MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

– Është në interes edhe të Shkupit edhe Sofjes të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Miqësisë dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni të jenë pjesë e BE-së. Ne trashëguam një situatë që nuk ishte në favor të miqësisë midis maqedonasve dhe bullgarëve. Është më lehtë ta lëmë situatën kështu ose ta përkeqësojmë, por duhet të jemi trima dhe t’i bëjmë gjërat më mirë. Unë pretendoj që të dy popujt janë shumë të afërt dhe e duan më të mirën për njëri-tjetrin”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistë për BGNES. “Ne jemi plotësisht të përgatitur t’i përmbushim detyrimet tona, ndërsa Bullgaria është e angazhuar t’i përmbushë detyrimet e saj. Vetëm zbatimi i Marrëveshjes është mënyrë për të ndërtuar miqësi dhe bashkëpunim edhe më të madh midis dy vendeve”, tha Zaev. Fakti është, thotë, që ne jemi maqedonas dhe e flasim gjuhën maqedonase dhe kjo është e drejtë për vetëvendosje, ndërsa Bullgaria si vend i parë që e njohu pavarësinë tonë, duke e njohur sovranitetin dhe shtetin, gjithashtu e njohu edhe të drejtën tonë për vetëvendosje.

Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.

Daniela Dimovska 075 284 502
Jovanka Jankoska 075 280 297
Vida Dimova 075 284 506
Back to top button
Close
Close