MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Nivelet e lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin janar, tregojnë matjet e sotme meteorologjike. Nën mesataren janë nivelet e Vardarit afër Shkupit, Velesit dhe Demir Kapisë, të Treskës afër Makedonski Brodit, të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, të Cërna Rekës afër Novacit, të Drint të Zi afër Lozhanit, të Pçinjës afër Pelinces dhe Banjës së Kattanovës, të Bregallnicës afër Shtipit, të Strumicës afër Novosellës dhe të Sateskës afër Botunit.

15:00/ 21 janar/ 2020

Shkup – Nivelet e lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin janar, tregojnë matjet e sotme meteorologjike. Nën mesataren janë nivelet e Vardarit afër Shkupit, Velesit dhe Demir Kapisë, të Treskës afër Makedonski Brodit, të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, të Cërna Rekës afër Novacit, të Drint të Zi afër Lozhanit, të Pçinjës afër Pelinces dhe Banjës së Kattanovës, të Bregallnicës afër Shtipit, të Strumicës afër Novosellës dhe të Sateskës afër Botunit.

Shkup – Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani sot nga selia e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dërgoi porosi deri te të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të lira, duke pasur parasysh se vendi duhet të fitojë datë për fillimin e negociatave.

Shkup – Kryeministri bullgar Bojko Borisov, sot në takimin në Davos në Forumin Ekonomik Botëror me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp informoi për ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Ligjin për burime minerale. Ashtu siç informoi, Ministria e Ekonomisë për një kohë të gjatë është duke punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale në mënyrë që të gjejë një zgjidhje afatgjate në rast se rrezikohet siguria dhe shëndeti i popullatës lokale.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve unanimisht e hodhi poshtë si të palejuar kërkesën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, në të cilën ai kërkon anëtarët e trupit më të lartë zgjedhor në shtet ta interpretojnë nenin 46 nga Ligji për Qeveri dhe kompetencat e tij.

Shkup – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski e vlerësoi si jokonstruktiv shtrimin e rreth 100 amendamenteve të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme nga opozita. Amendamentet e shtruara, sipas Sugareskit, nuk paraqesin përmirësim të tekstit të ligjit, por bllokim të ndërgjegjshëm të vendimeve ligjore të cilat janë në interes të qytetarëve.

Shkup – Pas anulimit disamuajsh, këtë javë dy gjykatës suprem pritet të raportojnë  për dy lëndë të PSP-së “Tank”. Njërën lëndë para kolegëve do ta prezantojë  gjykatësi Risto Katavenovski, ndërsa në të kërkohet gjykata më e lartë  ta rishqyrtojë  dënimin me burg prej dy viteve për Nikolla Gruevskin si dhe për ish ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, i cili ishte dënuar  me katër vjet e gjysmë me burg”, publikoi BIRN.

Shkup – E drejta e fëmijëve për arsim adekuat dhe mbrojtje shëndetësore, si dhe e drejta e mjedisit të shëndoshë jetësor dhe ajrit të pastër, kanë qenë temat në të cilat kanë diskutuar deputetët e Maqedonisë gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar. Në të ardhmen theks i veçantë përveç në politikat themelore, të vendoset edhe në ato sekondare dhe terciale, si e drejtë e pjesëmarrjes së fëmijëve apo liri e shprehjes, të cilët duhet të ndërtojnë personalitete të fuqishme kreatorë të politikave të ardhme.

Shkup – VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje i cili është në procedurë kuvendore, por nuk dakordohet me atë që ai sillet me procedurë të shkurtuar, pa mundësi të organizohet debat publik dhe të dëgjohet opinioni profesionist dhe vetëqeverisjet lokale.

Shkup – Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka rikujtuar në reagimet pozitive ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për të punësuarit në administratë dhe sektorin publik.

Shkup – Katër persona me komplikime nga gripi prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tetë të tjerë të cilët kanë simptome të virusit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje infektive. Në mesin e të sëmurëve nuk ka fëmijë, informojnë për MIA-n nga Klinika.

Shkup – Kroacia si shtet anëtar i BE-së dhe Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në procesin e fillimit të negociatave të pranimit me BE kanë përqafuar vlerat evropiane të respektimit të solidaritetit dhe mos-diskriminimit ndërmjet njerëzve nga bashkësi të ndryshme etnike. Strategjia Kombëtare për zhvillimin e konceptit “Shoqëria të barabartë për të gjithë” e miratuar para vitit të ri, duhet të kontribuojë në barazinë dhe integrimin e shoqërisë përmes dialogut ndërkulturor dhe bashkëveprimit në mes një morie të kulturave dhe identiteteve të ndryshme, përfshirë komunitetet etnike, me çka do të bëhet harmonizimi i plotë i detyrave dhe rekomandimeve ndërkombëtare të organizatave kryesore ndërkombëtare – BE, Këshilli i Evropës dhe OSBE.

Shkup – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në ora 14 00 i dorëzoi dokumentet deri tek Regjistri qendror për shkarkimin e drejtorit të deponisë “Drislla”, Goran Angelovski. Shilegov këtë e deklaroi sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve dhe shtoi se do ta emërojë ushtruesin e detyrës drejtor për deponinë, por nuk deshi ta përmendë emrin e drejtorit të ri.

Shkup –  Dështon Partneriteti Privato-Publik për ndihmën e shpejt. Edhe pse kjo, nuk paraqet ndonjë risi për këtë ministër, në krahasim nga herët tjera, se paku ministri Filipçe pranon se:

Shkup – Sot, fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor dhe fatkeqësisht po e nisim me problemet e vjetra. Kjo qeveri, në vend të krijimit të kushteve për reforma në arsim, po vazhdon me avazin e qeverisë së vjetër, ku akoma ballafaqohemi me mungesë të objekteve, teksteve shkollore dhe politizim të skajshëm të arsimit, madje duke i shkelur edhe ligjet që kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Po ju përmendim vetëm disa prej tyre.

Shkup – Koha përfundimtare është Maqedonia e Veriut të bëjë një hap para  në rrugën e saj evropiane – hapje të  negociatave inkuadruese të merituara me BE-në, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nga Davos, ku ka marrë pjesë në panelin me temën “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, i cili mbahet  në suaza të Forumit ekonomik botëror.

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot u bëri thirrje partive politike t’i tejkalojnë, siç tha, pozicionet e ngushta partiake dhe politike sa i përket ligjit për prokurori publike, të gjendet kompromis dhe para së gjithash  në mënyrë simbolike të dërgojmë porosi se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në luftën me korrupsionin të nivelit të lartë. Osmani, përkujtoi se ligji nuk është kushtëzuar nga Këshilli Evropian apo Komisioni, por se është me rëndësi për vende të caktuara anëtare, si Holanda dhe Franca.

Zagreb – Ndotja e ajrit në Zagreb tanimë disa ditë është mbi nivelin maksimal të lejuar. Sipas matjeve të fundit, në disa pjesë të qytetit përqendrimi i grimcave të vogla PM 2,5 është në indeksin 70, që është për 20 më shumë se sa lejohet.

Prishtinë – Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa konfirmoi sot se përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, para së gjithash ambasadorët e shteteve të “Kuintit” dhe Bashkimit Evropian (BE), insistojnë që Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Athinë – Greqinë e konsiderojmë si aleat kyç dhe lojtar në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan, shkruan në letrën e dërguar nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deri tek kryeministri grek Kirijakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paris – Franca mund të mbyllë edhe dy reaktorë bërthamorë të saj në vitin 2025 dhe vitin 2026, më herët sesa pritej, nëse lejojnë kushtet e tregut, tregojnë dokumentet qeveritare. Franca, e cila është e varur nga reaktorët bërthamorë, synon të zvogëlojë ndikimin e energjisë bërthamore në prodhimtarin e saj të energjisë elektrike nga ato aktuale 75 për qind në 50 për qind deri në vitin 2035. Dy reaktorët më të vjetër francezë në centralin bërthamor Feshenheim do të ndalen së punuari nga ky muaj dhe në muajin qershor.

Teheran – Një deputet iranian ka ofruar shpërblim prej tre milionë dollarë “ai që do ta vrasë Donald Trampin”, lajmëruan mediat amerikane, duke iu referuar agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Isna. “Në emër të popullit të provincës Kerman, do të paguajmë tre milionë dollarë shpërblim në para të gatshme atë i cili do ta vrasë “Trampin”, deklaroi para deputetëve në Parlamentin iranian Ahmad Hamzeh, i cituar nga agjencia iraniane.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se koronavirusi i ri në periudhën e ardhshme me siguri do të përhapet edhe në zona të tjera të Kinës dhe në shtete të tjera. “Ditëve të ardhshme duhet të priten më shumë raste në pjesë tjera të Kinës dhe me siguri edhe në shtet të tjera”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

Tokio – Qeveria japoneze vendosi të fillojë me përgatitjet për vendosjen e rrjetit celular të gjeneratës së gjashtë (6G), në mënyrë që ky rrjet ultra i shpejtë në Japoni të fillojë me punë në vitin 2030. Për këtë qëllim është krijuar një këshill ekspertësh, i cili përfshin ekspertë teknikë, përfaqësues të kompanive private dhe institucione publike kompetente, detyra e të cilëve është të hartojnë një strategji komplekse për kalim në formatin e ri.

Back to top button
Close
Close