MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikim të shtetit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA-n, informoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjatë vizitës së Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikim të institucionit.

15:00/ 19 shtator/ 2020

Shkup – Rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikim të shtetit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA-n, informoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjatë vizitës së Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikim të institucionit.

Shkup – Vërejmë ditëve të fundit që është rritur përqindja e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra. Kjo ka ndodhur tre ditët e fundit. Kishim një trend të rënies prej 10 për qind, mbërritëm deri diku 6,5, ndërsa tani është rreth 8. Filluam të bëjmë analiza në dy ditët e fundit, do të vazhdojnë edhe për fundjavë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës së Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair.

Shkup – Fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit onlajn gjatë virusit Kovid-19 do të kenë mundësi për mësim si edhe fëmijët e tjerë, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe informoi se me Planin dhe Protokollet që janë miratuar nga Qeveria parashikohet ndjekje me sukses të mësimit edhe për fëmijët të cilët nuk do të kenë mundësi të mësojnë përmes platformës onlajn.

Shkup – Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, që ishte shënuar si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, sepse deri më tani është ngrohur me mazut. Për gazifikimin e spitalit janë investuar 17 milionë denarë.

Shkup – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi, i cili para dy ditëve paralajmëroi subvencione qeveritare për punësim në sektorin privat sipas çelësit etnik sot premtoi se do të angazhohet që ta rregullojë “fotografinë” e tanishme lidhur me barazinë gjinore në politikën e vendit, duke theksuar se për të kjo nuk është e pranueshme.

Shkup – Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime  në investimet e huaja  në të gjitha zonat e lira ekonomike ku i kemi dhe nuk kishte  reagime të tilla.  Më vjen keq që ende ka reagime  rreth nevojës për respektim të Kushtetutës në shtet, u përgjigj sot  zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi gjatë vizitës  në Spitalin  special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Çair.

Shkup – Nuk jemi vonë me pakon e katërt të masave për zbutjen e pasojave nga Kovid-19, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Bytyqi theksoi se procesi i krijimit të masave është plotësisht inkluziv dhe se bisedohet me odat, sindikatat dhe me qytetarët me qëllim që të shihet si do të adresohet çdo denera në mënyrë më përkatëse.

Shkup – Marrëdhëniet me fqinjët për miqësi afatgjate dhe stabile, finalizimi i negociatave me BE-në dhe  vendosja e sistemit për udhëheqje politike të negociatave sipas  metodologjisë së re, pjesëmarrje në stabilitetin rajonal si partner i sinqertë dhe stabil i SHBA-së dhe BE-së, revitalizim  dhe përforcim i diplomacisë ekonomike sipas prioriteteve ekonomike të Qeverisë dhe përfshirje e diasporës dhe mbështetje aktive e multilaterizmit, ngritje e pranisë së organizatave multilaterale si kontribut drejt stabilitetit botëror dhe ndërtim i pozitës ndërkombëtare dhe reputacionit të RMV-së janë prioritetet e politikës së jashtme në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot theksoi se është i bindur se interes strategjik i Republikës së Maqedonisë Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe beson se të gjitha dallimet do t’i kthejnë në kornizë përmes komunikimit intensiv dhe përmes vazhdimit të punës së komisionit.

Prishtinë – Kryeministri kosovar Avdullah Hoti, me rastin e aksionit të mbrëmshëm policor në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe në vende tjera  në Kosovë, për zbulimin  e kazinove ilegale dhe tregtisë me armë, njerëz dhe narkotikë, porositi se  kjo paraqet “vetëm fillim të kthimit në normalitet  në të gjitha rajonet”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel – Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) lejoi përdorimin e deksametazonit për shërim të pacientëve me Kovid-19 të cilët kanë probleme me frymëmarrjen. Deksametazoni mund të përdoret për  shërim te personat e rritur dhe adoleshentët të cilëve u nevojitet terapia me aparate të oksigjenit dhe respiratore.

Moskë – Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Amur në rajonin Habarovsk në Lindjen e Largët ruse janë përmbytur 29 lagje. Sipas autoriteteve lokale janë përmbytur 29 lagje në gjashtë komuna  në Habarovsk, me ç’rast nën ujë janë 29 shtëpi, 2,1511 parcela tokë të përpunuar dhe 35 rrugë.

Vjenë – Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar  numrin e vëzhguesve të cilët do t’i ndjekin zgjedhjet presidenciale në SHBA,  për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjenevë – Tre, gra prej të cilave dy nga Afrika, janë futur në rrethin e dytë për zgjedhje të derejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), si dhe dy burra. Paraprakisht numri i kandidatëve është zvogëluar prej tetë në pesë, kumtoi Organizata me seli në Vjenë.

Nju Delhi – Në Indi në 24 orët e fundit janë konfirmuar  edhe 93.337 raste me Kovid-19, ku numri i tërësishëm i të infektuarve u rrit në 5.308.014 njerëz. Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 1.247 të vdekur nga pasojat e koronavirusit të ri,  ku numri i rasteve të vdekjes arrin 85.625.

Uashington – Tërmet me intensitet prej 4.6 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar në pjesën jugore të Kalifornisë, kumtoi Enti gjeologjik amerikan. Epiqendra e dridhjes ka qenë tre kilometra  nga Saut El Montea në afërsi të Los Anxhelos.

Back to top button
Close
Close