MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

– Presidenti Stevo Pendarovski më 16 dhjetor do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në dhomën ligjvënëse pasi është përzgjedhur në këtë funksion në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re të Parlamentit. Sipas nenit 85 nga Kushtetuta, presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështjet nga kompetenca e tij të paktën njëherë në vit, Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës mendim për çështjet nga kompetenca e tij.

12:00/ 1 dhjetor/ 2020

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski më 16 dhjetor do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në dhomën ligjvënëse pasi është përzgjedhur në këtë funksion në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re të Parlamentit. Sipas nenit 85 nga Kushtetuta, presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështjet nga kompetenca e tij të paktën njëherë në vit, Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës mendim për çështjet nga kompetenca e tij.

Shkup – Në Shkup sot në formën digjitale fillon Edicioni i nëntë i Samitit Maqedonia 2025. Në fokusin e Samitit janë reformat ekonomike dhe rimëkëmbjet ekonomike, ndërsa pritet të përfshijë mbi 400 përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave, diplomatë, drejtorë ekzekutiv, sipërmarrës, anëtarë të akademisë dhe liderë të rinj. Për sot është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev. Ai së bashku me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir do të marrë pjesë panel sesionin me temë “Bota në krizë: Reformat ekonomike dhe marrëdhëniet globale në EJL”. Është paralajmëruar edhe kyçja onlajn e ambasadores së SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz. Në Samiti do të diskutohet mbi pandeminë dhe krizën shëndetësore dhe ekonomike, si tema të pashmangshme në të gjitha tubimet dhe konferencat, por do të përqendrohet në rimëkëmbjen ekonomike, reformat ekonomike, si dhe paraqitjen e shembujve të suksesshëm dhe praktikat më të mira të kompanive në vend dhe botë. Do të diskutohen për reformat ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, si të ndërtohet një biznes i suksesshëm në një vend në zhvillim dhe do të diskutohet fuqia e kompanive me një kulturë të orientuar drejt njerëzve.

Shkup– Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 25-të me më shumë pika në rendin e ditës në interes të qytetarëve dhe nga programi i saj për punë. Siç njofton Pres shërbimi qeveritar, në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Bankës Maqedonase për mbështetjen e zhvillimit, propozues i së cilit është Ministria e Financave. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe Propozim-ligji për zhvillim, prodhimin e mallrave ushtarake, siç është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Sistemit një sportel dhe mbajtja regjistrit tregtar dhe regjistër për persona juridik.

Shkup – VMRO-DPMNE-ja opozitare për sot paralajmëroi protestë me bllokadë të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke filluar prej orës 12:30, e deri në ora 14:00. VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev dhe ai publikisht të thotë për çka fshehurazi u negocua këtë fundjavë në Sofje. “Sot është koha e momenteve historike. Sot janë momente kur vendoset për të ardhmen e popullit maqedonas, kombit maqedonas dhe shtetit maqedonas. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Zaevi që publiksiht të thotë se për çka fshehurazi u negocua këtë fundjavë në Sofje. Zaevi vazhdoi për punët më të rëndësishme të hesht dhe negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë t’i fsheh nga opinioni”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Athinë – Insistimi i Bullgarisë që ta bllokojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, paraqet rrezik për krijimin e edhe një plasaritje të krahut juglindor të NATO-s, në kushte kur ekzistojnë ndarje të thella mes të dy anëtareve të tjera në Paktin e rajonit – Greqia dhe Turqia, vlerëson edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini”. Sipas gazetës, mes Sofjes dhe Shkupit po krijohet një përplasje e re “për shkak të kontroversës së vjetër dy shekuj në bazë etnike”. “Edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut janë anëtare kyçe të Aleancës në rajon. Bullgaria me rolin e saj si supervisor mbi Detin e Zi dhe në jug të Rusisë, ndërsa Maqedonia e Veriut si tampon zonë kundër përhapjes së mëtutjeshme ruse në zemrën e Ballkanit. Të dyja vendet shumë fuqishëm i ndjejnë pasojat nga konflikti amerikan – rus për ndikim”, shtoi gazeta.

Shkup – Zëvendëskryetari i Shkupit, Enver Maliqi ka ndërruar jetë nga komplikimet e shkaktuara nga Kovid-19. Enver Maliqi u zgjodh për anëtar të Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale që u mbajtëm më 15 tetor të vitit 2017, nga lista e këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në dhjetor të vitit 2017 u zgjodh për zëvendëskryetar të Shkupit. Maliqi e ka zëvendësuar kryetarin e Qytetit të Shkupit në mungesë, gjegjësisht i ka kryer të gjitha obligimet dhe i ka pasur të gjitha autorizimet në kompetencë të kryetarit në pajtim me ligjin. Maliqi ishte pronar shumëvjeçar i kompanisë “GEMAK Trejd”, si dhe i hotelit “Park Hotel dhe Spa”. Me rastin e vdekjes së Maliqit, përmes Fejsbukut fjalë lamtumirës ka dhënë kryetari i Qytetit të Shkupit.

Shkup – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka thënë se duhet të jemi optimist deri në fund lidhur me mundësitë për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor sepse është në interes tonin. Linjat e kuqe, siç potencoi Mariçiq ku ishte mysafir në emisionin në Studio 10 në TV 24, nuk guxojnë të tejkalohen dhe beson në ekipin e Maqedonisë së Veriut se do të japin maksimumin që të hapen negociatat pa u rrezikuar interesat dhe identiteti. “Duhet të jemi optimist deri në fund dhe të shpresojmë dhe të punojmë”, ka thënë ministri Mariçiq. Për situatën në gjyqësi dhe qeverisjen e të drejtës, ka thënë se drejtësia tek ne arrin me faza, por se reformat do të zbatohen. Nuk mund, shton Mariçiq, të thuhet se gjithçka është njëjtë dhe e pandryshuar dhe se ka raste të mëdha të cilat janë hapur dhe mbyllur dhe se dy ministra të punëve të brendshme janë dënuar me dënim me burg dhe kryeministër i dënuar në arratisje.

Shkup– Mjekë dhe infermiere nga Qendra Ushtarake Mjekësore (QUM) dhe studentë të cilët janë në vitin e gjashtë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, prej sot filluan të punojnë vullnetarisht në qendrat e kovidit në Shkup. Grupi i parë i mjekëve dhe infermiereve tashmë është përfshirë në punën në ndërrime dhe në kujdestari, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes në takimin në Klinikat Interne me përfaqësuesit e QUM dhe studentët e përshëndeti vendimin e tyre dhe dëshirën që të ndihmojnë në punën e qendrave të kovidit. “Ndihmën të cilën ne e ofroni për neve është shumë e rëndësishme në periudhë kur kemi numër të madh të pacientëve të hospitalizuar me Kovid-19. Nga ana tjetër për ju kjo është përvojë siç ndoshta nuk do të keni mundësi ta shihni në karrierën tuaj si mjekë. Organizim të këtillë nuk ka pasur deri më tani as te ne, e as në botë. Sëmundja është e re dhe e paparashikueshme. Manifestimi klinik është i ndryshëm te secili pacient. Po përballemi me diçka të re në mjekësi dhe për të gjithë ne kjo njëkohësisht është edhe problem mjekësor, por edhe sfidë”, tha ministri Filipçe në takim.

Shkup – Linjë ajrore e rregullt do të vendoset në relacionin Shkup-Kiev nga 6 dhjetori (e diel). Fluturimet e reja, të cilat po vendosen për herë të parë në mes Ukrainës dhe Maqedonisë të Veriut, do të realizohen nga linja ajrore WINDROSE. Fluturimet 7Ë791/792 do të zhvillohen çdo të enjte dhe të diele. “Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Republikës të Maqedonisë të Veriut, nga 6 dhjetori i vitit 2020, fluturimet do të vendohen në relacionin Kiev-Shkup-Kiev”, kumtoi sot Ambasada e Ukrainës në Shkup. Fluturimet nga aeroporti “Borispil” do të kryhen nga aeroplanët Embraer-145 dhe ATR72-600. Përveç kësaj, sipas Ambasadës, WINDROSE ofron edhe tranzit të përshtatshëm nga rajonet e Ukrainës: Karkov, Dnipro, Odesa dhe Lviv. “Ekzistenca e fluturimeve të drejtpërdrejta do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh – përforcimin e lidhjeve të biznesit, zhvillimin e turizmit në të dy vendet, njohje më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë të Veriut me Ukrainën dhe të ukrainaseve me Republikën e Maqedonisë të Veriut. Kësaj ngjarje të rëndësishme iu përkushtua edhe takimi i ambasadores së Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk me drejtorin e Përgjithshëm të TAV Maqedoni Metin Batak në aeroportin e Shkupit më 26 nëntor të vitit 2020”, thuhet në kumtesën në faqen e Fejsbukut të Ambasadës së Ukrainës.

Shkup – Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV në të cilin janë të kyçur shumë shoqata sot me rastin e 1 dhjetorit, Ditës botërore të luftës kundër SIDA-s, informoi se edhe në kushte të krizës, organizatat civile nëpër shtet çdo ditë zbatojnë shërbime në terren dhe të stacionuara për parandalim, testim dhe mbështet lidhur me HIV mes popullatave kyçe, të parapara me programin për mbrojtjen e popullatës nga HUV infeksioni. Përveç përballjes me HIV, siç theksohet, organizatat bëjnë edhe përpjekje shtesë për ta vendosur infrastrukturën për HIV në funksionin e përballjes me Kovid-19 edhe atë përmes informimit të obligueshëm të shfrytëzuesve për parandalim dhe mbrojtje nga Kovid-19 dhe mbështetje në shfrytëzimin e masave aktuale qeveritare, sigurim dhe distribuim të pajisjes mbrojtëse për shfrytëzuesit e shërbimeve, dorëzim të terapisë së rregullt për HIV deri tek pacientët nga qytetet tjera, në bashkëpunim me Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, që të shmanget udhëtimi i panevojshëm deri në Shkup të këtij grupi të pacientëve, të cilët janë nën rrezik të madh, sigurim të terapisë simptomatike për shfrytëzuesit për drogë, si dhe pajisje mbrojtëse dhe materiale, ndihmë materiale në lloj të ushqimit, prodhime higjienike, suplemente, ilaçe dhe veshje për punonjëset e seksit, gratë shtatzëna dhe foshnjat.

Shkup – Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 202 masa, në kuadër të kontrolleve të përforcuara aksionale në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB sot informuan se për vozitje pa patentë shoferi janë shqiptuar 18 sanksione, 13 masa për automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, 65 sanksione për automjete të parkuara jo në rregull, ndërsa 49 automjete janë marrë nga “karrotreci”, përderisa 21 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, theksojnë nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

Shkup – Gjatë javës së kaluar NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë rrugore Shkup sanksionuan 242 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt që e penguan zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. “Në periudhën nga 23 nëntori deri më 29 nëntor me karrotrec janë larguar 121 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik ‘Bllokator janë sanksionuar 121 automjete të cilat janë hasur në zonat rezidente dhe nuk ishin shfrytëzues rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar’”, kumtojnë nga Komuna Qendër. NP PKQ dhe Komuna Qendër apelojnë deri tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion me qëllim të mbajtjes së rendit dhe sigurisë në rrugë.

Shkup – Tabuja dhe stigma rreth menstruacioneve ende ekzistojnë. Rruga drejtë barazisë menstruale dhe e drejta e secilit person i cili ka menstruacione që me dinjitet të përballet me nevojat e saj gjatë menstruacioneve, domethënë se qasja në produktet higjienike nuk guxon financiarisht të paraqesë barrë. Me qëllim që të hapet dhe thellohet diskutimi për higjienën menstruale dhe shëndetin riprodhues, si dhe që të zhvillohet diskursi publik gjithëpërfshirës në temë drejtësia menstruale, Shoqata e Qytetarëve për Promovim të Aktivitetit Femëror Tiiiiiit Ink, në partneritet me Reaktor – hulumtim në aksion, po zbatojnë një pyetësor i dedikuar për të gjithë qytetarët  e moshës madhore i cili do të ndihmojë në përpunimin e studimit gjithëpërfshirës për drejtësinë menstruale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tetovë – Në rajonin e Tetovës vetëm në nëntor shënohen 1.632 të infektuar të rinj nga Kovid-19, ndërsa për nëntë muajt tjerë në periudhën nga shkurti deri në tetor ka 2.187 të infektuar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga 1 deri më 30 nëntor ka gjithsej 56 raste të vdekjes ndërsa nga shkurti deri në tetor ka gjithsej 101 të vdekur. Edhe numri i të hospitalizuarve është më i madh në nëntor në qendrën për kovid në Spitalin klinik në Tetovë. “Në konkludim me ditën e fundit të nëntorit kemi 47 persona të cilët janë në mjekim spitalor. Rreth tridhjet janë raste më të rënda me mbështetje të vazhdueshme në oksigjen, ndërsa të tjerët marrin sipas nevojës ose në mënyrë periodike, Në mes të nëntorit ka pasur të paktën 51 pacientë në mjekim spitalor. Në periudhën nga shkurti deri në tetor numrat e të hospitalizuarve variojnë, por nuk kishte sa tani në nëntor”, deklaroi Gzim Nuredini, koordinues i qendrës për kovid.

Prishtinë – Nga sot për gjatë gjithë dhjetorit, qarkullimi me autobusët e Trafikut urban në Prishtinë do të jetë falas për të gjithë qytetarët, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Qarkullimi me autobusët e Trafikut urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti. Ahmeti ka folur edhe për propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që transporti falas për udhëtarët të jetë për katër muaj, për çka ai thotë se përkundër që ky është një propozim i mirë një vendim i tillë nuk mund të merret pa ndryshuar Buxheti

Sofje– Në 24 orët e fundit në Bullgari është regjistruar numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar edhe 2.814 persona të tjerë, është publikuar në ueb faqen zyrtare për monitorimin e epidemisë. Që nga pasqyra e fundit, janë bërë 6.825 testime, dhe përqindja e atyre pozitive është 41.23 për qind. Aktualisht ka 90.700 raste aktive. Ka 6.783 pacientë në spitale, nga të cilët 457 janë në kujdes intensiv. Gjithsej 145.300 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë në Bullgari, nga të cilët 4.035 kanë vdekur.

Londër – Një studim i ri britanik tregoi se Kovid-19 mund të shkaktojë anomali në mushkëri të bardha të cilat mund të zbulohen edhe më shumë se tre muaj pasi ishin infektuar pacientët, informon Bi-Bi-Si. Në hulumtimin e bërë në dhjetë pacientë të Universitetit në Oksford është shfrytëzuar teknikë e re e skenimit që të konfirmohet dëmi i cili nuk ishte regjistruar me skenim të zakonshëm. Kjo teknikë përfshin përdorim të gazit të quajtur ksenon gjatë rezonancës magnetike që të krijohet pasqyrë për dëmtim të mushkërive të bardha. Më saktë, pacientët frymojnë gaz gjatë kontrollit. Profesori Fergus Glison, i cili e udhëheq testimin, e ka testuar teknikën e tij të skenimit në dhjetë pacientë të moshës prej 19 deri 69 vjet.

Moskë – Në 24 orët e fundit në Rusi, 569 persona vdiqën nga Kovid-19, më së shumti në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Nga testimet e fundit janë konfirmuar edhe 26.402 persona të tjerë të sapoinfektuar, kumtoi Shtai i Krizës në Moskë. Deri më tani, janë infektuar 2.322.056 persona, ndërsa 40.464 kanë vdekur në Rusi.

Atlanta – Dokumente, në të cilat ka pasur qasje CNN tregojnë se Kina ka bërë lëshime të rëndësishme në fillim të pandemisë së koronavirusit. Dokumentet që kanë dalë në opinion janë nga provinca kineze Hubei dhe tregojnë se Kina fillimisht raportoi shumë më pak raste të koronavirusit sesa numri real, se u deshën javë për të diagnostikuar raste të reja dhe nuk njoftuan publikun për sezonin e pikut të gripit në Hubei në dhjetor të vitit të kaluar, që përkon me kohën kur rastet e para të virusit u shfaqën në vend, njoftoi CNN. Të dhënat e 10 shkurtit tregojnë 5.918 raste të reja, më shumë se dyfishi i numrit të raportuar nga Kina. Në raport të etiketuar “dokument i brendshëm, konfidencial”, autoritetet lokale shëndetësore në Provincën Hubei, ku virusi u zbulua për herë të parë, theksuan gjithsej 5.918 raste të zbuluara të reja më 10 shkurt, më shumë se dyfishi i numrit zyrtar publik të rasteve të konfirmuara. Kjo shifër nuk u publikua në atë kohë, ndërsa Kina duket se i ka paraqitur të dhënat në një mënyrë për të zvogëluar seriozitetin e epidemisë.

Back to top button
Close
Close