MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Reagimet në skenën politike të Maqedonisë shkaktuan memorandumin sqarues që Bullgaria ua dërgoi vendeve anëtare të BE-së, në të cilin sillet në pyetje identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. Kombi është cilësuar si krijimtari e Titos dhe kërkohet nga vendi “të heq dorë nga trashëgimia ideologjike e ish Jugosllavisë”, e cila sipas Sofjes është arsye për “inxhinjeringun etnik” në Maqedoninë e Veriut, gjuha nuk pranohet.

09:00/18 shtator/2020

Shkup – Reagimet në skenën politike të Maqedonisë shkaktuan memorandumin sqarues që Bullgaria ua dërgoi vendeve anëtare të BE-së, në të cilin sillet në pyetje identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. Kombi është cilësuar si krijimtari e Titos dhe kërkohet nga vendi “të heq dorë nga trashëgimia ideologjike e ish Jugosllavisë”, e cila sipas Sofjes është arsye për “inxhinjeringun etnik” në Maqedoninë e Veriut, gjuha nuk pranohet.

Shkup – Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me një pjesë prindërve të cilët e shfrytëzojnë masën pushim i lindjes ndërsa të cilët reaguan për Vendimin e Qeverisë më 23 shtator 2020 të gjithë prindërit e fëmijëve prej 0 deri në 6 vjeç të kthehen në vendet e punës, për çka kopshtet fillojnë me punë më 9 shtator, kumtuan nga MPPS.

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Në propozim të mbrojtjes duhet të dëgjohen tetë deputetë nga ish përbërja mes të cilëve edhe Talat Xhaferi.

Shkup – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim prej sot deri të dielën në Mavrovë organizon stërvitjen e pjesëtarëve të ekipeve për intervenim të shpejtë – EISH.

Shkup – Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të asamblesë themeluese të Bursës së Maqedonisë SHA Shkup, sot në Bursë do të mbahet Dita Investuese, në suaza të së cilës persona fizikë vendorë do t. tregtojnë me aksione në të gjitha segmentet e tregjeve pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë institucionet dhe pjesëmarrësit  e autorizuar të tregut.

Shku – Rasti i dytë i Kovid-19 tek një fëmijë në një kopsht u regjistrua dje në vendin tonë. Bëhet fjalë për një fëmijë nga një prej kloneve të kopshtit “Detska Radost” në Strumicë. Fëmija nuk është dërguar në kopsht që nga e hëna, ndërsa virusin e ka marrë nga një anëtar i familjes.

Shkup – Luftë kundër varfërisë e cila i ul mundësitë për një jetë të denjë edhe të disa brezave të ardhshëm, e cila i “dënon” fëmijët dhe të rinjtë në arsim jopërkatës dhe mbrojtje shëndetësore dhe i le pa ndihmë të moshuarit në vitet kur ndihma më shumë u nevojitet, do të jenë prioritete të Qeverisë në këtë mandat.

Athinë – Në pjesën perëndimore të Greqisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak afrimit të ciklonit të fuqishëm mesdhetar Janos.

Moskë – Moska dje u godit nga një uragan i shoqëruar me breshër, vetëtima dhe erë të fuqishme me ç’rast në dy ditët e ardhshme është shpallur nivel i verdhë i rrezikut.

Uashington – Koordinatori i Departamentit amerikan të Shtetit për luftë kundër terrorizmit, Nejthan Sejls ka akuzuar Hezbollahun për deponimin e kimikateve që mund të përdoren për të bërë eksploziv në disa vende evropiane. Ai u bëri thirrje vendeve në Evropë dhe botë të vendosin ndalime për këtë organizatë.

La Paz – Presidentja e përkohshme konservatore e Bolivisë Zhanin Anez ka tërhequr kandidaturën e saj për zgjedhjet e 18 tetorit pasi sondazhet zbuluan se ajo ishte prapa Partisë Socialiste të ish presidentit Evo Morales.

Pekin – Kina filloi sot stërvitje ushtarake luftarake afër ngushticës së Tajvanit në të njëjtën ditë kur një zyrtar i lartë amerikan filloi takimet e nivelit të lartë në Tajpei.

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi paralajmëroi se pandemia me Kovid-19 i ka rritur rreziqet për paqe në botë.

Uashington – Profesori amerikan Noam Çomsky ka paralajmëruar se për shkak të krizës klimatike, kërcënimit të luftës bërthamore dhe autoritarizmit në rritje, bota është në momentin më të rrezikshëm në historinë njerëzore.

Shkup – Skuadra maqedonase e futbollit Sileks mbrëmë pësoi një disfatë në “Stadiumin e Qytetit” në Shkup nga “Drita” e Kosovës me 0:2 në xhiron e dytë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close