlerësoi Spasovski, nuk i referohen asnjë neni nga Ligji, gjegjësisht nuk është përmbushur asnjë kusht për sjelljen e vendimeve të tilla.

Shkup – Kompanitë të cilat zbatojnë aktivitete për rritjen e kënaqësisë së blerëve, nismat e tyre S H mund t’i paraqesin deri më 7 shkurt dhe të hyjnë në garë  Sout est Europe customer experience awards të parat. Këto shpërblime janë një ngjarje më e madhe nga ky lloj në nivel botëror, ndërsa për herë të parë vendosen në Evropën Juglindore. Më të mirët do të zgjidhen në procesin transparent të vlerësimit,  nga ana e gjyqtarëve të pavarur. Pjesa më e madhe e prezantimeve të nismave do të hapen për vizitorë, me çfarë do të paraqesin edhe një lloj konference me karakter edukativ.

Shkup – Me mjetet të grantit të BE-së në vlerë prej 372.650 eurosh përmes fondeve IPA janë furnizuar instrumente të reja të sofistikuara dhe aparate të cilat kryesisht i zbatojnë metodat hormatografike përmes të cilave analizohen derivatet e naftës, ushqimi, pijet alkoolike dhe produktet e tjera për nevojat doganore, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska. Ajo, elaboroi se nëse deri më tani derivatet e natës janë analizuar me metoda klasike të cilat kanë zgjatur shumë kanë shfrytëzuar ekzemplarë dhe nuk e kanë dhënë përbërjen e plotë, tani me aparaturën e furnizuar dhe të certifikuar për një kohë më të shkurtër, me sasi më të vogël të ekzemplarit, fitohet përbërje më e thuktë kimike.

Shkup – Është arritur marrëveshje që grupet e punës të pushtetit dhe të opozitës të kenë takim për ligjin për prokurorinë publike deri në fund të javës, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. “Gjatë ditës së djeshme pati takim koordinues të dy anëtarëve nga të dy grupet, nga ai në pushtet dhe atij në opozitë për dinamikën për ligjin për prokurorinë publike, i cili si propozim na është dorëzuar para disa ditëve. Dhe është arritur marrëveshje të kemi takim të të dy grupeve të punës, secili grup me vërejtje dhe argumente të veta, më së voni deri në fund të kësaj jave”, theksoi Milloshoski në sallën për shtyp në Kuvend.

Shkup – Nuk ka mbeturina të dëmshme që importohen në vend. Ajo që po ndodh në Bullgari ne po e ndjekim nga afër. Po dalin shumë informata. Apelojmë t’i kontrolloni ato, veçanërisht kur bëhet fjalë për materiale të ndjeshme si këto, për mjedisin jetësor, deklaroi sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në sallën e re të operacioneve në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, Spasovki tha se edhe Prokuroria Publike ngriti një procedurë për hetimin e pretendimeve për gjoja importimin e mbeturinave të dëmshme në vend.

Shkup –  Neto paga mesatare për të punësuar në nëntor të vitit 2019 arrin 25.787 denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Neto paga mesatare mujore për të punësuar në nëntor të vitit 2019, krahasuar me nëntorin e vitit 2018, shënon rritje prej 5,1 për qind. Rritja e këtillë është falë, para se gjithash rritjes së neto pagës mesatare të paguar për të punësuar në sektorët: transport dhe deponim për 9,5 për qind, industrinë përpunuese 8,9 për qind dhe veprimtaritë e sigurimit shëndetësor dhe social, 8,2 për qind.

Koçan – Në Qendrën tregtare në Koçan sot rreth mesditës një burrë i moshës 40-vjeçare ia ka vënë flakën vetes. Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, personi është lyer me karburant dhe më pas e ka nxjerrë çakmakun dhe ia ka vënë flakën vetes. Kalimtarët dhe qytetarët menjëherë kanë tentuar t’i ndihmojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke përdorur aparate zjarrfikëse nga dyqanet fqinje.

Shkup – Mbështetje e fuqishme e Qeverisë për vazhdim të reformave, të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të proceseve integruese të vendit tonë në NATO dhe drejt BE-së dhe për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si në tre ciklet e kaluara paraprake zgjedhore gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara, për çka është cekur obligimi i të gjitha subjekteve politike në Qeveri u tha nga ambasadori i Italisë, Karlo Romeo në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski. Bashkarisht u konstatua, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, se nevojiten angazhime të qarta nga të gjitha subjektet politike për realizim të plotë të procesit të integrimeve në NATO, për riafirmim të dialogut, që mund të kontribuojë drejt marrëveshjes për ligjin për prokurori publike, edhe pse ky ligj nuk është kusht për eurointegrimet, si dhe për respektim të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Prespës që i hapi integrimet drejt NATO-s dhe BE-së.

Shkup – Nisma e rektorëve të universiteteve për formimin e sindikatës së re të të punësuarve në universitete është skandaloze, në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune ku nuk lejohet përzierje e punëdhënësve lidhur me organizimin dhe veprimin e sindikatave, ndërsa është skandaloze edhe nga aspekti i konventave ndërkombëtare të cilat i rregullojnë këto problematika, vlerësojnë nga Sindikata e të Punësuarve në Arsim dhe Shkencë – SASHK. Jakim Nedellkov kryetar i SASHK-ut në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se teza për nevojën e formimit të një lloji të tillë të sindikatës ka qenë  gjoja që të mund të merret rritje të pagave në arsimin e alrtë për 10 për qind, që SASHK-u, thotë, me negociata të mundimshme e dakordoi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – MASH-in vitin e kaluar, është një gënjeshtër e njohur nga aspekti që SASHK-u është sindikatë e vetme përfaqësuese për veprimtarinë arsim, shkencë dhe kulturë.

Shkup – Krijojmë kushte juridike dhe financiare për organizatat qytetare në nivel lokal,  nxitje dhe zhvillim të mekanizmave të përmbajtur për bashkëpunim midis  shoqërisë qytetare dhe autoriteteve lokale,  përforcim i kapaciteteve lokale të organizatave qytetare me qëllim që të bëhen  anë e rëndësishme e prekur në  dialogun qytetar dhe sjellja e vendimeve në nivel lokal, janë qëllimet e projektit “Organizatat qytetare në shërbim të demokracisë lokale”, që në tre vitet e fundit është zbatuar në shumë qytete të vendit.

Shkup – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor e ka shkelur Rregulloren e saj pasi janë aprovuar 120 ligje, 94 nuk janë vënë në konsultim me Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të rregullave – RVKE, reagojnë nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit. Nga Platforma theksojnë se në pajtim me Rregulloren e Qeverisë, të gjitha propozimet për sjelljen e ligjit, projekteve dhe propozim ligjeve të cilat i propozon Qeveria deri tek Kuvendi, ministritë kompetente kanë për obligim t’i publikojnë në faqen e tyre të internetit dhe në RVKE dhe të njëjtat duhet të jenë në dispozicion për komentet e opinionit të paktën 20 ditë nga dita e publikimit në RVKE.

Shkup – Në këtë fazë të procedurës kur komisioni ynë e konfirmon rang listën dhe punën e ndërmori Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve, nuk mund të tërhiqet kandidatura për anëtarin e Këshillit gjyqësor, porositi sot kryetari i Këshilli gjyqësor, Kiro Zdravev. “Nuk kemi kompetenca për të analizuar pse e ka tërhequr kandidaturën. Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve të anëtarit të Këshillit gjyqësor nuk është komision i Këshillit Gjyqësor, por në të kryetari dhe një anëtar zgjidhen nga Shoqata e gjykatësve, ndërsa neni tjetër nga organizatat joqeveritare. Ata më tej vendosin si ta zbatojnë tërë procedurën, mes tjerash ata duhet të përgjigjen në kërkesën për tërheqjen e kandidaturës. Mendimi im personal është se në këtë fazë nga procedura nuk mund të tërhiqet kandidatura për anëtar të Këshillit gjyqësor”, ka thënë Zdravev.

Shkup – Bashkimi Evropian ende sheh në rajon  me interes të madh. Edhe krahas  mossjelljes së vendimit në tetor për fillim të negociatave nga ana e Këshillit të BE-së, për shkak të  disa skeptikëve  në vetë Unionin,  ne jemi  këmbëngulës dhe besojmë se rajoni do të bëhet pjesë e Evropës, tha sot Nikolla Bertolini, udhëheqës i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend  në Forumin rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë  për shoqëri qytetare. Në lidhje me zhvillimin e shoqërisë qytetare në rajon, Bertolini tha se BE-ja jep  mbështetje të vazhdueshme, por duhet të bëhet ende shumë.

Shkup – Sallë e re kirurgjike e bërë sipas standardeve më të larta botërore në të cilën ka pajisje më bashkëkohore u promovua sot në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Salla u hapur për herë të parë pas 30 viteve pasi është rikonstruktuar blloku kirurgjik. Me këtë rast sot Klinikën e vizituan kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtorët e FSSHM-së si dhe i klinikave…

Shkup – VMRO-DPMNE-ja qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk u ofron asgjë të re, përveç politika të njohura humbëse me të cilat dëshiron ta kthejë shtetin me dekada mbrapa. Paralajmërimet se angazhohen për anulimin e Marrëveshjes së Prespës direkt e rrezikon anëtarësimin tonë të mëtutjeshëm dhe anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, si dhe integrimin tonë në BE, ka thënë  sot deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec në konferencën për shtyp në Kuvend. Ai potencoi se anëtarësimi në NATO dhe në BE shtetit tonë i garantojnë siguri, stabilitet, avancim ekonomik dhe zhvillim. VMRO-DPMNE-ja, siç tha, është kundër kësaj dhe dëshiron ta kthejë mbrapa shtetin e robëruar.

Athinë – Me shumicë votash u zgjodh gruaja e parë presidente e Greqisë, Ekaterini Sakaelaropullu, juriste e shquar, gjykatëse, person që i bashkon të gjithë greket dhe grekët, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis menjëherë pas votimit në Parlament dhe zgjedhjen e Sakaelaropullut për presidente të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis shtoi se “sot është një ditë e rëndësishme, e bukur, me diell për Greqinë”, theksoi se vendi po hyn në epokën e re me gruan e parë presidente dhe sot u hap një dritare drejt së ardhmes, ndërsa Greqia për president të shtetit fiton një personalitet e cili e simbolizon tranzicionin në epokën e re.

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me gjithsej 41 vjet burg shtatë anëtarët e grupit ilegal “Syri i Popullit”, të cilët planifikonin sulme ndaj funksionarëve të lartë shtetërore dhe figurave publike në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. I akuzuari i parë Avni Lumnica është dënuar me 12 vjet burg, Sadri Ramabaja me pesë vjet, Ragip Salova me katër, Bajrush Konjusha dhe Halim Halimi me nga tre vjet, ndërsa Rexhep Toplana dhe Bexhet Luzha me nga dy vjet burg.

Bruksel – Nënkryetarja e Komisionit Evropian e angazhuar për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica, sot bëri të ditur se Konferenca e madhe për të ardhmen e Evropës do të fillojë më 9 maj të këtij viti dhe do të zgjasë dy vite. Për këto dy vite Komisioni Evropian dëshiron që qytetarët dhe organizatat në mbarë Evropën të kyçen në këtë debat të gjerë, qëllimi i së cilës është që të formohet e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe e kontinentit.

Berlin – Ambasadori amerikan në Berlin, Riçard Grenel do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin këtë javë, konfirmoi ambasada për Radio Evropa e Lirë (REL). Tani për tani, është konfirmuar në Prishtinë se Grenel, i cili gjithashtu është përfaqësues special i presidentit amerikan, Donald Tramp për negociatat paqësore midis Kosovës dhe Prishtinës, të enjten do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan REL.

Bruksel – Evropa disponon me mjete se si të kundërshtohet në përhapjen e koronavirusit të ri, i cili së pari është zbuluar në Kinë, deklaroi profesori Herman Gosens, përfaqësues i organizatës evropiane “Pripear”, e cila punon në parandalimin e epidemisë të sapoparaqitur me mbështetje të Komisionit Evropian. Sipas tij,  asnjëherë deri tani  nuk ka pasur  përgjigje aq të shpejtë dhe koherente të paraqitjes të kërcënimit të ri epidemik.

Hongkong, 22 janar 2020 (MIA) – Rasti i parë i një burri të infektuar me koronavirusin e ri  është konfirmuar në HongKong, lajmëruan mediat lokale. Paraprakisht sot,  rasti i parë ishte konfirmuar edhe në rajonin administrativ special kinez Makao. Bëhet fjalë për një grua 52 vjeçare turiste nga Vuhan, qytet prej ku virusi filloi shumë shpejtë të përhapet. Autoritetet  në të dy rajonet  speciale administrative në Kinë i ashpërsuan  masat  që të parandalohet  përhapja e infeksionit.

Pekin, 22 janar 2020 (MIA) – Autoritetet kineze i paralajmëruan sot qytetarët të mos udhëtojnë në Vuhan, ndërsa ata të cilët veçse janë atje të mos largohen nga qyteti nëntëmilionësh, prej ku filloi me shpejtësi të përhapet virusi korona. Qytetarëve, gjithashtu, u rekomandohet të shmangin turmat dhe tubimet publike.

Kanbera, 22 janar 2020 (MIA) – Banorët në disa zona të kryeqytetit të Australisë, Kanbera, sot u evakuuan pasi  zjarret pyjore shpërthyen në afërsi të aeroportit. Pas freskimit disaditor, sërish janë regjistruar temperatura të larta, ndërsa është rritur edhe numri i epidemive të pakontrolluara në juglindje të vendit. Rrugët janë mbyllur, ndërsa autoritetet po i këshillojnë qytetarët të largohen ose të qëndrojnë larg periferisë në lindje të Kanberas. Nuk ka të dhëna për viktima ose dëme materiale.

Davos, 22 janar 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se SHBA-ja ka plan për parandalimin e virusit korona, prej të cilit në Kinë deri më tani jetën e kanë humbur nëntë persona, ndërsa janë infektuar mbi 400 persona. “Kemi plan dhe vlerësoj se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë kemi filluar. Qendra për kontrollin e sëmundjeve është e shkëlqyer, shumë profesionale”, deklaroi Tramp në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Teheran, 22 janar 2020 (MIA) – Sulmues të maskuar të armatosur sot nga  mbledhja e vranë komandantin lokal  të forcave paraushtarake të sigurisë në pjesën jugperëndimore të Iranit,  ndryshe bashkëpunëtor  i gjeneralit iranian Kasim Sulejmani, i cili kohë më parë ishte vrarë në një sulm ajror amerikan në Bagdad. Komandanti i vrarë Abdolhosein Moxhadami i ka udhëhequr forcat Basixh, të cilat janë krahu paraushtarak i gardës revolucionare, të obliguar për siguri të brendshme dhe detyra tjera.

Back to top button
Close
Close