MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Historia thotë se duhet gjithmonë  të pajtohemi me kohën dhe ta shfrytëzojmë  në favor të mirëqenies së njerëzve. Patriarkana ekumenike është shembull për atë se si mund të mbetet  në përputhje me vlerat, ndërsa njëkohësisht  të jesh dinamik në përballjen me sfidat rrjedhëse, theksoi presidenti Stevo Pendarovski  në  letrën të cilën e dërgoi  deri te kryepeshkopi i Konstandinopojës  – Roma e Re dhe Patriarku ekumenik, Bartolomeu, me rastin e  fillimit të vitit të ri kishtar.

12:00/ 20 shtator/ 2020

Shkup – Historia thotë se duhet gjithmonë  të pajtohemi me kohën dhe ta shfrytëzojmë  në favor të mirëqenies së njerëzve. Patriarkana ekumenike është shembull për atë se si mund të mbetet  në përputhje me vlerat, ndërsa njëkohësisht  të jesh dinamik në përballjen me sfidat rrjedhëse, theksoi presidenti Stevo Pendarovski  në  letrën të cilën e dërgoi  deri te kryepeshkopi i Konstandinopojës  – Roma e Re dhe Patriarku ekumenik, Bartolomeu, me rastin e  fillimit të vitit të ri kishtar.

Shkup – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim  në Mavrovë realizon  stërvitje të pjesëtarë të ekipeve për intervenim të shpejtë – EISH pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Qëllimi i stërvitjes  është demonstrimi i më shumë skenarëve për gatishmëri të resurseve teknike  njerëzore dhe materiale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ku do të testohet edhe  – Udhëzim (Protokolli) për procedurë dhe veprim me ndërmarrje të masave mbrojtëse për  ballafaqim me KOVID-19 të Forcave Republikane  për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekipet për Intervenim të Shpejtë dhe Forcat hapësinore për mbrojtje dhe shpëtim gjatë angazhimit të tyre në kushte të paqes dhe gjendjes së jashtëzakonshme, stërvitje, trajnim dhe ushtrime.

Shkup – Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje  endokrinologjike “Rast” sot për të shtatën herë me rradhë do t’i bashkangjitet nismës globale për shënim të Ditës botërore për ngritje të vetëdijes  për rritjen te fëmijët.

Shkup– Në suaza të shënimit të Javës evropiane të mobilitetit sot te Guaca në Parkun e qytetit do të mbahet ngjarje “Velo Rodeo” në organizim të shoqatës së qytetarëve “Eko Logik”.

Shkup – Në tre ditët e fundit është rritur përqindja e rasteve pozitive me Kovid-19 nga numri i  përgjithshëm i testeve të bëra. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kemi pasur trend të rënies prej 10 për qind,  arritëm deri diku 6,5, ndërsa tani është rreth tetë.

Shkup – Po afrohet fillimi i vitit shkollor, i cili për shkak të korona krizës do të fillojë më 1 tetor, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive dje dhe sot e shqyrton  mundësinë për vendosje të mësimit tërëditor në shkollat fillore,  duke e marrë parasysh mësimin me prani fizike, e cila është parashikuar për fëmijët deri në klasën e tretë  do të shkurtohet.

Shkup – Një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme në katër vitet e ardhshme është përparimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa në atë drejtim  moskuptimet  të cilat ndodhën  me Bullgarinë  ditëve të fundit për shkak të memorandumit bullgar dërguar deri te vendet-anëtare të Unionit duhet të zgjidhen  me intensifikim të komunikimit politik, në nivel politik dhe përmes mbledhjeve të Komitetit të përzier maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike.  Gjithë ai proces duhet të zhvillohet në suaza të Marrëveshjes  për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, i cili është themeli për tejkalim të dallimeve  me fqiun tonë.

Shkup – Lokalitetet  arkeologjike do të bëhen të arritshme për vizitë të turistëve vendor dhe të huaj, do të ripërtërihen ato ekzistuese dhe do të ndërtohen  shtëpi të reja malore, do të simulohet  turizmi  shëndetësor dhe pensional për pensionistët vendor dhe të huaj, do të vendoset sistem për subvencionim  të turizmit kulturor dhe alternativ, do të fillojë projekti “Zvezda plus”, premton Qeveria në Programin për mandatin e ri katër vjeçar në pjesën për zhvillim të turizmit.

Shkup – Problemet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese për zgjerim të Bashkimit Evropian, konsideron ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn.

Romë – Në Itali sot mbahen zgjedhjet rajonale dhe referendumi për zvogëlimin e numrit të anëtarëve në Parlament. Autoritetet lokale zgjidhen  në shtatë rajone ku, për shkak të pandemisë së Kovid-19,  nuk mundej të zgjidhet në prill.

Shkup – Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë, sipas ueb faqes  Uorldometer (Worldometer), tejkaloi 31 milion. SHBA  është më e goditur nga pandemia, ku ka pothuajse  shtatë milion të infektuar, ndërsa më shumë se 200.000 kanë vdekur.

Back to top button
Close
Close