MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Gent Cakaj, ministër i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

18:00/18 shtator/2020/

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Gent Cakaj, ministër i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Shkup – Lista me propozime të zëvendësministrave me biografitë e tyre në emër të kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend dhe përmes një komunikatë i ka shpalosur emrat e tyre.

Shkup – Pohimet  dhe deklaratat që përmbajnë ofendime  nuk çojnë  në miqësi të vërtetë. Miqësia është  rrugë dykahëshe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave evropiane dhe parimet. Marrëveshja për fqinjësi të mirë  është reflektim i respektimit të ndërsjellë dhe miqësisë,  nënkupton dhe kërkon përgjegjësi e pjesëmarrje nga të dy anët.

Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij priti ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, u takua me përfaqësuesen e përhershme të Programit zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vendin tonë, Narine Sahakjan, me të cilën biseduan për projektet rrjedhëse të cilat po zbatohen me bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe për qëllimet e Qeverisë për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në projekte për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të ekonomisë.

Shkup – Shteti nuk ka më mundësi dhe kohë të presë. Kësaj gjenerate duhet t’i shfaqim vendosmëri se jemi të gatshëm që në këto katër vite t’i ndryshojmë punët në vend, nga mënyra e të menduarit, nga mentaliteti, se nuk duhet të jetë gjithçka sipas lidhjeve, por qytetarët t’i mësojmë, por edhe që t’iu mundësojmë rrugë më të rregullt përgjatë institucioneve, pa dhembje koke t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Shkup – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut, sot ministri Oliver Spasovski realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Keiko Haneda, me rastin e realizimit të grantit për pajisje mjekësore në disa institucione shëndetësore-publike.

Shkup – Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.545 teste, ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja me Kovid-19, tetë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 97 janë shëruar.

Shkup – Bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në pjesën e digjitalizimit të arsimit ishte temë bisede në takimin e parë zyrtar mes ministres Milla Carovska dhe ministrit Jeton Shaqiri, informojnë nga MASH-i.

Shkup – Në periudhën në vijim do të formojmë komitet të përbashkët të vreshtarëve dhe të bodrumeve të verave në mënyrë që të bëjmë strategji afatgjate që të mos i hasim çdo vit problemet me blerjen e rrushit, porositi nga Kavadari ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.

Shkup – Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si shtet tashmë kemi projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë.

Shkup – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në datat 17 dhe 18 shtator 2020, në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021 organizoi seminar dyditor për stafin akademik me temë “Avancimi i kompetencave të mësimdhënësve për mësimin onlajn”.

Shtip – Lumi i Sveti Nikollës, natën e kaluar u ndot me lëng të verdhë, uji ishte njollosur për rreth 30 minuta, për të cilën qeveria lokale informoi policinë dhe inspektorët. Zyrtarët nga komuna e Sveti Nikollës thonë se pasi morën njoftimin për rrjedhjen e lëngut të verdhë në lumin e Sveti Nikollës gjatë lëvizjes nën stacionin policor është kryer inspektim nga ana e shërbimeve të inspektimit të komunës së Sveti Nikollë.

Kumanovë – Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit evidenton, 11 persona të saposëmurë me Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik. Janë shëruar 33 pacientë nga Kumanova, një ka vdekur i moshës (48) vjeçare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Dibër – Tre të sapoinfektuar me Kovid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Dibër i cili është numër identik i të sapoinfektuarve me atë të dy ditëve më parë.

Gostivar – Policia dhe shërbimi i automjetit të posaçëm për mënjanim të automjeteve, prej nesër fillojnë me dënim të vozitësve dhe marrje të automjeteve të cilët janë parkuar në sipërfaqe publike. Me dënime do të përballen edhe shitësit dhe gastronomët të cilët pa pëlqim ua kanë ndërruar dedikimin trotuareve dhe rrugëve në qendër të Gostivarit.

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë, për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Tramp që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

Tiranë- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i pyetur rreth nismës së mazhorancës për të krijuar ligj për presidentin dhe kufizimet e tij, ka ngritur tonet duke thënë se nuk ka ligj-antikushtetues që kufizon presidentin.

Athinë – Për bashkëpunimin operativ me Bashkimin Evropian në qendrën e re ekzistuese për refugjatë dhe emigrantë që do të ndërtohet në Lezbos, përmes video konferencës, kryeministri grek Kiriakos Micotakis bisedoi me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paris – Shefi i shtetit francez, Emanuel Makron në momentin kur të gjithë indikatorët tregojnë se në Francë po vjen vala e dytë e epidemisë me Kovid-19, theksoi se “nëse secili e bën punën e vet, mund ta mposhtim virusin”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris – Shefi i shtetit francez, Emanuel Makron në momentin kur të gjithë indikatorët tregojnë se në Francë po vjen vala e dytë e epidemisë me Kovid-19, theksoi se “nëse secili e bën punën e vet, mund ta mposhtim virusin”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Back to top button
Close
Close