MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

 – Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e bisedimeve, askund në botë nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën amtare. Bullgaria njeh realitetin e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, të kaluarën dhe rrënjët, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e një pyetjeje të një gazetari nëse ai do të pranojë kërkesat bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase. “Kjo është punë e historianëve së pari, unë jam politikan dhe do ta them politikisht. Rrënjët, historia e popullit tim dhe gjuha ime maqedonase janë gjithashtu e drejta ime sovrane dhe e drejtë e vetëvendosjes. Bullgaria ishte vendi i parë që njohu sovranitetin e Republikës së Maqedonisë atëherë, sot Republika e Maqedonisë së Veriut. Jam i lumtur që ata e pranojnë realitetin. Unë i bëj thirrje që ta njohin atë realitet publikisht dhe hapur, ekzistenca e maqedonasve dhe gjuha maqedonase nuk është absolutisht në kundërshtim me interesat e Bullgarisë”, tha kryeministri.

Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.

Daniela Dimovska 075 284 502
Jovanka Jankoska 075 280 297
Vida Dimova 075 284 506
Back to top button
Close
Close