MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndërsa me punë do të fillojë edhe bazari i Vitit të Ri “Uinterlend 2020”. Me këtë, në Shkup edhe zyrtarisht do të fillojë festimi në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues.

09:00/ 6 dhjetor/ 2019

Shkup – Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndërsa me punë do të fillojë edhe bazari i Vitit të Ri “Uinterlend 2020”. Me këtë, në Shkup edhe zyrtarisht do të fillojë festimi në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues.

Shkup – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Berlin, do të marrin pjesë në Konferencën “Dialogjet  Ballkanike”.

Shkup – Biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçev sot duhet të paraqiten në Gjykatën penale në Shkup si dëshmitarë në Prokukorinë për rastin “Reket”, në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.

Shkup – Informata për projektin “Bli shtëpi, bli banesë” prej sot deri më 8 dhjetor qytetarët  mund të marrin në panairin  që mbahet në Shkup siti moll. Për të gjithë të interesuarit në një vend janë të arritshme informatat  nga Ministria e Financave, bankat që janë përfshirë në projekt dhe kompanitë ndërtimore, dhe si të aplikojnë në të.

Shkup – Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH), koordinues i Tink net Rrjetit të Evropës Juglindpre (SEE Think Net), do të mbajë ngjarje përmbyllëse të Rrjetit dhe projektit “Drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm rajonal – Procesi i Berlinit dhe më tutje”, i mbështetur nga programi për politika “Tink dhe link 2019” të Fondit evropian për Ballkanin.

Shkup – Shtatë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej 13 aksidente, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material. Policia e Shkupit, informon se dje policia rrugore ka zbuluar dhe përjashtuar nga trafiku një shofer, i cili  e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tre shoferë pa pasur patentë shoferi, si dhe pesë automjete tjera të paregjistruara.

Shkup – Debati që u zhvillua pas iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11-a të Ligjit për amnisti edhe krahas përplasjeve ndërpartiake dhe interpretimit nga ana e ekspertëve juridik, në opinion është hapur edhe çështja për përgjegjësinë e ish presidentit Gjorge Ivanov për amnistitë e shqiptuara në vitin 2016 ndaj pesëdhjetë personave të cilët ishin përfshirë në akuzat dhe hetimet në lëndët që i nisi PSP.

Shkup – Në suaza të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot do të ndajë certifikata për 35 përfaqësues gjinor në Ministrinë dhe të gjitha Njësitë e Armatës.

Shkup – Pesëdhjetë e tre vullnetarë amerikanë të Korpusit paqësor sot në Shkup do të japin betim solemn dhe do ta fillojnë shërbimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vullnetarët e rinj, siç paralajmëron Korpusi paqësor, do të kyçen në grupin e më shumë se 800 vullnetarëve, të cilët deri më tani kanë shërbyer në vend.

Shkup – Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për mbrojtje dhe siguri ku në rend dite janë më shumë ndryshime dhe plotësime të ligjeve në sferën e sigurisë. Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë, ndryshimet e Ligjit për armë, Ligjit për sigurim privat, Ligjit për polici, Ligjit për mbrojtje nga materiale ndezëse dhe gazra, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes. Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për kontroll kufitar, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të huajt, Ligjit për prodhimin e materieve eksploduese, Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe qëndrimit të qytetarëve si dhe ligjit për aktivitet detektiv, të gjitha në lexim të parë.

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja për Financa, Nina Angellovska, sot në Qendrën e medias në Qeveri do të mbajnë fjalim në promovimin e Projektit për projektimin dhe vendosjen e sistemeve fotovoltaike. Projekti zbatohet nga Ministria e Financave me fonde të BE-së për zhvillim të infrastrukturës rurale, në bashkëpunim me Bankën Botërore si segment i veçantë për IPA investime rurale në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Londër – Bregziti është një nga gabimet më spektakolare në historinë e BE-së, por gabim i madh është edhe “jo”-ja franceze për liderët e Ballkanit Perëndimor veçmas për Shkupin, konsideron Donalld Tusk në intervistën e parë pas largimit nga funksioni kryetar i Këshillit Evropian. Tusk i cili mburret me njohuri për historinë evropiane, ka qenë kritik edhe për refuzimin e Makronit të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shkup – Zgjedhja e kryerevizorit shtetëror sot është sërish  para anëtarëve ë Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Burimet kuvendore për MIA-n potencuan se është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të partive politike se kush do të jetë revizori i ardhshëm dhe presin  ajo sot të zyrtarizohet.

Beograd – Anketa e nëntë e mendimit publik për Qëndrimin e qytetarëve për temat potenciale për marrëveshjen përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, e realizuar nga Institutit i demokracisë në Kosovë, shfaqi dallime mes qytetarëve nga komunitetet e ndryshme në raport me elementet të cilat duhet t’i përmbajë marrëveshja.

Londër – Bregziti është një nga  gabimet më spektakolare në historinë e Bashkimit Evropian, konsideron Donald Tusk në intervistën e parë  nga braktisja e funksionit kryetar i Komisionit Evropian. Në intervistë për “Gardijan”, Tusk thotë se Bregziti është “përvoja  më e trishtuar” për të në pesë vitet e mandatit të tij,  në një periudhë stuhie të shënuar me krizën e eurozonës në Greqi, diskutime të nxehta për migracionin dhe ardhja në pushtet e Donad Trampit.

Uashington – Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mendon për sistemim shtesë të 4-7 mijë ushtarë në Lindjen e Afërt që ta kundërshtojë Iranin në rajon. Këtë e publikoi Si-En-En duke iu referuar burimeve ushtarake. Të mërkurën, sekretari për shtyp i Pentagonit, Alis Farah, i mohoi informacionet e “Uolstrit xhurnal” se administrata e Uashingtonit mendon për ta përhapur praninë e vet ushtarake në Lindjen e Afërt me sistemimin e 14.000 ushtarëve dhe dhjetëra anijeve për provokimin e Iranit.

Oslo – Deputeti norvegjez, Erlen Viborg njoftoi se e ka propozuar NATO-n, aleatin më të madh ushtarak në histori, për Çmimin Nobël për paqe në vitin 2020. “Përmes ekzistimit të saj, NATO-ja e garanton paqen tonë 70 vite. Falë NATO-s, ne e kemi shmangur Luftën e Ftohtë të bëhet Luftë e ashpër”, ka shënuar Erlen Viborg në Fejsbuk.

Uashington – Qeveria e SHBA-së i ka akuzuar forcat e sigurisë së Iranit, për vrasjen e me tepër se një mijë njerëzve në protestat të cilat kohë më parë filluan në këtë shtet. Ky numër është dukshëm më i madh në krahasim me numrat e viktimave, të cilat i publikuan organizatat për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, autoritetet amerikane nuk publikuan dëshmi për t’i mbështetur qëndrimet e tyre.

Sidnei – Zjarrfikësit luftojnë të parandalojnë pothuajse 150 zjarre në Uelsin e Ri Jugor ndërsa erërat e fuqishme e përhapin tymin sërish drejt Sidneit, qyteti më i madh në Australi, njoftuan sot mediumet australiane. Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në zjarret nga fillimi i nëntorit, ndërsa më shumë se 680 shtëpi janë shkatërruar. Zjarrfikësit vazhdojnë në Uelsin e Ri Jugor, Viktoria, Austrianë Jugore dhe Kuinslend.

Back to top button
Close
Close