MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) sot ngriti padi penale në prokurorinë kompetente, bazuar në nenin 149 të Kodit Penal për shpërdorim të të dhënave personale, për publikim të paautorizuar të listave me titull Koronavirus-KOVID 19 për qytetarët e RMV-së, të cilëve u janë publikuar emrat, datat e lindjes dhe adresa e vendbanimit.

15:00/ 10 prill/ 2020

Shkup – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) sot ngriti padi penale në prokurorinë kompetente, bazuar në nenin 149 të Kodit Penal për shpërdorim të të dhënave personale, për publikim të paautorizuar të listave me titull Koronavirus-KOVID 19 për qytetarët e RMV-së, të cilëve u janë publikuar emrat, datat e lindjes dhe adresa e vendbanimit.

Kërçovë – Situata e sigurisë në zonën e SPB Ohër, ku përfshihet edhe Kërçova, është e qëndrueshme. Në 24 orët e kaluara, banorët e Kërçovës e kanë respektuar plotësisht ndalimin e lëvizjes për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit KOVID-19.

Shkup – Anëtarë të Qeverisë kanë pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi kishte kontakt me një të sëmurë. Rezultatet e tij priten, ndërsa se a do të testohen do të marrin informacion nga ministri i Shëndetësisë.

Shkup – Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikolçe Baboski, sot theksoi se subvencionet për duhanin, pas programit për vitin 2019, do të paguhen në afatin sa më të shpejtë të mundur. Ai informoi se për 28.070 shfrytëzues të kësaj përkrahje financiare, tanimë janë përgaditur vendimet dhe për periudhë shumë të shpejtë, do të paguhen. Të gjitha masat tjera themelore, të parapara me këtë program, siç sqaroi Baboski, veçmë janë paguar.

Shkup – Dyzetë për qind e ndërmarrjeve publike nuk kanë strategji për punë, e as qëllime të qarta të cilat duhet t’i arrijë ndërmarrja gjatë këtij viti, tregon hulumtimi i bërë nga ana Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH).

Shkup – Gjatë kufizimeve të lëvizjes, nuk sanksionohen personat që denoncojnë vepër penale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhur me kërkesat që në opinion janë parashtruar nga organizatat joqeveritare, Ministria e Brendshme informoi se qytetarët që duan të raportojnë një vepër penale duhet ta bëjnë këtë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt policor dhe për këtë nuk u duhet një leje e veçantë. Ata mund të lëvizin pa probleme deri te stacioni më i afërt policor. E njëjta gjë vlen për qytetarët të cilët për shkak të dhunës ose veprave të tjera penale kanë nevojë për ndihmë të institucionit shëndetësor, kështu që për këtë nuk ka nevojë për leje speciale.

Shkup – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në pres konferencë përsëriti qëndrimin që qytetarët të respektojnë distancimin fizik. “Kisha apeluar te të gjithë epidemiologët dhe institucionet, ngaqë shtetet përreth nesh ka disa ditë që e kanë ndryshuar qasjen për të gjithë njerëzit që kanë ankesa, simptome që kanë të bëjnë me Kovid-19 dhe prandaj Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në hapin tjetër, dhe jo më nëpërmjet telefonit t’u thuhet personave të qëndrojnë në shtëpi, por të njëjtit të hospitalizohen”, tha Thaçi.
Shkup – Të gjitha afatet dhe thirrjet e hapura, si për programet kombëtare, ashtu edhe për Programin IPARD 2 në fushën e bujqësisë, shtyhen për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në lidhje me përhapjen e koronavirusit, reaspektivisht nga dita e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme e deri në ditën e përfundimit.

Shkup – Gjykimi për lëndën “Reket” vazhdon më 24 prill, pasi seanca e sotme u anulua për shkak të gjendjes me koronavirusin në burgun e Shutkës. Lënda është në fazën e plotësimit të provave, dhe në seancën e sotme duhej të paraqitej ekspertiza nga Prokuroria Publike.

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga sot, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus.

Shkup – Blerja e qengjave është me tempo të ngadalësuar dhe është ulur, me çka presim se përmes masës që para disa ditësh e solli Qeveria, vetë fermertë do ta rrisin numrin e tufës, ndërsa me këtë edhe do ta zbusim presionin e tregut i cili po rritet, theksoi sot në konferencën për media ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Kërçovë – Shoqata humanitare kërçovare nga Vjena, e mbështetur nga kërçovarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, mblodhën 6.500 euro dhe përgatiti 180 pako ushqimore për t’u shpërndarë në Kërçovë dhe zonat përreth.

Shkup – Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se do të kërkojnë që ta pranojnë propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë për rritjen e akcizës së naftës dhe informon ase po përgatitet edhe propozim dekret bashkë me Drejtorinë Doganore, por se vendimin përfundimtar do ta ketë Qeveria.

Shkup – Mjetet prej 6,5 miliardë denarë që Qeveria dje me dekret i rishpërndau janë siguruar nga të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit. Shkurtime, siç shpjegoi ministrja e Financave, Nina Angellovska, janë bërë nga pjesa për mallra dhe shërbime, investime kapitale, etj., ndërsa mjetet shpërndahen në programe të përshtatshme.

Shkup – Përfaqësuesit e sektorit të hotelierisë deri të hënën, duhet t’i paraqesin të gjitha propozimet e tyre për mënyrën e mbështetjes nga shteti, por edhe për përdorimin e Fondit të turizmit, përmes të cilit tani janë në dispozicion 95 milionë denarë. Tashmë janë duke u marrë në konsideratë edhe masat, me të cilat do të kthehen sërish në funksionimin normal, për të cilën ekziston mendim të jetë për afërsisht një muaj.

Shkup – Grupacioni farmaceutik Novartis në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Përfaqësi e Novartis  Farma dhe Lek Shkup anëtar i kompanisë Sandoz) ka dhuruar 100.000 dollarë në Institutin për shëndet publik me qëllim të ballafaqimit më të lehtë të vendit tonë me virusin Kovid-19, i cili mori përmasa pandemike.

Shkup – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishell, në të cikën ka shprehur falënderim për mbështetjen e tij që qartë dhe të hapur për vendimin për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me këtë akt Unioni, në rrethana të jashtëzakonshme, ka konfirmuar se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në familjen e përbashkët evropiane.

Shkup – Në 24 orët e fundit janë bërë 496 testime të Kovid-19, me ç’rast janë regjistruar 48 raste të reja, pozitive në virusin. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 711 persona, informojnë sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Tiranë – Në Shqipëri, edhe më tej bie numri i të infektuarve të rinj me koronavirus, ndërsa rritet numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar vetëm shtatë raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 416. Në të njëjtën kohë, janë shëruar 17, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 182.

Tiranë – Nga porti italian Bari me traget, që lundroi mbrëmë, po transportohen trupat e 12 shtetasve shqiptarë që vdiqën nga koronavirusi i ri. Trageti do të arrijë në portin shqiptar të Durrësit, pas çka automjetet me mbetje mortore do të vazhdojnë deri në vendlindjet e të vdekurve, ku do të varrosen vetëm me familjarët e afërt.

Prishtinë – Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes publike të telekomunikacionit Telekom në Kosovë, Bedri Istrefi, thotë se ndjehet i turpëruar për shkak të pagës së tij mujore prej 5,180 euro dhe kërkoi që ajo t’i zvogëlohet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë – Përfaqësuesi i ri special i Bashkimit Evropian për negociata mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak e njoftoi  presidentin kosovar Hashim Thaçi se tashmë i ka filluar  përgatitjet për ndërmjetësim në dialogun e ardhshëm  mes dy shteteve dhe se në atë drejtim  pret të bashkëpunojë me të, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Romë – Qeveria italiane ka vendosur ta zgjasë karantinën e vendosur për shkak të koronavirusit deri më 3 maj, e cila përfundon më 13 prill, njoftuan mediat italiane, duke iu referuar sindikatave.

Romë – Kanë filluar hetime për qindra raste të vdekjes nga virusi korona në shtëpi për kujdes për persona të moshuar në Milano dhe në gjithë rajonin e Lombardisë, informuan mediat italiane.

Paris – Në aeroplanmbajtësin francez “Sharl de Gol” janë regjistruar 50 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, kumtuan autoritetet. Tre marinarë janë evakuuar “si masë parandaluese”. Janë bërë 66 teste tek marinarët e anijes.

Nju-Delhi – Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri në Indi është rritur për 166 dhe tani është 199, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas kumtesës, në Indi në 24 orët e kaluara janë regjistruar 678 pacientë shtesë, që ka çuar numrin në 6.412.

Back to top button
Close
Close