MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Sipas të dhënave më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike, në tre muajt e parë të këtij viti përmes celularit janë realizuar 1.338.211.097 minuta bisedë ose mesatarisht secili prej parapaguesve ka folur nga 702 minuta ose 11,7 orë. Në rrjetet e shteteve të huaja janë realizuar 3.475.486 minuta biseda.

12:00/18 shtator/2020

Shkup – Sipas të dhënave më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike, në tre muajt e parë të këtij viti përmes celularit janë realizuar 1.338.211.097 minuta bisedë ose mesatarisht secili prej parapaguesve ka folur nga 702 minuta ose 11,7 orë. Në rrjetet e shteteve të huaja janë realizuar 3.475.486 minuta biseda.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë thekoi se nëse pasqyra epidemiologjike është e mirë dhe e qëndrueshme, një grup tjetër i fëmijëve do të lejohet të shkojnë në shkolla me prani fizike në fillim të nëntorit.

Shkup– Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi porosi deri te pjesëmarrësit dhe organizatorët e garës  në vrapim malor Ohër Ultra-Treil, që do të mbahet  prej datë 18 deri më 20 shtator në Parkun nacional “Galiçicë” dhe rajonin Ohër-Prespë.

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut, me ç’rast gjithsej në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 513 sanksione.

Shkup– Për mosmbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë janë regjistruar 533 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së  Maqedonisë të Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Shkup – Vreshtaria dhe prodhimi i verës në vend janë ndër degët më të prekura me krizën, por edhe me kushtet e këqija të motit. Kantinat e verës janë plot për shkak të shitjes së ulët, derisa gjendja me të korrat në vitin 2020 nuk janë asgjë më të mira. Vreshtat në rajonin e Tikveshit janë në gjendje të keqe, ndërsa te një numër i madh prej tyre, në disa lokacione, është konstatuar prania e sëmundjes botritis, që negativisht ndikon në cilësinë e rrushit.

Shkup – Institucionet kompetente në bashkëpunim me sektorin privat dhe sindikatat  të zhvillojnë mekanizëm efikas i cili do të kontribuojë  për barazimin e pagave të burrave dhe grave,  të cilat në këtë moment  për vlerë të njëjtë në punë  janë për 23 për qind  më të ulëta. Kjo ishte theksuar sot nga Lidhja e  odave ekonomike, Shoqata e biznes-grave dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës së parë ndërkombëtare për barazi gjinore të pagave, – 18 shtatori.

Shkup – Është publikuar shpallja për ndarjen e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do të regjistrohen në klasën e parë në vitin shkollor 2020/2021 ose do të vazhdojnë arsimin në klasën e dytë, si pjesë e projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar” të cilin e realizon Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” së bashku me partnerët e saj Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë përfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqatës për shërbime për personat me aftësi të kufizuara “Handimak”.

Shkup – Komuna e Karposhit filloi me pastrimin e deponisë në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, që javën e kaluar u dogj dy herë.

Varshavë – Kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë me Bjellorusinë po funksionojnë normalisht, thanë zyrtarët e këtyre vendeve pasi presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha se vendi ishte i detyruar të mbyllte kufijtë e tij me Poloninë dhe Lituaninë dhe forcojë kontrollet kufitare me Ukrainën.

Bruksel – Rastet e reja javore me koronavirus në Evropë e ka tejkaluar numrin e të infektuarve nga piku që nga marsi, bëri të ditur organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge theksoi se vetëm javën e kaluar janë regjistruar 300.000 të infektuar të rinj në kontinentin e vjetër.

Londër – Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar me Kovdi-19 dyfish rritet çdo tetë ditë.

Nju-Jork – Drejtori i Programit botëror për ushqim Dejvid Bizli u ka bërë thirrje personave të pasur në botë të donojnë mjete që të shpëtohen rreth 30 milionë njerëz, të cilët do të mund të vdesin nga uria nëse nuk marrin ndihmë.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp planifikon të lëshojë një urdhër ekzekutiv që do t’i mundësojë të vendosë sanksione amerikane ndaj secilit që do të shkel embargon për shitjen e armëve konvencionale në Iran. Këtë e paralajmëruan për mediat amerikane katër burime të njohura me këtë çështje.

Kabul – Ambasada e SHBA-së në Afganistan paralajmëroi se grupet ekstremiste planifikojnë sulme mbi caqe të ndryshme, por veçanërisht mbi gratë. Në kumtesën e Ambasadës nuk theksohet për cilat grupe ekstremiste bëhet fjalë, as për kur janë planifikuar sulmet.

Uashington – “Antifa” është ideologji, e jo organizatë, deklaroi drejtpri i Byrosë Federale për Hetime të SHBA-së (FBI), Kris Rej, në dëshminë para komitetit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, duke paraqitur qëndrim në kundërshtim me presidentin amerikan Donald Tramp i cili paralajmëroi se “Antifa” do të karakterizohet zyrtarisht si grup terrorist.

Londër – Kërkesa e rritur për mjete  të dezinfektimit në luftën kundër koronavirusit mund ta rrit përdorimin e punës së detyrueshme dhe të fëmijëve në plantacionet e kallamit të sheqerit, paralajmërojnë hulumtuesit britanik.

Jerusalem – Izraeli prej sot vendos karantinë trejavore për shkak se numri i njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri nuk është ulur për muaj me radhë. Masat e reja nënkuptojnë mbylljen e shumë ndërmarrjeve, kufizime të rrepta në tubimet publike, ndërsa njerëzit do të mund të lëvizin një kilometër nga shtëpitë e tyre.

Plovdiv – Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo e komentoi fitoren e vështirë të ekipit prej 2:1 ndaj Lokomotiv Plovdiv në gjiron e dytë kualifikuese nga Liga e Evropës.

Londër – Mediat angleze ishin mjaft kritike pas kthesës së vështirë përmes së cilës Totenham eliminoi fituesin e Kupës dhe Superkupës së Bullgarisë – Lokomotiv në Plovdiv në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

 

Back to top button
Close
Close