MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, sot në hapësirat e Agjencisë do të mbajë takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, Qyteti i Shkupit, Komuna Shuto Orizarë dhe Federata e Kuajve të Maqedonisë.

9:00/21 shtator/2020

Shkup – Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, sot në hapësirat e Agjencisë do të mbajë takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, Qyteti i Shkupit, Komuna Shuto Orizarë dhe Federata e Kuajve të Maqedonisë.

Shkup – Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit (MASIT) sot do ta prezantojë raportin e parë lokal për industrinë IKT në vend.

Shkup – Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Ger sot do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në ueb faqen e Kuvendit, takimi u paralajmërua për pasdite në ora 15.

Shkup – Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës në muajin prill të vitit 2012, në seancën e sotme do t’i prezantojë dëshmitarët e vet. Lënda gjyqësore “Monstra” është në fazë të procedurës dëshmuese. Në seancën e fundit dëshmuan nëpunës të ndryshëm policorë si nga Teknika e krimit, ashtu edhe Sektori për bastisje, gjegjësisht nga Qendra për raportim dhe komandim të MPB-së. Gjëja e përbashkët e të gjithë këtyre dëshmitarëve ishte se nuk kujtojnë mirë në ngjarjen, për arsye se kanë kaluar shumë vite.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është planifikuar të realizoj takim pune me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, si pjesë e turneut të saj në vendet në rajon.

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë dhe të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë të Veriut.

Shkup– Seanca parlamentare fillon nesër, në të cilën do të zgjidhen zëvendësministrat në Qeveri. Në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca është caktuar për në orën 11 të mëngjesit.

Shkup – Kuvendi sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.

Shkup– Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të ketë mbledhje që të shqyrtohet mundësia për të filluar qëndrimi ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike. Informacioni i fundit me të cilin disponon Komisioni është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor.

Shkup– Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla, në jugperëndim vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Podgoricë – Liderët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e Zi”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, do të takohen sot në Podgoricë për të diskutuar programin dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe ndarjen e përgjegjësive.

Prishtinë – I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell sot do të qëndrojë në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi ekzekutiv Korporatës ndërkombëtare të SHBA-së për zhvillim financiar, Adam Boeler dhe nga shefja e Bankës për eksport-import, Kimberli Rid.

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, në fjalimin e tij vjetor në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, do të kërkojë përsëri për një armëpushim të përgjithshëm deri në fund të vitit, me qëllim që të gjitha vendet të mund të angazhohen në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, megjithëse mediat britanike theksojnë se efekti i thirrjes së tij nuk do të jetë i madh sepse në seancë nuk do të marrin pjesë shumica e presidentëve dhe kryeministrave.

Uashington  – Gjykatësja amerikane Loren Biler e bllokoi tentimin e Qeverisë amerikane për ta ndaluar aplikacionin kinez për pagesë dhe dërgim të mesazheve UiÇet (WeChat).

Bogotë  – Shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur në sulmin që ka ndodhur dje në jugperëndim të Kolumbisë, kumtuan mediumet lokale kolumbiane, transmeton DPA.

Uashington – Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale amerikane, Xho Bajden i kërkoi dje Senatit amerikan të mbizotëruar nga republikanët që të mos votojë për kandidatin e ri të Gjykatës së Lartë para zgjedhjeve presidenciale.

Hano – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë lënduar pasi stuhia tropikale Noul e goditi bregdetin qendror të Vietnamit, informuan sot mediat lokale shtetërore.

Bangkok – Më shumë se 150.000 shtetas të huaj duhet të vazhdojnë vizat e tyre turistike deri më 26 shtator, përndryshe ata do të akuzohen për shkelje të periudhës ligjore të qëndrimit legal në Tajlandë.

Back to top button
Close
Close