MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për nëntorin fillojnë  të paguhen  prej sot,  para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet  mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

12:00/ 26 nëntor/2020

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për nëntorin fillojnë  të paguhen  prej sot,  para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet  mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Shkup – ADKOM – Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përshëndet vendimin e Qeverisë për miratimin e mjeteve nga Buxheti për vitin 2020 në vlerë prej 144.260.500 denarë për 89 ndërmarrje komunale publike anëtare të Shoqatës.

Shkup – Lufta antifashiste është në themelet e shtetit bashkëkohor të Maqedonisë, ndërsa në atë luftë kemi luftuar kundër atyre të cilët ishin në anën e fashistëve, thotë presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski.

Shkup – Në përgjithësi,  e gabuar është qasja  çështjet historike  të shfrytëzohen si mjet politik. Polemikat historike, moskuptimet dhe  kontestet  historiografike duhet t’i zgjidhin historianët, ndërsa jo politikanët. Komisioni duhet të  lihet të punojë pa përzierje dhe  presion. Politika duhet  të hapë hapësirë për Komisionin, ndërsa jo e kundërta, thotë historiani Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit të Maqedonisë në komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje  historike dhe arsimore, në deklaratë për Dojçe vele.

Shkup – Gjatë javës së kaluar, me automjet të posaçëm “karrotrec” janë larguar gjithsej 229 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të larguara, 27 u hoqën nga vendparkimet zonale, ndërsa 202 automjetet e tjera me urdhër nga policia e trafikut në bazë të kundërvajtjeve të kryera: parkim në rrugë, shtegu i biçikletave, vendkalime për këmbësorë, trotuar, zona e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe me një thirrjen e një palë e tretë, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Shkup – Ngasja e biçikletës dhe rrejti çiklist janë një nga zgjidhjet për uljen e pasojave të ndryshimeve klimatike, kumtuan nga shoqata e qytetarëve “Nisma të qëndrueshme” dhe shoqata joformale “NëBiçikletë”.

Shkup– Niveli i ujit në lumin Vardar afër Demir Kapisë dhe afër Velesit sot është më i ulët në krahasim me ditën e djeshme.

Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot është takuar me përfaqësues të Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” nga Kumanova me të cilët ka biseduar për aktivitetet dhe projektet e kësaj shoqate në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe mundësive të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe bashkëpunim të ndërsjellë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Shkup – Kompanitë rentakar edhe pse paraqesin segment të rëndësishëm të ekonomisë dhe lëvizin disa veprimtari të tjera, në kushte të krizës të lëna pa ndihmë adekuate financiare janë të përballura me rrezikun nga kolapsi i plotë i sektorit, reagon Grupacioni i kompanive rentakar pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.

Strumicë– Organizata komunale e Kryqit të Kuq Strumicë, në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, ka vendosur dy tenda para Repartit infektiv në spitalin e Strumicës për pacientë që janë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Shkup – Asociacioni bankar i Maqedonisë në suaza të shënimit të Ditëve të shkrim-leximit financiar dhuron laptopë për studentët dhe nxënësit të cilët nuk kanë mundësi  të blejnë pajisje për ndjekje të mësimit onlajn me qëllim që t’u mundësojë në kohë ta ndjekin mësimin, dhe t’i japin provimet.

Shkup– Në seancën e sotme të 22-të pritet të bëhet zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit me propozimin e shumicës qeverisëse.

Athinë – Një nga dy grekë, gjegjësisht 52,1 për qind siguri apo ndoshta do të vaksinohen kundër Kovid-19, derisa 64 për qind e të anketuarve thonë se masat e vendosura nga Qeveria janë joefektive, sipas hulumtimit të mendimit publik të zbatuar nga agjencia “MRV” për televizionin grek “Star”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankara – Gjykata turke sot shqiptoi dhjetëra dënime me burg të përjetshëm për disa prej gjithsej 500 personave të përfshirë edhe disa komandantë ushtarakë dhe pilotë, të akuzuar për pjesëmarrje në tentimin për grusht shtet në vitin 2016 nga baza ajrore në afërsi të Ankarasë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolia.

Bruksel – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se BE-ja do të jetë e gatshme  përderisa Britania e Madhe vendosë ta braktisë Unionin pa marrëveshje tregtare edhe krahas “përparimit real” në procesin e pasigurtë të negociatave për Bregzit.

Paris – Njerëzit në Francë mund të kthehen në një lloj jete normale deri në vjeshtë të vitit 2021, me kusht që të hyjë në fuqi një program i madh për vaksinë kundër Kovid-19, deklaroi sot bashkëpunëtori i Qeverisë franceze, Arno Fontane.

Moskë – Forcat Ajrore Ushtarake Ruse në poligonin “Sari Shagan” në Kazakistan me sukses kanë testuar raketë të re balistike për mbrojtje kundërraketore, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Londër – Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak sot deklaroi se është i sigurt dhe shpreson që do të arrihet një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, duke shtuar se forma e marrëveshjes është shumë e qartë.

Londër – Pandemia e koronavirusit mund ta lenë pas barazinë e gjinive për 25 vjet, tregojnë të dhënat e UN Women.

Kartum – Nga pasojat e Kovid-19, tre javë pas hospitalizimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vdekur politikani sudanez dhe ish kryeministër, Sadik al-Mahdi, kumtoi familja e tij dhe partia Uma.

Adis Abebë– Armata e Etiopisë dha urdhër të fillojë ofensiva “finale” në konfliktin e vendit me rajonin Tigraj, kumtoi sot kryeministri etiopian, Abij Ahmed.

Uashington – Presidenti i ri demokratik i SHBA-së Xho Bajden mendon për emërimin e Tom Donilonit, veteran diplomatik dhe këshilltar për siguri kombëtare i ish presidentit Barak Obama, për drejtor të CIA-s.

Uashington, 26 nëntor 2020 (MIA) – Dr Kenet Remi, mjek nga shteti federal Mesuri, publikoi video në të cilën simulon cilat janë skenat e fundit që i shohin pacientët të cilët vdesin nga koronavirus.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka shënuar fitore të vogël në betejën ligjore kundër zgjedhjeve rezultateve zgjedhore pasi në Pensilvani është urdhëruar të ndërpriten të gjitha aktivitetet lidhur me konfirmimin e rezultateve nga zgjedhjet në atë shtet.

Buenos Aires – Ceremonia lamtumirëse e ish-lojtarit të kombëtares argjentinase, Diego Maradona do të mbahet në “Kasa Rosada”, rezidenca zyrtare e presidentit argjentinas. Ngjarja do të zgjasë 48 orë. Rreth një milion njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Uashington – NBA publikoi se “All star” ndeshja në Indianapolis në vitin 2021 është anuluar për në shkurt të vitit 2024.

Back to top button
Close
Close