MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

15:00/ 18 shtator/ 2020

15:00/ 18 shtator/ 2020

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot u takua me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Llazllo Ishtvan.

Shkup- Seanca e radhës për “Organizatorët e 27 Prillit” është caktuar për më 28 shtator. Pritet në këtë seancë të dëshmojë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili sot nuk ishte i pranishëm për shkak të agjendës së tij të punës dhe se para tij kanë dëshmuar disa deputetë aktualë dhe ish-deputetë të VMRO-DPMNE-së. Në njërën prej seancave të radhës për këtë lëndë është paralajmëruar se do të dëshmojë edhe ish-deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi i cili më 27 prill 2017 nga foltorja e Kuvendit e intonoi himnin shqiptar, pasi deputeti Kërsto Mukovski e intonoi atë maqedonas.

Shkup – Kanë përfunduar edhe bisedimet me të gjithë kandidatët e konfirmuar dhe potencialë për zëvendësministra dhe të gjithë do të fitojnë mundësi dhe do të vihen në disa fusha të caktuara shoqërore të cilat janë nën kompetencën e pushtetit ekzekutiv, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në të cilin është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe se kjo hapë rrugën për bashkëpunim në sferat e rëndësishme për qytetarët.

Shkup – Në programin qeveritar është saktësuar se Qeveria do ta nxisë dhe do të bashkëpunojë me sektorin afarist në mënyrë që të mbështeten marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe besimi i ndërsjelltë. Qëllimi është mes tjerash të shfrytëzohet i tërë potenciali njerëzor me të cilin disponon vendi. Kjo është posaçërisht me rëndësi për të folur për ndryshim të vetëdijes tek secili prej nesh dhe hedhja poshtë e paragjykimeve të çfarëdo lloji, me qëllim që secili kuadër cilësor të angazhohet në mënyrë adekuate, në mënyrë që të japim maksimum kontribute në shoqërinë tonë.

Shkup – Ndihmë do të ketë për të gjithë, shteti është i gatshëm të bëj gjithçka në kuadër të kapaciteteve të veta financiare për t’iu ndihmuar të punësuarve, të papunëve, të varfërve, ekonomisë së vendit, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev dhe informoi se vendimet akoma do të formohen deri në fund të javës tjetër.

Shkup – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së Kejt Bërns tha se ai pret mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përmbushjen e prioriteteve strategjike dhe reformat e sundimit të ligjit, si dhe vazhdimin e partneritetit të fuqishëm. Sipas thuhet në kumtesën e Ministria e Drejtësisë, Mariçiq falënderoi për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se SHBA është aleat i rëndësishëm në procesin e ndërtimit të institucioneve të fuqishme dhe të pavarura dhe reformave të bazuara në parimet e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër korrupsionit.

Shkup – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencën e sotme për media bëri të ditur se për mësimin tërëditor po bëhen diskutime edhe me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për shkak të mundësisë që fëmijët të kenë mbrojtje të caktuar pas përfundimit të orëve. Pasi të kenë informacion përfundimtar do ta bëjnë të ditur për publikun.

Shkup – Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend. “Arrita në Shkup. Me padurim pres ta njoh vendin dhe popullin e saj, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetje për integrimin e saj në BE”, ka shkruar në Tuiter, Dejvid Gir, ambasador i ri i BE-së në vend.

Shkup – Viti akademik 2020-2021 do të zhvillohet përmes Platformës kombëtare për mësim onlajn, e cila është gjithëpërfshirëse, e lehtë për t’u përdorur dhe ofron mësim në pesë gjuhë. Platforma është praktike, e lehtë për t’u përdorur dhe sjell më shumë përmbajtje edukative dhe mësimore për nxënësit në kanalet që ata gjithsesi i përdorin shpesh.

Shkup – Detyrimi para përbërjes së re parlamentare është tejet serioze. Maqedonia është para hapjes së negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, por njëkohësisht po përballemi me sfida shëndetësore, ekonomike, sociale dhe arsimore të cilat janë me përmasa të mëdha, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në trajnimin e sotëm “Përforcim të kapaciteteve të deputetëve të rinj”, të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Instituti “MK91”.

Shkup – Seanca kuvendore e 27 prillit të vitit 2017 me kërkesë të LSDM-së, është caktuar të vazhdojë ditën e ardhshme më 28 prill. Këtë sot në gjykim për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, e deklaroi dëshmitari Stojan Millanov,  zëvendëskryesues i seancës, i cili theksoi se kjo kërkesë është pranuar  nga kryetari Trajko Veljanovski, tani i akuzuar si njëri nga organizatorët e ngjarjeve të dhunshme  në shtëpinë ligjdhënëse.“Me përgjegjësi pohoj se nuk kam pasur kurrfarë informacioni  për atë çka ndodhi më 27 prill. Gjithashtu nuk kishte kurrfarë organizimi  nga Kratova,  nga ana e Partisë Socialiste të Maqedonisë,  për 27 prillin”, tha dëshmitari  Millanov, i cili është deputet aktual në Kuvend. Në përvojën e tij si deputet ai shtoi se nuk kujtohet ndonjëherë të ndërpritet debati për ndonjë pikë të caktuar në Kuvend, dhe të vazhdohet me pikë tjetër në rend dite.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata e Apelit Shkup sot  dorëzoi ankesë  për gjykimin e shkallës së parë  të Gjykatës Themelore Penale nga 4 shtatori  i vitit 2020 me të cilën i akuzuari ishte shpallur  fajtor për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal dhe ishte caktuar masë alternative – dënim me kusht, gjegjësisht dënim me burg prej dy viteve  e cila nuk do të mbahet nëse i akuzuari në afat prej pesë viteve nuk kryen  vepër të re penale.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me kthimin e një pjese të personave të sëmurë kronikë në punë deklaroi se masat janë vlerësuar dhe analizuar mirë para se të implementohen. “Nuk kthehen të gjithë në punë, por mjeku specialit vlerëson kush do të shkojë në punë, e kush jo. Jo vetëm kujt i është përkeqësuar sëmundja, por edhe pacient i cili është në fazë të sëmundjes dhe ka lloj të diagnozës kronike, me shifër të tillë, dhe duhet të mbrohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Për këtë ne e ndryshuar rregulloren për pushim mjekësor në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Kjo do të thotë se ndajmë të sëmurët kronikë të cilët janë në suaza të një kategorie dhe kanë shifër të njëjtë të sëmundjes. Për shembull diagnozë infarkt të miokardit të zemrës. Pacienti ka pasur infarkt në zemër para pesë viteve, njeriu është rehabilituar dhe tërësisht normal i kryen aktivitetet e jetës. Ai e mban shifrën e njëjtë si pacient i cili ka pasur infarkt para një muaji dhe duhet të jetë në pushim mjekësor dhe i mbrojtur në mënyrë plotësuese. Këtë vlerësim e bëjnë specialistët”, theksoi Filipçe në emisionin e mbrëmshëm  “Rruga drejt” në televizionin Alsat M.

Shkup – Po vini në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe për rrugën tonë drejt BE-së. Mbështetemi në përvojën tuaj dhe në përkrahjen tuaj të sinqertë në këtë rrugë, e cila do të paraqesë sukses historik të përbashkët që nga fillimi i mandatit tuaj”, theksoi Osmani, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit Gir në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në të cilin Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e tij.

Shkup – Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociatore dhe është në interesin thelbësor të Bullgarisë të mos bllokojë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga rajoni i  Ballkanit Perëndimor, tha ambasadorja gjermane Anke Holshtajn në një intervistë për Radion Evropën e Lirë. Duke komentuar memorandumin bullgar dërguar vendeve anëtare të BE-së, Holshtajn theksoi se Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së besojnë se çështjet bilaterale nuk duhet të përfshihen në kornizën e negociatave dhe se ato çështje duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale.

Shkup – Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Zdravev sot realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin. Në takim, siç informojnë nga Këshilli Gjyqësor, është biseduar për azhurnimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga ana e Kuvendit, me çfarë Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut që tërësisht do të plotësohet kadrovikisht.

Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua sot me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend Patricia Di Xhovani, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin e shumëvjeçar midis dy institucioneve dhe projektet në vazhdim dhe sfidat me të cilat përballemi, të cilat janë në interes kryesisht fëmijëve. “UNICEF-i është partner i barabartë në marrjen e vendimeve të rëndësishme në vendin tonë në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, përmes pjesëmarrjes me ekspertizë, analiza dhe hulumtime, në mënyrë që të avancojë të drejtat e fëmijëve në të gjitha segmentet,” theksoi Shahpaska.

Shkup – Ballafaqimin me aerondotjen, përparimin e menaxhimit me mbeturinat dhe ujërat e zeza, mbrojtjen e mje

Shkup – Ballafaqimin me aerondotjen, përparimin e menaxhimit me mbeturinat dhe ujërat e zeza, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetin, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë  janë prioritetet  në të cilat ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini do të punojë në katër vitet e ardhshme.

Shkup – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski realizoi takim pune me ambasadoren zvicerane Sibil Zuter, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projektit të përbashkët “Zhvillim i balancuar i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rajonal”, që synon projekte inovative dhe investuese me qëllim për të zvogëluar pabarazitë në rajonet e planifikimit. “Projekti është mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa Ministria e realizon me sukses “, tha Zuter.

Shkup – “Laboratori Acvicena” ka vendosj në dispozicion hapësirë të re të veçantë për marrjen e strishove për test për Kovid-19, e cila është e ndarë nga hyrja ekzistuese në laborator dhe nga salla e pritjes ekzistuese. “Avicena” bëri të ditur se trefish rritet edhe kapaciteti për përpunimin e testeve për Kovid-19 në nivel ditor, sepse laboratori është në fazën e instalimit të pajisjes shtesë të sofistikuar për përpunim automatik të plotë të Real-time teste PCR. Në këtë mënyrë  do të ulet edhe koha për caktim të testimit dhe për marrjen e rezultatit.

Shkup– Ulje e detyrimeve parafiskale, kalendari tatimor për parashikueshmëri më të madhe dhe njohja e shpenzimeve për testet për Kovid nga aspekti tatimor janë pjesë e kërkesave që biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë i drejtuan ministrit të Financave Fatmir Besimi. Biznesmenët gjithashtu dëshirojnë të shqyrtohet edhe çështjen e taksimit të dyfishtë mbi sigurimin shëndetësor privat për të cilin tani paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin e fitimit. “Mbi 20 për qind ne i paguajmë shtetit në mënyrë shtesë për sigurimin shëndetësor me të cilat duam t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe t’u mundësojmë atyre që të mbulohen nga shëndetësia për çdo rast. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që paguajmë dy herë më shumë shtetit për diçka me idenë e motivimit të punonjësve për të qëndruar në vend,” tha Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi.

Kumanovë – Një kumanovar (86) ka qenë viktimë potenciale të një mashtruesi i cili i ka kërkuar para për dhëndrin e tij të mos shkojë në burg, për shkak të aksidentit të dyshuar trafiku, informoi sot SPB Kumanovë. Mashtruesi i ka kërkuar 35.000 euro që dhëndri i tij të mos shkojë në burg, sepse në aksidentin e dyshuar jetën e ka humbur një emigrant i mitur. Tetëdhjetë e gjashtëvjeçari kumanovar është pajtuar të paguajë 10.000 euro, por i është lajmëruar vajzës së tij e cila e ka informuar se personi, përpiqet ta mashtrojë.

Zagreb – Parlamenti kroat sot ua hoqi imunitetin tre deputetëve Darko Puljashiqit dhe Vinko Gërgiqit të HDZ-së, gjegjësisht SDP-së, si dhe Drazhen Barishiqit për shkak të inicimit të hetimit për rastin Janaf”.

Bruksel – Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 10 nëntor në samit në Sofje, kur duhet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale.

Athinë – Procesi i sistemimit të refugjatëve dhe emigrantëve në kampin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lesbos, vazhdon me një ritëm të rritur dhe deri më tani janë vendosur mbi 5.000 njerëz, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Romë – Në 23 qytete të Italisë sot tre sindikatat më të mëdha organizojnë protesta nën moton “Të fillohet nga puna”.

Bruksel – Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë vaksinën e mundshme kundër Kovid-19 nga “Sanofi” dhe “GlaksoSmitKlajn” në një marrëveshje tjetër që synon sigurimin e furnizimeve, pasi afrohet afati i fundit për t’u bashkuar drejt programit Kovaks për qasje të barabartë në vaksinat.

Vjenë – Pas hetimit të gjatë, policia austriake shpartalloi grupin e organizuar të udhëhequr nga një shtetas serb i cili ka ndërmjetësuar në martesat të rreme të qytetarëve nga Ballkani, të cilët në këtë mënyrë fituan leje austriake të qëndrimit dhe të punës.

Uashington – Ish këshilltarja  Olivija Troj e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens,  e ka kritikuar  përgjigjen e Trampit  për pandeminë dhe  tha se planifikon të votojë për Xho Bajden.

Uashington – Kandidati presidencial demokratik Xho Bajden mbrëmë i’u drejtua mbështetësve të tij në Skranton, Pensilvania,  por edhe njëherë e ka kritikuar presidentin  Donald Tramp  për atë se si është përballur me pandeminë e koronavirusit në SHBA.

Pretoria – Reshjet e shiut dhe përmbytjet e pazakonta që goditën rajonin Sahel të Afrikës janë edhe një sfidë më tepër për autoritetet lokale, krahas mungesës së ushqimit dhe pandemisë së koronavirusit të ri.

Brazil – Brazili dhe disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë u duhet më shumë kohë për të nënshkruar planin Kovaks, i krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër Kovid-19.

Back to top button
Close
Close