MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vlerëson se Memorandumi i Bullgarisë në disa pjesë është shumë fyes dhe përfundimisht nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

12:00/ 19 shtator/ 2020

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vlerëson se Memorandumi i Bullgarisë në disa pjesë është shumë fyes dhe përfundimisht nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

Shkup – Mbështetje e  konsumit privat me vauçerë dhe kartela për  më të varfërit,  si dhe mbështetje e targetuar  e kompanive më të goditura  nga kovid kriza. Drejt saj janë kahëzuar masat e reja antikrizë për ekonominë dhe popullatën  që ende i definon ekipi ekonomik qeveritar. Llogaritjet për vlerën e masave ende zgjasin, ndërsa shpallja e tyre është prolonguar për javën e ardhshme. Për disa  do të intervenohet me ligj, ndërsa për disa të tjera me dekret.

Shkup – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) sot do t’i prezantojë rezultatet dhe kompanitë të cilat morën mbështetje  në Thirjen publike për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik në tejkalimin e pasojave nga KOVID-19.

Shkup – Memorandumi bullgar dërguar  vendeve anëtare të BE-së, në të cilin Sofja sjell  në pyetje identitetin kombëtar  maqedonas e kualifikon  si dialekt të bullgares, ndërsa kombin maqedonas  e cilëson  si krijimtari e Titos  dhe më tutje  i mbron shpirtërat, ndërsa shkakton  reagime  edhe te diplomatët e huaj.

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministrat e Shëndetësisë dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Venko Filipçe dhe Naser Nuredini sot do ta vizitojnë Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Komunën Çair.

Shkup – Platforma e parë kombëtare onlajn përmes së cilës  në shtet nga 1 tetori do të zhvillohet viti i ri  shkollor, dje ishte prezantuar para opinionit. Vijon periudha për përshtatje të kuadrit mësimor, nxënësve dhe prindërve. Mjeti i ri sipas kompetentëve, duhet të jetë resurs i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës së koronavirusit.

Shkup – Ekonomia e Maqedonisë, kovid-krizën, e cila është e pranishme  tashmë gjysmë viti kryesisht e kalon  në pajtim me  pritjet e Bankës Popullore, vlerëson zëvendësguvernatorja Ana Mitreska në intervistë për MIA-n,  në të cilën thekson se sektori bankar  është stabil dhe mjaft  i fuqishëm të absorbojë  humbje eventuale të shkaktuara nga kovid-kriza, se ka rritje të depozitave në bazë mujore, ndërsa edhe te remitancat nga vendet e huaja ka rritje të atyre që arrijnë në vend nëpërmjet  kanaleve formale.

Shkup – Festivali folklorik ndërkombëtar i fëmijëve “Valle pa kufij”, i cili do të mbahet sot dhe nesër,  edicionin e 29-të të sivjetëm do ta realizojë  me ndihmën e kanalit “Jutjub” dhe “Fejsbukut”, faqja e Shtëpisë kulturore të fëmijëve – Karposh.

Shkup – Në organizim të Women in Tech Macedonia sot do të mbahet  Tech samit onlajn i karrierës. Ngjarja  ka qëllim edukativ dhe këshilldhënës, ndërsa folësit do t’i ndajnë  praktikat më të mira  me dëgjuesit si t’i optimizojnë  hapat  në procesin e kërkimit të punës dhe mënyrën  e prezantimit  para kompanive  në dritën më të mirë të mundshme. Do të sqarohen  finesat kur bëhet fjalë për krijimin e CV-së dhe profil profesional Linkedln, si dhe skenarë të mundshëm gjatë procesit  teknik dhe intervistave.

Shkup – Pesëqind  balona të artë  në nder të fëmijëve të cilët shërohen nga sëmundjet malinje do të lëshohen sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup në ngjarjen “Është bukur të jesh hero”.

Manastir – Edicioni më i ri i 41-të i Festivalit internacional të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” është në shenjën e traditës, ndërsa këtë vit  edhe me masa të obligueshme për luftë kundër Kovid-19.

Shkup – Pas ndërprerjeve disamuajshe për shkak të pandemisë së KOVID-19,  prej dje pasdite në Manastir, vazhdon realizimi i projektit “Ballë për ballë me Presidentin”. Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në suaza të  vizitës në komunë, presidenti Stevo Pendarovski është takuar me  individë të shquar dhe me përfaqësues të subjekteve juridike, të cilët me talentin e tyre  dhe përmes implementimit të ideve të tyre kontribuojnë për zhvillim të Manastirit, por edhe të shoqërisë në përgjithësi.

Shkup – Gjatë 24 orëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtje të maskës, janë regjistruar 623 shkelje.

Shkup – Në Shkup dje 21 persona kanë ngasur makinën pa leje, ndërsa 20 shoferë kanë ngasur automjete teknikisht të parregullta, shënon buletini i policisë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë sanksionuar 384 shoferë.

Prishtinë – Policia e Kosovës mbrëmë arrestoi 33 persona, mes të cilëve edhe 10 nëpunës policor,  në një operacion të madh të koordinuar në fshatin Karaçevë të komunës Kamenicë, në Prishtinë dhe vendet tjera, ndërsa menjëherë ishte ndërmarrë edhe aksion për  rrëzimin e dhjetëra kazinove ilegale në Karaçevë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Kosova.

Athinë –  Dy persona të vdekur, 619 të shpëtuar, shtëpi të shkatërruara, rrugë të përmbytura, dëm material,  la pas vetes  moti i ligë i shkaktuar nga cikloni “Ianos” në pjesën perëndimore dhe qendrore të Greqisë, lajmëroi koreespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Back to top button
Close
Close