– Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot deklaroi se opozita në kohë është njoftuar me idenë për propozimin për punë në distancë të deputetëve në rast të Kovid-19 dhe vetizolim duke potencuar se plotësimi i Propozimit në Rregulloren e Kuvendit ka të bëjë me deputetët të cilët do të kenë vendim nga institucioni përkatës dhe nëse gjendja u lejon të kyçen onlajn, gjegjësisht nëse janë raste asimptomatike ose me simptoma të lehta në shërim shtëpiak. “Thirrja deri te deputetët e opozitës është të mbesin të kyçur në punën e Kuvendit. Në kohë janë kumtuar të gjitha idetë. Tre muaj flasim për atë. Kuvendi tërësisht nuk do të punojë onlajn. Kjo nuk është ideja”, deklaroi Xhaferi për MIA-n. Sipas tij, që të ofrohet përgjigje adekuate për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
Daniela Dimovska 075 284 502
Jovanka Jankoska 075 280 297
Vida Dimova 075 284 506