MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 sanksione, mes të cilëve ngasje pa patent shoferë 17 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes  140 shkelje, automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 14,33 motoçikleta të sanksionura dhe një automjet i konfiskuar.

15:00/ 20 shtator/ 2020

Shkup – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 sanksione, mes të cilëve ngasje pa patent shoferë 17 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes  140 shkelje, automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 14,33 motoçikleta të sanksionura dhe një automjet i konfiskuar.

Shkup – Për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Indira Gandi” pn, te Burgu, pa ujë nga ora 10 janë një pjesë e disa rrugëve në këtë pjesë.

Shkup – Shtatëqind e një shkelje janë ka regjistruar Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit lidhur me masën për mosmbajtje të maskës.

Shkup – Përmes vendosjes së  kalendarit tatimor  bashkësia e biznesit do t’i njohë  ndryshimet  në sferën tatimore të paktën gjashtë muaj para se të realizohen të njëjtat. Në këtë mënyrë do të sigurohet  parashikueshmëri më e madhe tatimore, ndërsa kjo do të thotë edhe rrumbullaksim më i mirë i biznesit, citohet në publikimin e profilit në Fejsbuk të ministrit të Financave.

Shkup – Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër në mëngjesin do të takohet që ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike.

Athinë – Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për  respektim e tyre besnik të Marrëveshjes së Prespës, e përshëndes  ndryshimin e qëndrimit të Micotakis, por  duhet t’i kërkojë falje grekëve, tha lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, duke folur nga Selaniku  në „Thessaloniki Helexpo Forum“, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup – Shënohet Dita Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët, nën moton “Zbulimi i hershëm i rritjes së dëmtuar = shëndet për të gjithë jetën!”, ndërsa me këtë rast, Aleksandar Petrovski, kryetar i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrine “Rast”, theksoi se duhet të paktën  dy herë në vit prindërit t’i masin fëmijët që të mund të detektojnë se diçka nuk është në rregull dhe të kërkojnë ndihmë nga endokrinologu derisa është koha.

Prishtinë – Policia e Kosovës sot bëri të ditur se ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit e ka hyrë në territorin e Kosovës duke kaluar ilegalisht kufirin ndërshtetëror, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shkup – Besimi në sistemin financiar vendor është i lartë dhe në krahasim me vitin e kaluar mbetet në nivel të lartë të pandryshuar, konfirmojnë rezultatet e anketës së sivjetme për vlerësim të rreziqeve mbi qëndrueshmërinë financiare.

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot bëri të ditur se lidhur me kapacitetin për akomodimin e fëmijëve në kopshte është bërë analizë e posaçme para hapjes së tyre në pajtim me protokollin për mbrojtje dhe reduktimin e rrezikut të infektimit në minimum. Mbi bazë të këtij protokolli, siç informon, në kopshte kanë qenë të lira 19.000 vende, ndërsa interes për akomodim të fëmijëve kanë shprehur 14.555 prindër.

Shkup – Njëzet e tetë emigrantë janë gjetur në mëngjes në një aksion  të policisë  gjatë bastisjes  në dy shtëpi në fshatrat Lojane dhe Vaksincë, ndërsa tre persona janë arrestuar  në lidhje me rastin.

Athinë – Ishullin grek Kretë sot e goditi  tërmet i ri me fuqi prej 4,5 ballë, publikoi Qendra sizmike mesdhetare-evropiane. Tërmeti ka ndodhur në orën 8:15 sipas kohës lokale,  në thellësi prej rreth 20 kilometra, ndërsa tani për tani  nuk ka të dhëna për  dëme të mundshme ose viktima.

Prishtinë – Përfaqësuesit e Shoqatës së  gastronomëve të Kosovës me thyerje të pjatave para ndërtesës së Qeverisë e shprehën pakënaqësinë e tyre për shkak të mungesës së mbështetjes institucionale për këtë biznes,  i cili pësoi dëme të mëdha  nga kufizimet për shkak të pandemisë së Kovid-19, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Moskë – Më shumë se 60.000 njerëz  u paraqitën vullnetarisht të marrin pjesë në testimin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 në Moskë, deklaroi sot prefekti i kryeqytetit rus Sergej Sobjanin.

Londër – Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi marrëveshjen që do të mundësojë aplikacioni TikTok  të vazhdojë të shfrytëzohet në SHBA, falënderim i kompanisë së re “TikTok global”, me të cilën do të udhëheqin amerikanët.

Back to top button
Close
Close